15.6 C
Berne
lundi 5/06/2023

Në Gjenevë promovohen veprat dokumentare të tre autorëve për gjenocidin serb mbi shqiptarët

Gjenevë, 14 mars -Në shenjë nderimi dhe rrespekti te perjetshëm për mijëra dëshmorë dhe martirë të kombit tonë dhe përvjetorit të demonstratave të përgjakshme studentore në Prishtinë, të 11 marsit 1981 ne Universitetin Popullor Shqiptare në Gjenevë u promovuan veprat dokumentare të autorëve: Nusret Pllana, Agim Aliçkaj e Hanëmshahe Ilazi, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Me këtë rast, përveç studentëve të këtij Universiteti, autorët e këtyre veprave me rëndësi të veçantë historike, kishin ardhur t’i nderonin edhe shumë veprimtarë të çështjes kombëtare, në mesin e të cilëve edhe shumë bashkëveprimtarë të heronjëve tanë: Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, si: Gafurr Qalaj, Ramadan Pllana, Shyqeri Ukshini, Ramadan Avdiu, Drita Kastrati, Xhafer Shatri, Xhavit Salihu, Arif Arifi e Naim Arifi.

Nga Berni kishte ardhur me shokë, për t’i nderuar autorët e këtyre veprave, miku dhe bashkëpunëtori i Profesor Pllanës, z. Erzen Rrustemi – Kampioni botëror i boksit dhe dashamirë të tjerë të librit e të filmit dokumentar, vepra këto të cilat u pritën me një interesim të jashtëzakonshëm nga të pranishmit, meqenëse bëhej fjalë për librin Fëmijët shqiptarë të Kosovës- viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, të librit të xhepit Mos harro kurrë, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj dhe të filmit dokumentar Gjaku i nxënësit Isa Berisha – shenjë e kujtesës historike”, të autorëve: Nusret Pllana e Erza Ramuka, i cili u përcoll edhe me lot në sy nga të pranishmit në sallë.

Një falënderim të veçantë për këtë organizim të suksesshëm dhe për këtë mbrëmje promovuese i takon veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare, z. Besmir Qalaj me shokët e tij; Lulzim Rexhepi, Leonard Ferati e Bashkim Rexhepi, për çka u jemi shumë mirënjohës! Image

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...