15.1 C
Berne
vendredi 2/06/2023

Në Dubai valon flamuri i Kosovës në mesin e 192 vendeve anëtare të OKB-së në ekspoziten botërore Expo Dubai-2020

Dubai, 19 tetor -Ne qytetin e bukur turistik në Dubai te Emirateve te Bashkuara Arabe eshte hapur expozita nderkombëtare Expo Dubai 2020, panair ky i parë botëror në Lindjen e Mesme, ku po marrin pjese 192 vende anetare të Kombeve te Bashkuara, përfshirë këtu edhe Shqiperinë dhe Kosovën, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Dubai

Gazetari i Le Canton27.ch nga Dubai: Kosova ben promovimin e ekspozites de pavionit te vete me 17 shkurt 2022 kurse Shqiperia me 9 mars 2022

Kjo është një ekspozitë universale e hapur në Dubai nga 1 tetori te këtij viti, do qendroje e hapur për gjashte muajt e ardhshëm, deri më 31 mars 2022. Në fakt ekspozita ne fjalë ishte planifikuar të mbahej vitin e kaluar, por për shkaqe tashme te njohura, të pandemisë, ajo eshte hapur kete vit. Sipas organizatoreve Dubai, qendra e turizmit, tregtisë dhe biznesit në rajon, shpreson të rrisë ekonominë e saj , ku pret 100 milionë vizitorë.

Ekspozita botërore në Dubai nën sloganin “Lidhja e mendjeve dhe krijimi i së ardhmes”, perfshinë një hapësirë ​​prej 438 hektarësh.

Sikur Shqipëria edhe Kosova janë të pranishëm në Dubai me pavijonet e tyre njëra pran tjetrës, përkundër asaj se pavijonet tjara janë të vendosura sipas shkronjave të alfabetit.
Expozita Dubai-2020 u hap me nje ceremoni madhështore te cilës i priu princi cheik Mohammed bin Rashid Al Maktum, në te cilin evenement moren pjese edhe përfaqesues nga ambasada e Shqiperisë dhe e Kosovës këtu në Dubai.

Prania e Kosovës në këtë ekspozitë ndërkombëtare ka një rëndësi të veçantë, ku vendi yne për herë të parë, po merrë pjesë në një eveniment të këtij karakteri, flamuri i se cilës po valon paralel me flamujt e 192 vendeve tjera botërore, anëtare të OKB-së.

Përfaqësuesesit e Shqipërisë dhe Kosovës gazetarit te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i kane thenë se pavijonet e dy shteteve shqiptare ne Dubai kanë zgjuar interesim të madh, ku për cdo ditë vizitohen rreth 400-500 vizitorë shqiptare dhe të huaj.

Aty po ekspozohen perveq resurve ekonomike dhe te arriturat nga sefra e kulturës dhe sportive si dhe tema nga e kaluara jone e lavdishme nga ilirët, pastaj arkeologjike, arshivave deri tek veshjet kombëtare dhe turizmi.Aucune description disponible.Aucune description disponible.

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...