0.1 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Në Cyrih para mijera shqiptarëve dhe zviceraneve ka nisur Alba Festival me flamuj kueqezi, ata të Kosovës dhe Zvicrës

Bernë, 2 korrik -Një nga takimet muzikore më prestigjioze për momentin është Alba-Festival, evenment ky qe tashme eshte bere tradicional ne Zvicer, padyshim eshte suksesi me i madh ndërkulturor përtej kufijve i artistëve tane te njohur pop dhe hip-hop me rrënjë shqiptare qer askush nuk mund ta injoroje apo ta ndalojë, raporton drejtpersedrejti nga festavali ne Cyrih gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch dhoron 10 bileta falas per Alba Festival « 22 – Dhurata Dora: Festivali Alba ne Zvicër një festë e madhe kombetare!

Koncerti i anuluar vjet, Alba-Festival ka nisur sot  (2-3 korrik) në Cyrih. Përkunder asaj se shumica e mergimtareve keto dite kane ikur nga Zvicra për ne vendlindje, per te kaluar pushimet verore,  por organizatoret duken optimist te cilet gaztes zvcerane ne shqip Le Canton27.ch i kane dekalruar se « gjate ketyre diteve presim rreth 20 mije pjesëmarrës… ». Kurse sipas policise, mbi 10 mije pjesemarres.

 “Ftojmë të gjithë dashamirët e skenës muzikore dhe kulturës shqiptare nga e gjithë Evropa të jenë pjesë e këtij eventi unik. Ju presin artistë shqiptarë nga e gjithë bota. Zbuloni gëzimin e jetës dhe diversitetin e muzikës dhe kulturës shqiptare qe do të mbahet diten e shutne dhe diele (2-3 korrik nga ora 14-23) ne Cyrih, me ekto fjale organizatoret kane ftuar te rinjte përmes gazetes zvicerane Le Canton27.ch.

Alba Festivali në Cyrih aktualisht gëlon nga artistët më në zë, me rrënjë shqiptare dhe me tepër ndikim në zhanrin pop. Festivali i madh ‘Alba Festival’ që mbahet në Cyrih të Zvicrrës, ka sjellë artistë të mëdhenj shqiptarë gjithmonë. Edhe këtë vit pritet atmosferë e paparë në këtë festival, ku do arrin pjese: Dardan, Ron, Elita-5, Kida, Dhurata Dora, Sabri dhe Ermal Fejzullahu, Ghetto Geasy, Lluni, Dafina Zeqiri, Butrint Imeri, Elvana Gjata, Ylli Limani, MC Kresha, Regard, Semi, Lyrical Son, Lendri Vula, Tayna, Mozzik Getinjo.

Rikthehet festivali më i madh i muzikës shqiptare në Evropë. Fesatifali ka filluar sot në orën 14:00. Anulimi me një njoftim të shkurtër 2021 Në datat 2 dhe 3 korrik, pas një pauze prej dy vitesh Corona, do të zhvillohet sërish në Cyrih Festivali Alba. Edicioni i 2021 i Festivalit Alba u desh të anulohej vetëm dy ditë para fillimit pasi kantoni i Cyrihut tërhoqi lejen nga ekipi i ngjarjeve. Vendimi shkaktoi kritika të konsiderueshme. Këshilltarja qeveritare Jaqueline Fehr e arsyetoi anulimin duke thënë se situata epidemiologjike nuk do ta lejonte një ngjarje të tillë dhe theksoi shprehimisht se shkalla e vaksinimit në komunitetin ballkanik ishte e ulët. Komisioni Federal kundër Racizmit (FCR) më pas kreu një hetim të pavarur dhe arriti në përfundimin se justifikimi publik për anulimin e Festivalit Alba u perceptua me të drejtë si diskriminues. Në ndërkohë, megjithatë, ka pasur një shkëmbim konstruktiv midis këshilltares qeveritare Jacqueline Fehr dhe themeluesit të festivalit Adem Morina.

Nuk është e drejtë dhe rezonable të ftohen marëdhëniet shqiptaro-zvicerane për një koncert (Alba-Festival) apo për një sjellje të pahijshme të një polici në Cyrih. E themi kete, sepse diteve te fundit lexojme ne rrjetet sociale kritika, akuza dhe fyerje ndaj popullit dhe shtetit zviceran (“te poshter”, “racist”..). Lufta dhe eksodi masiv nga Kosova drejt Zvcres nuk ishte qe njëqind vjet, por vetem para njezet vitesh. Sa shpejte i harruan ksovaret ndihmen, te mirat e popullit,  shtetit helvetik, ka shkruar gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Derniers articles

Policia zvicerane shpjegon pse po arreston këngëtarët serbë dhe shqiptare në disa klube të natës

Bernë, 18 prill -Policia zvicerane para nje jave arrestoi nje kengetare serbe, kurse sot disa këngëtarë shqiptarë. Ne mbfrmejen e policia kontrolloi gjithsej 13...

Amerika bllokon anëtarësimit të Palestinës në OKB. Zvicra neutrale, abstenoi

New York, 18 prill -Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veton ndaj rezolutës së propozuar që do të kishte pranuar Palestinën në anëtarësimin e...

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

New York/UN,  18 prill -NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e publikuar këtë të enjte ka shprehur...

Kosova pjesë e operacionit Interflex në rekurtimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

Londër, 18 prill -Mbretëria e Bashkuar thotë se ka trajnuar “më shumë se 34,000” ushtarë ukrainas. Në një publikim në rrjetin social. Në mesin...

Prishtina zyrtare: Serbia dje ndaloi 1500 udhëtarë, prej të cilëve qindra sish ishin nga diaspora kosovare, duke shkuar apo duke u kthyer nga Zvicra...

Prishtinë, 18 prill -Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbjtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe minsitri i...