18.8 C
Berne
lundi 25/09/2023

Në aeroplanin nga Cyrihu për Prishtinë nisi të hyjë tym, pasagjerët thyen dyert

ImageMëngjesin e së mërkurës, nga Aeroporti i Cyrihut një aeroplan do të nisej për në Prishtinë. Aeroplani do të fluturonte në 5: 45 në mëngjes, por, për shkak të temperaturave të ulëta, duhej të bëhej shkrirja së pari. Pastaj, siç shkruan gazeta zvicerane “Blick”, transmeton gazeta Le Canton27.ch

“Dyert u hapën dhe tymi nisi të hynte brenda”, ka thënë një lexues i “Blick”.

Sipas përshkrimit të tij, njoftimet që vinin nga ekuipazhi ishin të paqarta. Fillimisht i kanë kërkuar udhëtarëve të dalin nga aeroplani, pastaj, papritmas i kanë mbyllur dyert dhe u kanë kërkuar të qëndrojnë në vend.

“Njerëzit pastaj filluan t’i thyejnë dyert vetë”, thotë një pasagjer.

Edhe pse kompania e fluturimit ka thënë se nuk ishte tym, për pasagjerët ishte kthyer në një situatë delikate e gjithë ajo.

Më pas, udhëtarët janë kthyer në terminalin e aeroportit dhe fluturimi për në Prishtinë është anuluar.

Por, kaosi ka vazhduar edhe në aeroport, pasi nuk është ditur se cka do të bëhet me udhëtarët që kishin prerë biletat për në Prishtinë. Kompania e fluturimeve, udhëtimin e radhës në këtë destinacion e ka të enjten.

Kompania e fluturimit ka shpjeguar se cka ka ndodhur mëngjesin e sotëm në avion, duke thënë se nuk ishte një situatë e rrezikshme për paragjerët.

“Sot në mëngjes, gjatë shkrirjes për fluturimin GM 600 nga Cyrihu në Prishtinë, mbetjet e lëngut të shkrirjes në formën e avujve hynë në avion nëpërmjet sistemit të ventilimit.”

Derniers articles

Leutrimi, deputeti nga Gjeneva per vrasjen e policit kosovar: Nuk sherohet një sëmundje duke trajtuar simptomat

  Problemi është se veprimi i sotëm në mëngjes është një simptomë e një problemi më të thellë. Duke qenë tolerante me Serbinë muajt e...

Policet zviceran ngushellojne Kosoven dhe familjet e kolegut te vrare dje ne veri nga bandat kriminale serbe

…dhe deputetet (MCG) e kantonit te Gjeneves: Arber Jahija dhe Skender Salihi Gjeneve, 25 shtator -Se shqiptaret jane shembull suksesi dhe integrimi ne Zvicer, deshmone...

Reagim i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), lidhur me veprimet terroriste të bandave serbe në fshatin Banjske të Leposaviqit kundër Policisë së Kosovës

Tirane, 24 shtator -Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me forcën më të madhe sulmin terrorist të banditeve serbë, nga i cili deri me tani...

Situate e tendosur ne Kosove pas vrasjes te nje polici nga bandat serbe / Diaspora kosovare po flasin per mobilizim. Kurse ne Zvicer paralajmerohen...

Prishtine, 24 shtstor -Sot ne oret e hershme ne Veri te Kosoves eshte vrare nje police dhe nje tjeter eshte plagosur nga bandat kriminale...

Sot ne Veri te Kosoves bandat kriminale serbe vrasin nje police kosovar. Analistet akuzojne Borrell, Lajcak dhe Vucic per nxitje per lufte

Prishtine, 24 shtstor -Sot ne oret e hershme ne Veri te Kosoves eshte vrare nje police dhe nje tjeter eshte plagosur nga bandat kriminale...