1.4 C
Berne
jeudi 30/11/2023

NATO, Stoltenberg paralajmëron për rrezikun e përhapjes së konfliktit

Bruksel, 9 dhjjtor -Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin se luftimet në Ukrainë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shndërrohen në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s, sipas një interviste të trasnmetuar të premten.

« Nëse gjërat shkojnë keq, situata mund të përshkallëzohet më tej, » tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në komentet për televizionin norvegjez NRK.

« Lufta në Ukrainë është e tmerrshme dhe ekziston rreziku që të shndërrohet në një luftë të madhe midis NATO-s dhe Rusisë, » tha ai. « Ne po punojmë çdo ditë për ta shmangur një gjë të tillë. »

Sekretari Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, tha në intervistë se « nuk ka dyshim se ekziston mundësia për një luftë më të madhe », duke shtuar se ishte e rëndësishme të shmangej një konflikt « që do të përfshinte vende të tjera në Evropë.

Kremlini ka akuzuar vazhdimisht aleatët e NATO-s se janë bërë efektivisht një palë në konflikt duke i ofruar Ukrainës armë, duke trajnuar trupat e saj dhe duke ndihmuar me informacione zbulimi për të sulmuar forcat ruse.

Në komentet që pasqyrojnë tensione në rritje mes Rusisë dhe Perëndimit, Presidenti Vladimir Putin sugjeroi se Moska mund të mendojë për përdorimin e atij që ai e cilësoi si konceptin amerikan për një sulm parandalues.

« Nëse flasim për një goditje çarmatosëse, ndoshta ia vlen të mendohet për miratimin e ideve të zhvilluara nga homologët tanë amerikanë, idetë e tyre për të garantuar sigurinë e tyre, » tha ai.

Shumë përpara fillimit të agresionit në Ukrainë, Kremlini kishte shprehur shqetësimin për përpjekjet amerikane për të zhvilluar të aftësinë e Goditjes së Menjëhershme Globale që parashikon goditjen e objektivave strategjikë të një kundërshtari me armë konvencionale me precision të lartë kudo në botë brenda një ore./VOA

Derniers articles

Delegacioni shqiptar në AP të Interpol-it në Vienë takohen me sekretarin e përgjithshëm të Interpol-it Jürgen Stock

Viene, 29 nentor (Interpol) -Në kuadër të punimeve te Asamblese së Përgjithshme te Interpol-it që po zhvillohen në Vienë ku jane tubuar mbi një...

Poetja e re Cerazela Kondi vjen me tri poezi te reja nga libri i ardhshem i saj

Nga nektari i poezisë - Cerazela Kondi Ku je? Jam aty ku ti kurre nuk kerkove. Atje ku ti humbe. Jam loti qe ti nuk qave. Jam vuajtjet qe ti kurre si...

Presheva bëhet edhe me një kuadër në perendim. Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi

Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi. Ajo posa ka diplomuar në Fakulltetin e Steyr, që quhet Controlling, Rechnungswesen...

Specialja nga Haga nuk e komenton protesten. Ata thone se dihen qendrimet tona: Ne nuk jemi kunder UCK-se por individeve!

Hagë, 30 Nëntor -Vizita e djeshme e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nuk u prit mirë nga nje grup i vogël në Kosovë. PSD...

Dretjuesit e Interpol-Tirana në Asamblenë e Përgjithshme në Vienë flasin për Le Canton27.ch pas takimit me krerët e Interpolit

Pëllumb Seferi, drejtor i departamentit te policise se shtetit shqiptarë për Marëdhenieve nderkombëtare, në bisede me gazetarin Nefail Maliqin, te derguarin tonë tone ne...