5.7 C
Berne
vendredi 19/04/2024

NATO dhe Turqia të gatshme të ndërhyje ta mbojne Kosovën nga inavisoni serb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja në Kosovës, mbetet i gatshëm të ndërhyjë nëse “rrezikohet qëndrueshmëria”.

Ai e ritheksoi këtë qëndrim të aleancës në një postim në rrjetet sociale, pas një bisede që zhvilloi të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me tensionet e së dielës në veriun e Kosovës. Një ditë më parë ai bisedoi rreth situatës edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes diplomacisë. Misioni i NATO-s, KFOR-i, mbështetur në mandatin nga Kombet e Bashkuara, qëndron i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet qëndrueshmëria”, shkroi sekretari Stoltenberg.

Jo vetem NATO porf edhe SHBA-te dhge Turiqa jane te gatsjme të ndërhynte në veri të Kosovës ne rast se Serbia rpvopkon rajonin, siq nodhdi8 dit eme apre ne Veri te Kosovës, shkruna gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Të dielën tensionet mes Kosovë dhe Serbisë u ngritën pasi strukturat kriminale bllokuan me mjete të rënda rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me shtetin serb, Jarinje dhe Bërnjak.

Po ashtu, si asnjëherë më parë që nga paslufta u lëshuan alarmet në veri të Mitrovicës. Krejt këto si paralajmërim për kundërshtimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.

Tensionet shkuan aq lartë sa ngjallën reagime të aleatëve të Kosovës të cilët kërkuan që të ulen tensionet.

Në këtë ditë, në rast nevoje e gatshme për ndërhyrje ishte edhe Turqia. Një gjë të tille ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu përmes dy shkrimeve në “Facebook”.

Ai tha se paqja dhe stabiliteti në Ballkan kanë qenë gjithmonë një prioritet për shtetin turk dhe se “Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ulur tensionin”.

“Turqia gjithmonë i kushton vëmendje paqes dhe stabilitetit të Ballkanit. Tensionet e reja nuk do të ndihmojnë askënd. Ne jemi gati të bëjmë pjesën tonë për të lehtësuar tensionin”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se në bazë të vendimit të 29 qershorit të këtij viti, Qeveria e Kosovës pati thënë se më 1 gusht do të niste lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Gjithashtu më 1 gusht pritej të niste zbatimi i vendimit për riregjistrimin e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia. Masa këto reciproke ndaj shtetit serb.

Megjithatë, pas tensioneve në veri dhe rrezikut për eskalim të situatës, më 31 korrik ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier kërkoi që zbatimi i reciprocitetit të shtyhet për një muaj, me kusht që të hiqen barrikadat në veri të vendit. Kjo kërkesë u pranua nga Qeveria e Kosovës dhe të nesërmen (më 1gusht) u hoqën barrikadat.

Derniers articles

Në Gjenevë u mbajt Forumi shqiptaro-zviceran. Referuesit: Eshtë koha që të hapet një bankë shqiptare në Zvicër

Gjenevë, 19 prill -Në Gjenevë sot eshte mbajtur Forumi zvicerano-shqiptar, u muarën pjese mbi 200 persona, kryesisht biznesmen dhe afaristë te suksesshëm si dhe...

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Un cittadino svizzero è stato arrestato a Viti dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Ein Schweizer Staatsbürger wurde in Viti von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht...