4.1 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Muharrem Salihu nderohet me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”

“As Don Kishot e as i Fundmi i Mohikanëve, por një lloj Rilindasi modern”, thotë në përshkrimin e tij Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Nga Ruben Avxhiu

Një nga figurat e diasporës shqiptare në Itali dhe Europë, sipërmarrësi dhe bamirësi, Muharrem Salihu është nderuar dje, nga Presidenti i Shqipërisë, me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”.

“Jemi mbledhur sot për të nderuar një figurë emblematike të diasporës sonë kombëtare”, tha në ceremoninë e rastit, Presidenti Ilir Meta.

I lindur në Tupallë, pjesë e komunës së Medvegjës, në Luginën e Preshevës, Muharrem Salihu është detyruar të emigrojë si shumë shqiptarë të tjerë, por ai nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij.

Në Venecia, rajoni Veneto i Italisë, ai ka ngritur një biznes të suksesshëm (ndërmarrja e tij është shpallur ndër 10 më të mirat, midis më shumë se 1 milion bizneseve të rajonit).
Suksesin e tij nuk e ka përdorur për lukse personale por për të ndryshuar jetën e shqiptarëve që mbetën pas në trojet tona autoktone në Serbi.

“Muharremi ka financuar kërkimin, studimin e valleve, e kostumeve popullore të Medvegjës dhe ka realizuar një konferencën shkencore mbi trashëgiminë kulturore”, tha Presidenti Meta. “Ky kontribut është një trashëgimi, që ne të dëshmojmë botërisht gjurmët e ekzistencës sonë të hershme kombëtare në Medvegjë, komunën më të madhe në Luginën e Preshevës, që sot po mpaket, po tkurret. Por Muharremi nuk dëshiron ta lejojë këtë. Dhe Muharremi na ka bërë thirrje dhe ne t’i bashkohemi ndërmarrjes së tij kombëtare”.

Presidenti vlerësoi rolin e Muharrem Slihut në sensibilizimin e opinionit për të luftuar të ashtuquajturin proces të pasivizimit të adresave, që çimenton çrrënjosjen e bashkatdhetarëve tanë nga trojet e tyre në Medvegjë e Luginë: “Prej vitesh ai flet me ne, me autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës për këtë problem, flet me personalitete në Veneto, me Kongresin Amerikan, me Parlamentin Europian”.

“Nëse ne nuk shkojmë të shohim ato vende të mrekullueshme, Banjën e Sijarinës, një mrekulli natyrore, Medvegjën e gjeneral Veli Dedit, Tupallën e akademikut Idriz Ajeti, nuk do të kuptojmë Muharremin, rrënjët e Muharremit, rrënjët tona, gjakun tone”, tha Presidenti Meta. “Unë e kam bërë këtë udhëtim dhe kam kuptuar Muharremin. Kam kuptuar pse Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale. Duke udhëtuar në Medvegjë, kam kuptuar se pse Muharremi ka vendosur të investojë në një fabrikë në Medvegjë. Kjo fabrikë jo vetëm mundëson qëndrimin e familjeve shqiptare, por dhe bashkëjetesën ndëretnike. Kam kuptuar pse ai ka financuar një muze, një amfiteatër për shfaqje kulturore në shqip, afër lagjes së vet, afër varreve të të parëve, afër shtëpive që janë shtyllat e ngulura përjetësisht të ekzistencës sonë si komb në ato vise”.
Ai e quajti birin e Medvegjës dhe Luginën si shembull të madh për të gjithë ata që kanë vendosur të mos braktisin vatrat e të parëve. “Ky nderim sot për Muharremin, është nderim dhe për të gjithë ata si Muharremi, që kanë vendosur të rezistojnë. Të qëndrojnë. Të mos braktisin vatrat e të parëve. Faleminderit Muharrem, që na bën krenarë me veprën tënde sot”.

“Dikush, që nuk e kishte bërë udhëtimin, për të rritur ndërgjegjësimin për kontributin kombëtar të Muharremit, e quante atë metaforikisht: Don Kishot ose I Fundmi i Mohikanëve”, tha Presidenti Meta. “Muharremi nuk është as Don Kishot dhe as i Fundmi i Mohikanëve. Ai është njëlloj Rilindasi modern, që na ka ndërgjegjësuar, ne, përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare për dramën e bashkëvendasve të vet”.

Në fund, Presidenti inkurajoi “krijimin e Këshillit Politik dhe vendosjen e tij në Medvegjë simbolikisht, për të ndalur hemoragjinë tonë kombëtare atje”.

Fjala e zotit Muharrem Salihu në ceremoninë e nderimit të tij me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Shkëlqesia juaj, Presidenti Ilir Meta,

jam shumë i nderuar dhe i prekur përunjësisht, nga nderimi Juaj. Si modest që jam dhe solidar si më njihni, e shoh këtë vlerësim të lartë, si një nxitje për krejt bashkëvendasit e mi, që luftojnë çdo ditë për të mbijetuar, për të mbrojtur trashëgiminë e të parëve dhe për të mos u shkëputur nga rrënjët e tokës që na lindi.

Rrënjët e mia janë në skajin më verilindor të tokave shqipëtare, prej nga vijnë kujtimet e para, apo tregimet e prindërve dhe gjyshërve, aty prehen të parëve e mi, dhe sot aty kremtojmë festa dhe ndajmë episode jetësore. Rrënjët e mia gjenden në fshatin Tupallë, qendra ime e ekzistencës, por edhe e familjes sime gjithashtu.

I ndëruar z. President,

Ju përmendët kontributin tim kulturor dhe ekonomik në dobi të kauzës kombëtare. Gjuha, vallet, këngët, veshjet, janë pjesë e trashëgimisë sonë shqiptare dhe dëshmojnë për rrënjëve tona të lashta në ato troje. Përtej modestisë dhe dashurisë për vendlindjen, këngët, vallet dhe veshjet popullore autoktone të Medvegjës janë nga më të bukurat në botë. Ato janë prova e pakontenstueshme e gjurmëve të ekzistencës shqiptare në territoret tona autoktone, që sot janë padrejtësisht pjesë e Republikës së Serbisë. Janë e shkuara, janë e sotmja dhe do të jenë e ardhmja, janë dëshmi autentike të egzistencës tonë në këto troje, janë dëshmi e rrënjëve tona.

Unë jetoj në Venecia, mbi një mijë kilometra larg, mirëpo, edhe aty ka gjejmë plot gjurmë të rrënjëve tona: janë pallatet e fisnikëve shqiptarë Dukagjini; janë dëshmitë e marrëdhënieve të Skënderbeut me Republikën fisnike të Venecias, për të cilan po punon me përkushtim për t’i sjellë për publikun studiuesja dhe albanologia e njohur Lucia Nadin, etj. Kjo është një arsye më shumë që unë s’mund të harroj rrënjët e mia, fillesat e jetës ime, ndërsa jetoj në një mjedis kaq frymëzues.

Medvegja – vendi më i diskriminuar në Evropë”, Salihu në Nju Jork në takimin për kongresistin Engell – Tetova SotKthimi ime në vendlindje, pas rreth 3 dekadave emigrim, kishte si prioritet ndalimin e hemoragjisë së shpërnguljes së imponuar të shqiptarëve, që erdhi si pasojë e mospërfilljes nga pushteti qendror e lokal për egzistencën e shqiptarëve në Serbi. Mungesat e qëllimshme të punësimeve dhe investimeve në zonat e banuara me shqiptarë, shkeja sistematike e të drejtave të njeriut, diskriminimi i vazhdueshëm në të gjitha sferat e jetës deri në fshirjen e shqiptarëve nga regjistrat civil me qëllim sekuestrimin e prona e te tyre, zbatimi i politikave publike për të na kthyer inekzistentë de jure, ndërkohë që ekzistojmë de fakto në trojet tona, janë vetëm disa prej përpjekjeve të Republikës së Serbisë për të na shkulur të gjithëve nga rrënjët.

Ne medvegjasit e Idriz Ajetit, të gjeneral Veli Dedit, etj, jemi në kufijtë e tkurrur të ekzistencës shqiptare në troje autoktone, në territorin e sotëm të Serbisë, por ne nuk duam që kufijtë të shtyhen.

Për lirinë e vendit duhet dashuri e madhe, shumë e madhe, ndërsa vendi rritet dhe bëhet i madh, vetëm me punë të pandalur në dobi të tij.

Ne shqiptaret e mbijetuar të sanxhakut të Nishit, sot, banorë autktonë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e tregojmë she shfaqim këtë dashuri. E dhamë kur u mbijetuam stuhive dhe reve të zeza më 1878, të cilat fatkeqësisht nuk përfunduan aty. Përkundrazi, me rrebeshe të ngjashme u përballem për 14 dekada me radhë. Kështu, në pamundësi për të bërë atë që donim, ne e bëmë me shumë përkushtim atë që mundej të bëhej, duke u bërë të fortë shpirtërisht dhe të qëndrueshëm. Punuam sikur të mos vdisnim kurrë, sepse e dinim se vetëm kështu mund të realizohen idetë e mëdha, duke mbetur të përqëndruar te qëllimi e jo te rezultati.

Viti i hidhur 1878, na u përsërit më 9 qershor 1999, datë që njihet për realizimin e marrëveshjes së Kumanovës. Barbarët, duke mos u vetëmjaftuar për krimet makabre që kishin lënë në Kosovë, por kinse të mllefosur nga disfata, u vërsulën brutalisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ata nuk mund të pranonin dëshirën për liri dhe nuk mund të respektonin ngjarjen madhore për shqiptarët e këtyre tre komunave, të cilët të organizuar 7 vite me parë, në referendumin e 1 dhe 2 majit 1992 vetvendosën për fatet e tyre dhe i bënë publikisht të qarta qëllimet e tyre.

Pas kësaj kohe, substanca jonë shqiptare u thërmua akoma më shumë, tepër shumë dhe kjo u ndie dukshëm veçanërisht në Medvegjë. Historia po përsëritej, shpërnguljet ishin masive dhe të frikshme, e sidomos pas ngjarjeve të vitit 1999 në Kosovë.

I dashur Presidenti Meta,

ndjesë që për një qëllim pozitiv, po e “shfrytëzoj” këtë ceremoni nderimi për mua, gjegjësisht për medvegjasit e mi, për të lëshuar disa mesazhe, të cilat tashmë do të kenë mundësinë të dëgjohen më qartë, më fortë dhe më bindshëm, sepse vijnë nga Salla më e lartë e shtetit shqiptarë.

Sot, më shumë se kurrë ne shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kemi nevojë për një politikë unifikuese kombëtare, që të zbatohet njëzëri në hapësirën tonë. Çdo politikë e veçuar shtetërore Shqipëri – Kosovë do të krijojë hapësira për t’u ekspozuar gjithnjë nga rreziqet e kohës. Dhe sot, meqë janë këtu edhe bashkëvendasit e mi dhe kolegët e mi, dua të them se:

Serbia fshin rreth 7 mijë shqiptarë në Medvegjë nga regjistrat civil - Gazeta Expert1. Është e patolerueshme pjesëmarrja e shqiptarëve në jetën publike të dy komunave të tjera simotra, Presheva dhe Bujanoci, ndërsa po synohet dhe po punohet mbi dhe nën rrogoz për asgjesimin përfundimisht të rrënjëve shqiptare në Medvegjë.

2. Krimet e njëpasnjëshme gjatë dy dekadave të fundit po mbulohen pa zhurmë me krime të reja. Kështu:

• deportimi i dhumshëm i ndodhur në vitin 1999, u mbulua padrejtësisht me mos regjistrimin si refugjatë të shqiptarëve të larguar nga trojet e tyre në Serbi, ndërkohë që e kundërta ndodhi me serbët e larguar nga Kosova;

• Mosregjistrimi zyrtarisht i shqiptarëve si refugjatë, solli pengesa të drejtpërdrejta për ata që individualisht tentuan të rikthehen në vendlindjet e tyre në Preshëvë, Medvegjë dhe Bujanoc;

• Pengimin e kthimit inividual e mbuluan me pasivizimin e adresave si instrument alternativ, por shumë më efikas për çregjistrimin e shqiptarëve;

• Pasivizimin duan ta mbulojnë me sekuestrimin e pronave, nën hijen e planeve urbanistike edhe në zona rurale, duke synuar edhe mbështetje të organizatave ndërkombëtare!
Në këtë mënyrë, në shekullin e XXI, në periudhë paqe, po synohet të përfundohet qetësisht dhe pa u tërhequr plani i kahershëm ogrzi që prej 14 shekujsh bie si shpata e Demokleut për ne shqiptarët: pastrimi etnik i shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone në Preshevë, Bujanos dhe sidomos në Medvegjë, duke synuar realizimin e një spastrimi të pastër etnik të zemër të Ballkanit. Si mënyra më e mirë për të përbyllur këtë itinerar kriminal është zgjedhur censusi i vitit të ardhshëm, i cili besohet se do ta realizojnë pa asnjë pengesë! Ashtu sikur nuk patën vërejtje apo ndonjë kërkesë as deri më tani.

Unë vijoj t‘i qëndroj opinionit tim të parashprehur se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi duhej të kushtëzohej me anulimin e vendimeve të pasivizimit të adresave të tyre. Edhe zgjedhjet lokale në Medvegjë apo Preshevë dhe Bujanoc duhet të kushtëzoheshin po me anulimin e vendimeve të pasivizimit.

Ndërkohë, drejtuesit politikëlokalë shqiptarë, përkundrazi, vazhdojnë me vetëdije apo pa vetëdije të qëndrojnë pjesë e këtyre proceseve. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë më!
Ne të gjithë së bashku duhet të angazhohemi që Serbia të anulojë vendimet e pasivizimit të adresave pa kushte dhe vetëm atëherë, munde të flitet për census! As Presheva dhe Bujanoci nuk duhet ta pranojnë ketë, jo vetëm për hirë të solidarizimit me vëllezërit e tyre në Medvegjë por, edhe për faktin se nëse nuk e ndalin sot emoragjinë e pasivizimit të adresave, nesër ato do të jenë në të njëjtën rrugë pa krye si Medvegja. Dhe rezultati: në censusin e ardhshëm pas 10 viteve, Presheva dhe Bujanoci mund të kenë gjasat të përjetojnë fatin e Medvegjës.

Medvegja nuk mbrohet më në Preshevë, tani është fakt i ditur, ndaj le të mbrojmë së paku Bujanocin dhe Preshevën në Medvegjë. Duke e luftuar të keqen aty, kemi mundësi ta ndalim dhe të frenojmë shpopollimin e trojeve shqiptare në 3 komunat tona.

Fondi i përbashkët për tre komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc i akorduar nga qeveritë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, nuk vajti në destinacion, pasi autoritetet nuk e lejuan që këto fonde të menazhoheshin nga shqiptarët. Nëse këto fonde do t‘i akordoheshin për menaxhim “Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi” (AFEDS), me seli në Medvegjë, këto fonde jo vetëm do të shkonin në destinacion, por do të ndihmonin popullsinë shqiptare deri në kthimin e adresave dhe përfaqësimim e shqiptarëve në pushtetin lokal, në proporzione reale dhe jo të manipuluara. …

Ndërkohë, nuk duhet të ndalojmë se punuari që porta verilindore e hapësirës sonë, Medvegja, të sigurohet dhe kështu të sigurohemi të gjithë!

Është jetike për ne medvegjasit që të lidhemi me Prishtinën me një rrugë automobilistike funksionale. Largësia mes Prishtinës dhe Medvegjës është vetëm 34 km dhe kjodo t‘i mundësonte Medvegjës të bëhej pjesë e rrjetit të autostradave në rajon dhe të mos lëngojë e vetmuar.

Izolimi i Medvegjës nuk është harresë, apo rastësore. Ky harrim ka një arsye madhore. Medvegja është e pasur nën dhe mbi tokë. Ajo është një vazhdimesi e minierave të Trepçes. Në Medvegjë mineralet janë siperfaqesore. Medvegja është pre e pasurise gjeotermike, e konfiguracionit të saj. Territori i Medvegjës është 524 km2, ose thënë ndryshe është gjysma e Luginës. Ndaj nuk duhet të heqim dorë nga ky territor.

Ne vendoret, dashurinë ndaj Medvegjës e tregojmë me pune dhe investime aty, duke ruajtur rrënjët tona, tani më të lëkundura dhe të izoluara. Ndërsa qeveritarët tanë duhet ta dëshmojnë me vizitat e tyre atje dhe me përkrahjen e mbështetjen e kauzës sonë. Ashtu siç beri Presidenti Meta duke u bërë Presidenti i parë i Shqipërisë që viziton Medvegjen në historin e saj. Sa rëndësi pati kjo vizitë, e tregojnë edhe vizitat që pasuan nga presidenti Vuçiç, i cili e vizitoi më pas tre herë Medvegjën.

Një tjetër vizitë shumë domethënëse këtë vit ishte vizita e Ministrit në Detyrë z. Cakaj, e cila nxiti disa vizita të ministrave nga Beogradi, për të ulur peshën e ministrit shqiptar.

Shqiparët në Serbi nuk e rrezikojnë lëvizjen e lirë të Shqipërisë, ndaj shteti shqiptar në respektim të detyrës kushtetuese të mbrojtjes së shqiptarëve kudo ku janë, t’u njohë atyre shtetësinë shqiptare në vendlindjet e tyre sa më parë. Këtë e kanë bërë deri më tani shumë shtete përrreth nesh që kanë pakicat e tyre në Serbi.

Ndërsa Kosova të kushtëzojë dialogun me Serbinë dhe ta ndërpresë atë deri në anullimin e vendimeve tinzare me të cilat përmes pasivizimit të adresave, po ua sekuestrojnë identitetin pjesëtarëve të bashkësisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e veçanërisht në Medvegjë.

Ndjesë që u zgjata kaq shumë, por unë e pashë të udhës që këtë nderim të lartë që ju më bëtë, ta shihja si mundësi, për të thirrur me zë të lartë për gjendjen e rëndë të medvegjasve dhe për t‘u dëgjuar njëkohësisht.

Në Medvegjë, po luhet beteja moderne për mpakjen e ekzistencës sonë dhe ne të gjithë duhet ta fitojmë këtë betejë!

Dikush, miku ynë, për të rritur ndërgjegjësimin për dramën tonë, më krahasoi me dy figura letrare: Don Kishotin dhe të fundmin e Mohikanëve.

Don Kishoti, luftonte për një kauzë të drejtë, por pa patur mbështetje nga pas.
I fundmit i Mohikanëve, ishte i mbeturi i vetëm që luftonte përballë kolonizatorëve.
Unë s’dua të jem as njeri as tjetri. Unë jam Muharrem Salihu, shqiptar i Medvegjës dhe si tillë do të punojë, do të rrojë e do të vdes.

Ju falemnderit!Aktivisti Muharrem Salihu, shpalos problemet që i kanë shqiptarët në Medvegjë, si u hoqën nga regjistrat 4 mijë votues - Telegrafi

Derniers articles

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Una cittadina svizzera è stata arrestata dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social media, riferisce...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Eine Schweizer Staatsbürgerin wurde von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht hatte, berichtet...

La police kosovare arrête une Suissesse après avoir menacé un citoyen

Prishtina, 19 avril - Une citoyenne suisse a été arrêtée par la police du Kosovo après avoir menacé un Kosovar sur les réseaux sociaux,...