15.4 C
Berne
dimanche 4/06/2023

A është Baba Dimri zviceran? Pse Baba dimri dhe Coca Cola i kanë « vjedhur » ngjyrat e flamurit të Zvicrës?

Jo, Santa Claus nuk është i kuq për shkak të Coca-Cola..Gënjeshtra apo e vërteta? Komploti? A është vërtet Coca-Cola ajo që dekretoi që Santa Claus do të ishte i kuq? A thua, kush i tha te jet i kuq e bardh, Coca Cola Baba dimrit apo Baba dimri Coca Colës? Apo Zvicra te dyve? kam pyetur gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Nga se rrjedh atëherë zgjedhja e saj e veshjeve? E pamundur për të qenë të saktë. Megjithatë, ne e dimë se në vitin 1821, Santa Claus dukej kështu në imagjinatën e një artisti anonim.

Kush i tha te jete i kuq e bardhe, Baba dimri Coca Colës apo Coca Cola Baba dimrit..Apo ndoshta Zvicra te dyve

(Le Père Noël est-il suisse ? Pourquoi Le Père Noël et Coca Cola ont-ils « volé » les couleurs du drapeau suisse ? /Ist Santa Winter Schweizer? Warum haben Santa Winter und Coca Cola die Farben der Schweizer Flagge « gestohlen »?) 

Në vitin 1881, një burrë me emrin Thomas Nast, një amerikan me origjinë gjermane, vizatoi atë që shumë e konsiderojnë të jetë përshkrimi i parë i Santa Claus i njohur sot. Mjekër e madhe, e bardhë dhe… e kuqe. Atëherë ishte e pamundur t’i atribuohej kjo ngjyrë Coca-Cola-s sepse kompania u themelua 5 vjet më vonë në 1886. Për më tepër, përdorimi i parë i Santa Claus në një fushatë për markën daton vetëm në vitin 1930.

Po, ishte imagjinuar jeshile, po, do thonin se rrjedh nga vendet islame edhe pse nuk e besojne keto muhabet. Apo sikur te ishte rose, do te thoshin baba dimi i dashuruar apo ne ne te zeza, babadimit i paska vdekur gruaja:-)) Me  e besueshme do te ishte sikur te jete baba dimri zviceran, sepse ai mban ngjyrat e flamurit zviceran, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Babagjyshi i vitit të ri (Legjenda e  Shën Nikollës)

Legjenda e Baba Dimri-t (Santa Clause) mund të na kthej qindra vite prapa, tek një murg me emrin Shën Nikolla. Besohet se Nikolla ka lindur diku rreth vitit 280 të e. s. në Patara, në afërsi të Myra-s në Turqinë e sotme. Shumë i admiruar për devotshmërinë dhe mirësinë e tij, Shën Nikolla u bë objekt i shumë legjendave. Thuhet se ai e dhuroi të gjithë pasurinë e tij të trashëguar ku udhëtoi ne çdo fshat dhe ndihmoi të varfrit e të sëmurët. Një nga tregimet më të njohura të Shën Nikollës është se ai shpëtoi tri motra të varfëra nga shitja, ku babai i tyre kishte planifikuar ti shes si skllave apo prostituta dhe iu dhuroi atyre një dhunti në mënyrë që ato të mund të martohen. Gjatë shumë viteve, popullariteti Nikollës u përhap shumë dhe ai u bë i njohur si mbrojtës i fëmijëve. Babadimri, i cili iu jep dhurata fëmijëve, është në të vërtetë Shën Nikolla. Shën Nikolla është një figurë e lashtë, antike, e thurur me legjenda, përralla, mite. Kulti i Babadimrit është i përhapur të gjithë hemisferën perëndimore, por ndër shekuj ka përjetuar ndryshime rrënjësore, deri sa erdhi në formën e sotme bashkohore.

Sot ai njihet si, Baba Dimri (Kosovë), Babagjyshi i Vitit të Ri (Shqipëri), Santa Claus (SHBA..etj.)

Kush ishte Shën Nikolla ?

Sipas librit The Catholic Encyclopedia (Enciclopedia Katolike) nuk ka dëshmi historike rreth Shën Nikollës, përveç që ishte Peshkop në Mira, sot quhet Demre, në Azi të Vogël, ku sot është Turqia. Ka ndrrue jetë me 6 dhjetor 345 ose 352.. Ka arsye të dyshohet, shkruen Enciklopedia Katolike, se Shën Nikolla ka qenë i pranishëm në Koncilin e Nikeas, për derisa emri i tij nuk figuron në listat e pjesëmarrësve të peshkopëve që ishin në atë koncil…

Me gjithë këto zbrazëti, rreth jetës së tij, kulti i Shën Nikollës është shumë i popullarizuam në Greqi, Rusi, Bullgari, Serbi si edhe në vendet perëndimore, në veçanti në Itali, Gjermani etj.

Përveç Fesë Islame e cila kategorikisht është e distancuar nga festimi i Vitit të Ri, ashtu edhe Krishterizmi është kundër kësaj feste, por kjo festë tashmë është bërë komerciale, biznes dhe shumë fitimprurëse.

Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve dhe shihemi së shpejti!

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...