17.1 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Mitologjitë dhe vetëvrasja në kohë pandemie

 

Nehat ISMAILI

Ekzistojnë lloje të ndryshme të vetëvrasjeve; vetëvrasje me motive ideologjike, okultiste, morale, dhe e fundit intelektuale. Të gjitha këto janë një largim nga akti historik dhe secila prej tyre kërkon një vendimarrje ngaqë secili që vetëvritet, vendos përfundimisht të largohet nga kjo botë për arsye të ndryshme, dhe krejt në fund, më e keqja është vetëvrasja intelektuale, me ç’rast intelektuali shpall vdekjen e tij publikisht duke u tërhequr nga arena e ndikimit, e që në këtë kohë shoqëria njerëzore më së shumti ka nevojë për udhëzimet e tij.

A jemi në prag të vetëvrasjes kolektive?!
Si duket kemi humbur kontaktin me realitetin dhe elementet e ekzistencës, jemi larguar nga çështjet thelbësore të jetës. Lapsi moti kohë ka rënë nga duart tona dhe sot atë e përdorin më shumë «zogjtë e natës» në rrjetet sociale dhe shprehin «mendime» për tema shumë të rëndësishme,si psh. ngrohja globale, aderimi në planetin Mars, vaksinimi apo reduktimi i racës njerëzore… etj, ndonëse nuk janë të kualifikuar për këto tema.

Situata është alarmante dhe shumë shqetësuese, madje mjekët më të mirë shqiptarë në Zvicër apelojnë publikisht ditë e natë që popullata shqiptare në Zvicër të vaksinohen, teksa këto shkrime ishin botuar në gazetat më prestigjioze zvicerane gjermanofolëse, «Vaksinohuni» në gjuhën shqipe, por çuditërisht jam shumë i zhgënjyer dhe shpirtërisht i lënduar nga komentet fyese, banale dhe denigruese në adresë të tyre. Fyen njerëzit më të shkolluar që janë emblemë e suksesit dhe krenarisë shqiptare në Zvicër, të cilët udhëheqin spitalet më të njohura në Zvicër. Mjer për ne si popull!!

Nëse ne nuk jemi në gjendje të shkruajmë një artikull në të cilin ka kritika, udhëzime ose rekomandime rreth situatës së infektimeve të fundit, për shkaqet dhe pasojat, për demolimin e teorive konspirative rreth vaksinimin etj, dhe kemi frikë të flasim për të tashmen, por shkruajmë dhe flasim vetëm për të kaluarën, atëherë definivisht kemi vendosur të largohemi para kohe nga jeta e kësaj bote.

Përderisa ecim pas turmave të mëdha dhe flasim sipas diktateve, e nuk shprehim mendime kritike për situatën, nuk marrim hapa të rëndësishëm dhe konkret për të vënë në binarë shoqërinë tonë, dhe këtë arenë e braktisim në duart e atyre që pallamudisin për çdo temë, vend e pa vend, atëherë jemi duke ecur drejt vetëvrasjes kolektive.

Sot më shumë se kurrë duhet motivuar njerëzit të vaksinohen, të ndërtojnë sistem imuniteti të fuqishëm, të ngrisim zërin për një arsimim më të avansuar të popullatës, për një shëndetësi me standarte më të larta dhe kualitative, për demokratizim të institucioneve të sistemit sipas modelit perëndimor, vetëm në këtë mënyrë mund të shohim dritë në fund të tunelit.

Roli ynë është shumë dimenzional dhe specifik, ai është një rol përtej organizatave të shoqërisë civile dhe diktateve politike.
Ata që agjitojnë ditë e natë për teori konspirative, le të shkojnë nëpër spitale dhe të shohin të sëmurët që menzi mbushen me frymë dhe çfarë ankthi përjetojnë. Le të na tregojnë cila është alternativa e vaksinës? Por mos të belbzojnë se kjo kalohet me supë pule -Podravka, sepse për çdo njeri që ndërron jetë dhe nuk vaksinohet shkaku i këtyre dezinformatave do të mbajë përgjegjësi morale dhe fetare para Zotit në botën tjetër.

Në anën tjetër, gjatë kësaj periudhe kam patur rastin të lexoj dhe ndëgjoj lloj lloj interpretime të pakuptimta, madje deri në atë masë saqë një teolog mundohej të spjegonte se Covid-19, përmendet në Kuran, padyshim që është interpretim jashtë çdo logjike, larg çdo rregulli elementar të shkencës së komentimit të kuranit fisnik, dhe larg çdo realiteti, thjesht papërgjegjësi. Kësi histori dhe bestytëni të panumërta në këtë kontekst dëgjojmë çdo ditë, madje deri tek ata që thërrasin që publikisht të demostrojnë lakuriq të zhveshur për të larguar këtë pandemi.

Me zhvillimin e madh shkencor dhe përparimin civilizues në shumë rrafshe, këto ide dhe bestytëni nuk kanë vend dhe janë larg çdo logjike të të kuptuarit e drejtë të fesë, të urtësisë dhe porosive hyjnore dhe atyre profetike në kohën kur bota sot po ecën me arsye, shkencë, planifikim dhe menaxhim racional të gjërave dhe kjo nuk bie ndesh asnjëherë parimet sublime të fesë sonë të dashur dhe intencat e saj kryesore.

Le të kenë kujdes oportunistët për mos ambalazhimin e pandemisë me mosmarrëveshje dhe mosbindje fetare për interesa të ngushta personale, sepse të gjithë ne jemi në një anije, ose të gjithë mbijetojmë ose të gjithë mbytemi.

Feja islame e trajton shëndetin e individit dhe grupit nga një pikpamje gjithëpërfshirëse humaniste e jo nga pikpamja përjashtuese të njërës pale në kurriz të tjetrës.

Profeti ynë madhështor, shumë bukur e ka pikturuar në një tabllo mahnitëse përmes një hadithi profetik duke thënë :
“Disa njërëz hipën në një anije, kështu që ata u ndanë dhe secili prej tyre kishte një vend, pastaj që një njeri prej tyre ia mësyu vendin të tij me sëpatë, dhe ata i thanë: Çfarë po bën? Ai tha: është vendi im ku mund të bëj çfarë të dua. Nëse ata e pengojnë atë nga ky veprim, do të shpëtoj ai dhe dhe do të shpëtojnë të gjithë, e nëse e lënë të veproj (sipas tekave të veta) do të shkatrrohet ai dhe do të shkatrrohen të gjithë! “

Dhe meqë pandemia është çështje frike dhe pasigurie, nuk i lejohet individit të jetë i pavarur në trajtimin e tij. Shkallët e rrezikut dhe mënyrat për të trajtuar atë sëmundje i takojnë autoriteteve zyrtare shëndetsore përkatëse, që përbëhen nga ekspertë dhe specialistë. Shkelja e udhëzimeve të tyre në kësi rrethana nënkupton shkelje të parimeve fetare dhe mosbindje ndaj Zotit, sepse Zoti i Gjithëmëshirshëm ka porositur duke thënë “ Pyetni njerëzit e ditur për çështjet që nuk keni dituri”.

Pra, të dashurit e mi, feja merret me arsye, urtësi dhe mbështetur në jurisprudencë dhe jo me ëndërra, paragjykime dhe emocione. Mjafton të shohim përreth vetes sa e sa viktima shohim çdo ditë, aq shumë sa që nuk po arrijmë t’i bëjmë nderimet dhe lamtumirën e fundit!

 

.

Derniers articles

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Bernë, 23 mars -Pavarësisht më shumë se 12 orësh negociatash të shtunën nën patronazhin e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk arritën të bien dakord...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...

Kryetari i FFK-së Agim Ademi sërish probleme me drejtësinë kosovare. Ai sot pas nje intervisitimi eshte derguar në mbajtje për 48 ore

Prishtinë, 22 maers -Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi sot ishte ftuar për t’u intervistuar. Ai do të qëndroj në mbajtje...