4.6 C
Berne
mardi 28/11/2023

Miqësorja Shqipëri-Kosovë, triumfojnë kuqezinjtë në “Elbasan Arena”

Shqipëria ka arritur të fitojë 2-1 miqësoren ndaj Kosovës në “Elbasan Arena”, në një ndeshje ku kishte shumë mungesa në formacion. Ai që e vendosi këtë ndeshje për skuadrën e Reja-s ishte Uzuni, i cili realizoi një gol dhe dhuroi një asist.

     Takimi nis i qetë, me dy ekipet që kanë mungesa të shumta në këtë ndeshje. Shkodrani Bekim Balaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 31

Myrto Uzuni u shkëput bukur në të majtë të sulmit kuqezi dhe lëshoi një asist fantastik për Balajn, i cili në zgjatje e sipër, e dërgoi topin në portën e Kosovës.

Pjesa e dytë nisi me Kosovën më kërkuese, ku spikati në disa raste Zhegrova, por në momentin më të mirë të tyre, Shqipëria shënon edhe golin e dytë. Selahi niset në kundërsulm, ndërsa në fund pason për Uzunin që tregohet i saktë.

Në minutën e 83, Muriqi fiton një 11-metërsh, pas një ndërhyrje të parregullt të të riut Çepele. Ekzekutimin e penalltisë e kreu Muriqi, duke vulosur rezultatin në 2-1.

Shqipëria do të luajë tashmë ndaj Kazakistanit në datë 15 nëntor dhe 3 ditë më pas ndaj Bjellorusisë.

***

SHQIPËRIA: Berisha; Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari; Laçi, Selahi, Ramadani; Uzuni, Seferi, Balaj.

KOSOVA: Muriç; Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti; Kastrati, Shala, Kryeziu; B. Berisha, Celina, Muriqi.

Derniers articles

Në Vienë po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit – Feston edhe 100-vjetorin e themelimit të saj

Gazetari Nefail Maliqi nga Austria / Nga i derguari yne special ne Asamblene gjenerale te Iterpolit ne Viene Vienē, 27 nentor (Nefail Maliqi) -Organizata më e...

Në Kosovë është hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ne kete evenment, filantropi Lazim Destani bashkon krerët e shtetit e Kosovës me liderët...

Prishtinë, 25 nëntor -Pas aktiviteteve dyditëshe në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë, ne Kosovë eshte hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane...

Cila është historia e vërtetë e BLACK FRIDEY? E premte e zezë”?

Berne, 24 nentor - Black Fridey ka rrënjë më të errëta nga sa mund të imagjinoni. BLACK FRIDEY (E premtja e zezë) jo vetem...

Zvicra dhe Kosova në të njejtin vit (2030) mbajne Lojerat Olimpike

Brrne, 24 nentor -Një “po” e qartë nga Parlamenti Sportin ju dha për Lojërat Olimpike Dimërore 2030 në Zvicër. Ndryshe edhe Kosova pi at...

Tri poezi per Nanën nga poetja e re Ferdane F.Sahiti

Ferdane F. Sahiti A ma ban Hallall oj Nanë Nanë u nisa sot edhe unë nanë u nisa nanë drejt ksaj rruge që kurrë se kam dashtë. Nanë, u nisa...