20.4 C
Berne
jeudi 13/06/2024

Ministrja Rizvanolli sot ne Gjeneve flet per Kosoven para qindra pjesemarresve te Kongresit Botëror te Odave Ekonomike dhe Dhomave të Tregtisë

Gjeneve, 23 qershor -Ashtu siç kemi njoftuar në Gjenevë po qëndron ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ku po merr pjesë në Kongresin Botëror të Odave Ekonomike dhe Dhomave të Tregtisë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Në këtë konference botërore po merr pjesë edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila do te flas te premten e ardhshme para 1500 pjesëmarrësve.

Ministra kosovare sot ne orët e paradites ka folur para pjesëmarrësve te kongresit me temën “Udhëzuesi i biznesit për tranzicionin e energjisë “.

Kurse në orët e pasdite ministrja Rizvanolli do te jete serish pjese e panelit me temën: Gra që udhëheqin, gra që frymëzojnë , njofton gazeta zvicerane nga Gjeneva Le Canton27.ch
Gjatë qëndrimit ne Gjeneve ministrja e Qeverisë së Kosovës, Artane Rizvanolli po zhvillon një sërë takimesh me personalitete zvicerane dhe ndërkombëtare, pjesëmarrës te kongresit.

Kongresi treditor (21- 23 qershor) në Palexpi te Gjenevës organizuar nga CCIG, Dhomat Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) dhe Federatën e saj Botërore të Dhomave (WFC), edicionin e 13-të të Kongresit Botëror të Dhomave. I organizuar çdo dy vjet në një kontinent tjetër, kjo është hera e parë që Kongresi Botëror do të mbahet në Gjenevë.
Më shumë se 80 folës dhe rreth 40 sesione, seminare ose konferenca do të trajtojnë tendencat dhe sfidat globale aktuale dhe të ardhshme që përcaktojnë aktivitetet e dhomave të tregtisë dhe kompanive.

I përqendruar në temën “multilateralizmi në shërbim të paqes dhe prosperitetit”, ky Kongres synon të nxjerrë në pah rolin e biznesit si një nga hallkat e multilateralizmit, në mënyrë që të parashikojmë së bashku një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të begatë për të gjithë.

Ai do të nxjerrë në pah gjithashtu rolin jetik të Dhomave të Tregtisë, të cilat punojnë për t’i shërbyer ekonomisë dhe bizneseve.

Derniers articles