22.3 C
Berne
dimanche 1/10/2023

Ministri Peci i vendosur për zbatimin e Ligjit për kontrollin e Duhanit: Tolerancë zero për ata që e shkelin ligjin!

Faton Peci, Minister i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR)

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë është shprehur i vendosur se nuk do të ketë asnjë tolerim për ata që e shkelin Ligjin për kontrollin e Duhanit.

Ai ka sqaruar se inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë zhvilluar mbi 3200 inspektime e kanë shqiptuar 460 gjoba.

Peci shtoi se bashkë me inspektorë të AUV-it ditëve të fundit ka inspektuar edhe tregjet ilegale të tregtimit të shtazëve e shpezëve, për çka tha se do të veprohet konform ligjeve e mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Përderisa shtoi se këtë vit Kosova ka shënuar rekord të të mbjellave sidomos sa i përket drithërave.

“AUV-i ditëve të fundit ka marrë veprime për parandalimin e pirjes së duhanit në vendet e ndaluar, jemi në implementimin e këtij ligji në lokalet e ndryshëm, hotele, kafiteri”.

“Janë bërë mbi 3200 inspektime e janë shqiptuar 460 gjoba, nga këtu përçojmë mesazhin që të respektohet ligjin që të ruajmë shëndetin publik”.

“… kemi inspektuar edhe tregjet ku ushtrohet veprimtaria ilegale me tregtimin e shtazëve e shpezëve, jemi vendosur në zbatim të ligjit edhe në këtë pjesë”.

“Viti 2023 është rekord i të mbjellave në sektorin e dritharëve, do të risimin nivelin e kontrollit deri në 100%”.

Derniers articles

Nese nuk na besoni neve…Atëherë lexoni dhe besoni mediave boterore. Ja se çfarë shkruan gazeta gjermane per Edi Ramen..

Berne, 1 tetor /Frankfurter Allgemeiner Zeitung: Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasë Serbia që prej kohës së Nikolla Pashiq! FAZ:...

Mediat zvicerane: Vazhdon terrori nga manastiret serbe, dje ne Kosovë, sot ne Serbi…Një krijesë misterioze me hiram të zi në një manastir, që...

Berne, 1 tetor -Nje video  me rrjete sociale ka tmerrusr qytetaret ne Serbi, ku verejet nje krijese misterioze po shkaktob frikë dhe terror në Serbi,...

Kisha te Manastiri serbe ne Banjska dikur ishte xhami. Ja cili hoxhë shërbente aty!

Banjska në Zveçan, aty ku krimi serb vrau një polic kosovar e tentoi të destabilizonte veriun, paska qenë dikur një fshat tipik shqiptar, e...

Mergimtaret ne Zvicer bënë homazhe për nder të heroit te sovranitetit, policit Afrim Bunjakut

Berne 30 shtator -Dje dhe sot edhe ne Zvicer gati ne gjitha kantonet dhe qendrat  ku veprojne institucionet e Republikes se Kosoves mergimtaret tane...

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...