15.4 C
Berne
samedi 3/06/2023

Messi me Argjentinën e mposhtin bindshëm Kroacinë, kualifikohen në finale

Argjentina është finalistja e parë e Kampionatit Botëror dhe e pret fituesin e përballjes së nesërme (20.00) mes Francës dhe Marokut.

Lionel Messi me Argjentinën ishin të papërmbajtshëm, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 3:0 Kroacisë, në gjysmëfinale që u zhvillua në stadiumin « Lusail Iconic » në « Lusail, ku ishin të pranishëm 88,966 shikues.

Messi kryefjala e ndeshjes, një gol dhe një asistim, së bashku me Alvarez që shënoi dy gola dhe nxori një penallti.

Finalja luhet të dielën në orën 16.00, ndërsa Kroacia lufton për medalje të bronztë dhe do të ballafaqohet të shtunën (16.00) me fituesin e takimit Franca – Maroku.
Në minutën e 32-të, portieri Livakoviq pengon Alvarezin dhe penallti.

Messi me mjeshtri  kreu penalltnëi dhe ka realizuar për 1:0 në minutën e 34-të.

Gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë (39′), futbollisti Julian Alvarez nga gjysma e fushës, me veprim maestral futet në 16-sh dhe nga afërsia ka shënuar për 2:0.

Në minutën e 43-të, Alexis Mac Allister godet me kokë por portieri Dominik Livakoviq mezi shpëtoi portën e tij, duke dëbuar topin në korne.

Pjesa e dytë interesante, Kroacia u orvat maksimalisht por pa sukses, ndërsa Lionel Messi (Argjentina) në minutën e 58-të pati rast ideal të trefishojë epërsinë por goditjen e ka pritur portieri Livakoviq.

Në minutën e 69-tlë, Lionel Messi me mjeshtrin e tij, ka asistuar deri të Julian Alvarez dhe ky nga afërsia thellon fitoren në 3:0.

Argjentina me meritë kualifikohet në finale, ndërsa të përzgjedhurit e Daliçit nuk arritën për herë të dytë rresht të shkojnë në finale. Argjentinasit pas tetë viteve në finale, pasi në vitin 2014 në finale u mposhtën me 1:0 nga Gjermania.

Argjentina – Kroacia 3:0

Stadiumi « Lusail Iconic » në « Lusail.
Shikues:88,966.

Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Messi (34′ – nga penalltia), Alvarez (39′ e 69′).
Kartona të verdhë: Romero, Otamendi – Livakoviq, Kovaçiç.
Argjentina: Martinez, Molina (Foyth 86′), Romero, Otamendi, Tagliafico, Paredes (Martinez Li.62′), Enzo Fernandez, De Paul (Palacios 74′), Mac Allister (86′), Messi, Alvarez (Dybala 74′).
Kroacia: Livakoviq, Brozoviç (Petkoviç 50′), Gvardiol, Juranoviq, Kovaçiç, Kramariç (Livaja 72′), Lovren, Modriç (Majer 81′), Pashaliq (Vllashiq 46′), Perishiç, Sosa (Orshiç 46′). /KEMAJL GOCA

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...