10.5 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Situatë e tensionuar në Veri të Kosovës / Jane degjuar te shtena me arme ne Zunin Potok

Mitrovice, 25 dhjetor -Situata ne Kosovë, pas dy jave te barrikadave serbe ne Veri te Kosovës sonte eshte shume e tensionuar, ku ne veri te Kosoves (pjesen e dominuar nga serbet)  jane pare levizje të njerezve te uniformuar dhe me maska, njofton nga Mitrovica korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke shtuar se jane degjuar te shtena.

Policia e Kosoves demanton raportimet e mediave serbe  për « shkëmbim apo gjuajtje me armë në veri »

As  pas dy jave te venies se barrikadave nga serbet ne Veri te Kosovës duke bllokuar qarkulliimin e automjeteve dhe lëvizjen e lire te qytetareve, deri tash asgje nuk ka te re nga komuniteti nderkombëtar as nga KFOR, nga EULEX e as nga BE te cilat disa here ju drejtuan serbëve te heqin barrikadat.

Pamvaresisht se NATO nga Brukseli vazhdimisht io eshte përgjigjur gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.che se ne rast nderhyrje te Serbise ne Kosovë, cili do te jete roli forcave nderkombëtare, ata jane përgijgur shkurt se  «KFOR garanton sigurine dhe levizjen e lire te qytetareve. Kosova nuk ka nevoje per ushtri..Ne ketu garantojme per sovranitetin, mbrojtjen e integritetit territorial te Kosoves!..».

Përkunde këtyre deklaratave, qe dy jave barrikat serbe ende nuk jane terhequr nga rajoni qe 14 dirte…cka nenkpton se misioni i KFOR-i ne rajon ka deshtuar meqe ne atë pjese te Kosoves ështe privuar levizja e lire e qytetareve, meqë  ne Veri te Kosovës po lulezon segrekacioni dhe apoarat’hedi ne zemer të Evropes ne sy te nderkombëtarëve?!, ka shkruar Le Canton27.ch

Paraprakisht, me deklarata e regjmit serbe ne Beograd per lufte apo me kercnime per te hyre ne Kosove me 1000 trupa ende pa marrur pergjigjie nga KFOR, sot ne mbremje jane degjuar te shtenat e para nga Serbia ne Veri te Kosovës. Për keto te shtena mes Serbise dhe Kosoves i kane raportuar sot ne oret e vona edhe ca media serbe (Novosti) sipas te cilave në orën 19:45 ka pasur breshëri zjarri dhe përleshje të armatosura në Zubin Potok (19:45h došlo je do rafalne paljbe i oružanih borbi u Zubinom potoku.) informacion ky nese nuk eshte spekulativ.

Burimet nga deshmitare okulare thone se në Zubin Potok jane degjuar te shtena, por nuk dihet nga cila ane

Madje mediat serbe tregojne edhe pamjet nga shpërthimi i zjarrit nga « sulmi i forcave speciale shqiptare në Zubin Potok ndaj popullit serbe ». Këto spekulime nuk dallojne nga propaganda rsue para nje viti, kur nisi invasonin Rusia Ne Ukraine, meqe rast u raportua se « Ukraina sulmoi Rusine, pastaj forcat ruse ju përgjigjen forcave ukrainase », lajm ky që me pas u demantua.

« Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt« , thuhet në njoftimin për media.

Mediat serbe kanë raportuar se rreth orës 19:45 janë dëgjuar shkëmbime zjarri në Zubin Potok, dhe se të shtënat kanë ndodhur pasi Policia e Kosovës « ka dashur të heqë njërën nga barrikadat » në këtë komunë në veri të Kosovës.

Sipas Prishtines zyrtare, polcvia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje dhe se « strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë ».

Derniers articles

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...