11.2 C
Berne
jeudi 28/03/2024

Me mysafirin e « Vjeshtes Letrare te Gjilanit », shkrimtarin Halil Matoshi

Gjilan, 3 dhjetor, Edicioni i 13-të e Manifestimit tradicional « Vjeshta letrare e Gjilanit », që njëkohësisht për nga kohëzgjatja i ngjan një maratone letrare, në veprimtarinë e parafundit për këtë vit, mysafir të saj e pati një figurë të shquar publike, Halil Matoshin, në cilësinë e shkrimtarit e, si shkas i kësaj ftese të merituar ishte libri i tij më i ri poetik, GDHENDJE DRITE, përmes të cilit u kujtue dhe u vlerësue edhe pjesa e mëparshme letrare e kësaj pene të mirë të letërsisë bashkëkohëse shqiptare, njofton gazeta zvicerane ne Shqip Le Canton27.ch

Në Sallën e Konferencave të Bibliotekës së re të Gjilanit, para një publiku kushtimisht elitar të « vjeshtës… » letrare, për librin më të ri dhe me një titull sa metaforik, poaq dhe interesant e intrigues, foli poetja dhe studiuesja e letërsisë, Donikë Dabishevci, duke e cilësuar poezinë e Halilit tejet cilësore, në aspektin artistik, shtjellues dhe në përpushjen e tarjtimin e temave e personazheve të gjallnisë sonë, me një ndjesi të veçantë dhe me një gjuhë që e pranon dhe e njeh lexuesi i tij.

Ecurinë e botimit të kësaj vepreje e shpalosi botuesi e dramaturgu ynë Jeton Neziraj, ndërsa rreth krijimtarisë letrare, me përqëndrim kryesisht në botimet paraprake si « Frymë varresh në dallgore », « Lajmësi memec » , »N’zanafillë », « Udhëtim nëpër andërr të keqe », « Udhëtim nëpër zhgjandër të keqe » dhe « Katedralë letre », folën poetë e kritikë letrarë si, Sinan Sadiku, Nexhat Rexha, Selvete Abdullahu, Zyrafete Shala e Aziz Mustafa.

Këtë evenment letrar e drejtoi shkrimtari i njohur në Kosovë e më gjerë, Sabit Rrustemi, i cili njëkohësisht edhe udhëheq Ars Clubin « Beqir Musliu », një asociacion ky alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan.

Poezi nga opusi i Halil Matoshit deklamoi aktorja e mëhershme e teatrit të Qytetit, Shpresa Vokshi.

Në përmbyllje fjalën e mori dhe vetë protagonisti kryesor i kësaj veprimtarie të « Vjeshtës letrare… », duke mos i fsheh emocionet që ndodhet në Gjilan, sepse edhe siç u shpreh, « sa herë nisem kah Hajvalia, po m’doket që po vi pej shpie, sepse fmninia ime ma e amël m’ka mbetë k’nej ».

Por, pos fjalëve të mira, dhurata më e çmuar ishte libri GDHENDJE DRITE të cilën autori dhe botuesi i tij, Jeton Neziraj, me të cilin i nderuan mbi 40 e sa veta profilesh të ndryshme që ishin të pranishëm.

Prania e Halil Matoshit në këtë veprimtari letrare dëshmoi se ai, pavarësisht se ka ushtruar edhe profesionin e gazetarit, publicistit, të rezistuesit për lirinë dhe pavarësinë e kësaj Republike, po edhe atë të analisitit e veprimtarit institucional, në shpirt mbetet poet dhe duhet ta pranojmë si të tillë.

Derniers articles

“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

Bernë, 28 mars -Mes vizitorëve kishte disa burra me veshje blu. Zbardhet misteri pas sulmit terrorist në Moskë Teoria që qarkullonte në rrjetet sociale...

Shqiptari i Kosovës arratiset nga burgu në Zvicër (Detajet)

Bernë, 28 mars -Një i burgosur u arratis nga burgu Wauwilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje dhe nuk...

Zvicër/ Fabrika false e prodhimit të parave hodhi në treg 8 milionë dollarë

Falsifikuesit nga Urdorfi (ZH) ndoshta i trajtonin fletët e printimit të faturave të dollarit në të njëjtën mënyrë si në këtë shtypshkronjë zyrtare amerikane  Katër...

At the beginning of April, Reporters Without Borders will hold a conference in Tirana on the challenges and future of the Albanian media

Geneva, March 28 - On the eve of European integration and after the recent incident of Edi Rames with an Albanian journalist, international associations...

Reporters sans Frontieres në fillim të prillit në Tiranë do mbaj konfrence mbi sfidat dhe pamvarësin e mediave shqiptare

Berne, 28 mars -Në prag të integrimeve evropiane dhe pas incidentit të fundit të Edi Rames me një gazetare shqiptare, asociacionet nderkombetare janë mobilizuar...