20.4 C
Berne
jeudi 13/06/2024

Mbi 400 haxhinj shqiptarë nga Zvicra marrin rrugën për në Haxh

Bernë, 8 qershor -Këtë vit, rreth 400 haxhinj shqiptarë nga Zvicra do të marrin pjesë në Haxh, ritualin e përvitshëm të haxhit islam në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës. Pjesa dermuese jane nga kantoni i Cyrihut, nga ai i Bazelit, Lausanes, Gjenevës etj.., njefton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Haxhinjtë, burra dhe gra nga xhami të ndryshme shqiptare, do të udhëtojnë përmes organizatorëve të ndryshëm, përfshirë kompani dhe bashkësi islame.

Hfz. Mehas Alija: Pas pandemisë numri i haxhinjëve nga Zvicra per cdo vit po rritet 

Se nga jane keta haxhinje te Zvicres për ne Medine, Hfz. Mehas Alija, kryetar i Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) per gazeten zvicerane Le Canton27.ch ka thenë se  « shumica jane nga Kosova, që një pjesë e haxhinjve do të nisen direkt nga Zvicra, ndërsa të tjerët do të udhëtojnë nëpërmjet bashkësive islame të vendlindjes së tyre, përkatësisht nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut… ». Sipas Imamit te Zvicrës, varësisht nga organizatori, koha e qëndrimit të tyre në Meke dhe Medine do të variojë nga dy deri në katër javë.

Haxhinjte e Zvicres me flamuj te Shqipnise e te Kosoves ne haxh

« Gjithashtu, çmimet për pelegrinazhin ndryshojnë sipas organizatorëve, duke filluar nga 9,000 CHF deri në 12,000 CHF. Kjo pjesëmarrje tregon përkushtimin dhe devotshmërinë e komunitetit shqiptar në Zvicër ndaj njërit prej pesë shtyllave të Islamit, duke ndihmuar në forcimin e lidhjeve shpirtërore dhe sociale brenda dhe jashtë vendit. Pandemia la pasoja, sidos ne organizmin e udhetimeve per ne haxh, por kjo gjendje tashme ehstge permisuar.  Përkunder ketyre cmimeve  eshte intersant se pas pandemisë numri i haxhinjve nga Zvicra per cdo vit po rritet « , ka thenë  Hfz.Alija.

Në Zvicer aktualisht jetojne dhe veprojne mbi 500.000 muslimanë apo 5% nga numri i përgjithshem i popullsise në kete vend. Prej tyre rreth 60% apo mbi 300.000 mije jane shqiptare te cilet jane shembll integrimi. Kurse 10% boshnjak, ndersa te tjeret jane turq, arabë si dhe nga komunite tjera te vendeve të ndryshme  te botës. Haxhinjt e Zvicres me flamuj te Shqipnise e te Kosoves ne haxh, shkruan Le Canton27.ch

Në bazë të të dhënave te krerëve te komuniteti muslimane shqiptar, numri i xhamive shqiptare në Zvicër ndryshon nga viti në vit, qe sot jane mbi 80 xhami shqiptare apo Qendra Islame Shqiptare në Zvicër ku mesohet jo vetem per fene, por edhe për gjuhen  shqipe, kulturen dhe historine tone te lavdishme kombëtare qe njëfar mënyre keto xhami janë bërë edhe shkolla mesimi dhe edukimi te fëmijëve tane qe shpesh edhe qendra vizitoresh nga zvicerane dhe nga turiste tjere te huaj. 

Derniers articles