Prishtinë, 2 prill -Mijera qytetarë mbushën sot sheshin « Skenderbe » ne kyreqytetin kosovar, ne Prishtinë neprotesten me mototn ‘Marshi për Drejtësi’ ku po marrin pjesë në marshin solidarizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në Hagë. Procesi gjyqësore kunder tyre, do te nise nesër ne Hagë i cili do te zgjase dy vite, ku do te paraqiten qindra deshmitare, njofton nga Prishtina korrespeondeit i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
‘Marshi për Drejtësi’ nisi në ora 14:00 i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”. Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.
Do perkujtuar se Specialja pak më herët ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku kanë njoftur se më 3 prill do të hapet gjykimi kundër ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë (DHSK).
Përkrahje këtij marshi i kanë dhënë edhe një pjesë e partive politike në vend si VV, AAK, PDK, LDK, Nisma Socialdemokrate, PSD-ja etj..si dhe qytetare nga Shqiperia
Qytetarët kanë vendosur pankarta të ndryshme, përmes të cilave kërkojnë lirinë e ish pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tashmë ata kanë filluar edhe brohoritjet e tyre në mbështetje të ish luftetëreve të Kosovës.
Protestuesit ne ‘Marshi për Drejtësi’ nu duar mbajne pos flamujve kombetar kuqezi edhe ata te shtetit e Kosovës, te UCK-së si dhe pankarta solidarizuese me kreret e UCK-së me mbi shkrimet « Liri për luftetaret »; « Liri për komandantet e UCK-së »; « Gjykata e Hages nje gjykate e Beogradit dhe Serbisë »..etj..
Cfare ra ne sy gjate kesaj priteste, ishte ajo se nuk u pane flamuj e SHBA-ve, BE, Gjernanise apo ge Zvicres qe zakonisht protestuesit kosovare i perdorin ne Kosove apo jashte
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti u shpreh për KP se po merr pjesë në marsh për t’u treguar ish-krerëve të UÇK-së se po qëndrojnë brenda padrejtësisht dhe se Kosova është me ta.
Ai tha se Gjykata Speciale në Hagë është gjykatë e padrejtë, që nuk e ka për synim drejtësinë.
Hoti: Gjykata Speciale është gjykatë e padrejtë, s’e ka synim drejtësinë
« Jemi këtu t’i tregojmë botës që ajo gjykatë speciale në Hagë, është politike, është një gjykatë e padrejtë, një gjykatë që vetëm drejtësi nuk e synon, sepse nëse e synon drejtësinë duhet të dënohen kriminelët serbë dhe jo shqiptarët. Ne ende i kemi 1600 familje që kërkojnë të dalin para tyre pikërisht para tyre për shkak të krimeve serbe dhe sot gjykohen shqiptarët, gjykohen ata që të vetmin qëllim e kanë pasur lirinë e popullit, mbrojtjen e popullit dhe pavarësinë e këtij populli. Andaj, ne jemi këtu në mbrojtje të tyre, jemi në marsh dhe jemi krenarë që gati e gjithë Kosova ka zbarkuar sot këtu dhe u tregojmë edhe atyre që janë brenda padrejtësisht në burg, që ne jemi me ta », tha ai.
Ndryshe, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
Para dy vitesh ish-presidenti i Kosoves Hashim Thaci i cili dha doreheqje, aktaakuzen e kishte marrur nga Gjykata Speciale per krime ne Kosovë mu ne diteleindjene tij me 24 prill 2020 qe pas ca ditesh, rruges për SHBA aeroplani ndyshoi kahje dhe pas arrestimit, ai u derguar ne Hagë bashke me bashkepuntoret e tij Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, njofton gazeta zvicerane nga Prishtina ne shqip Le Canton27.ch.
Gjate kesaj proteste për dy ore rresht ku nuk mundoi muzika patriotike, si dhe fjalimet nga qytetaret dhe familajet e te akuzuarve.
Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushatku, ka thënë se “ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk e kanë vendin e në Hagë”, por sipas tij “vendin në burgje e kanë ata që kanë kryer krime në Kosovë”.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nga “Marshi për Drejtësi” ka përshëndetur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre.Krasniqi nga Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, në një fjalim para mijërave qytetarëve, tha se sot “Marshojmë për Drejtësi” për t’u solidarizuar me çlirimtarët tanë, duke besuar fuqishëm se ata do të rikthehen fitimtarë.