7.5 C
Berne
lundi 28/11/2022

Lutfi Haziri: Nëse Valdete Daka largohet nga KQZ edhe LDK do te largohet nga zgjedhjet!..

Gjilan, 28 janar -Sipas njeriut numer dy të LDK-së z.Lutfi Hazirit « Më mirë në opozitë, se sa në koalicion me PDK-ne!.. »  Sa i perket Lugines së Preshevës e cila po pedoret si fushate ketyre ditëve nga partite politike ne Kosovë i pari i Gjilanit qe ndan vetem nje kodër me Preshevën në një intervistë ekskluzive per gazetën zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » ka deklaruar se « s’ka opsion tjetër, pos bashkimit te Lugines me Kosovën në bazë të parimit të vitit 1956… »

* Zoti Haziri, meqë jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Si po shkon fushata dhe cilat janë prioritet e LDK-së për të ardhmen e Kosovës, në rimerret Qeveria?

Lutfi Haziri: Jemi në fazën e parë të fushtës dhe po presim që këto ditë të dinamizohet e të nxehet ambienti politik, drejt një fushatë ku shpalosen programet, politikat sektoriale, politikat në raport me fqinjtë, në raport me bashkësinë ndërkombëtare, politikat ekonomike dhe të parandalimit e të përmbylljes së pandemisë. Jo ndoshta fushatë e nxehtë, me politika denigruese e poshtëruese, çfarë po ndodhë tash ndaj kryetares së KQZ-së, fatkeqësisht.

* Në fushatë sa po zë vend e ardhjmja e Luginës së Preshevës. Apo si e shihni të nesërmen e Luginës, ne Kosove, ne Serbi?

Lutfi Haziri: Për herë të parë në këto zgjedhje, partitë politika kanë oferta për qytetarët e Kosovës Lindore. Premtimet deri në përfshirje të kandidaturave në lista zgjedhore. Por, po harrojnë që shumica prej tyre nuk kanë të drejta civile, nuk kanë të drejt vote. Sidoqoftë, unë besoj shumë që tash po pjeken të gjitha partitë politike dhe po e shohin realitetin se zgjidhja e të drejtave civile dhe politike e shqiptarëve të Kosovës Lindore nuk ka alternativë. Natyrisht, s’ka opsion tjetër për mua, pos bashkimi i tyre me Kosovën në bazë të parimit të shtrirjes dhe bashkimit të vitit 1956.

* Çfarë po ngjanë me LDK-ne, pse po ndodhin këto sulme ndaj saj, pas largimit te Vjosa Osmanit.  Ju si fitues në Gjilan qe sa vite dhe si dorë e djathtë e Rugovës, pse po ndodhë kështu, mos vallë pse jeni në koalicion me PDK apo pse Isa Mustafa ju prinë?

Lutfi Haziri: Partitë politike tash e 20 vite kanë një politikë e cila i bashkon, apo disa fije ku bashkohen kur është fjala me LDK’në. Kemi një përafrim të politikave të VV’së me PDK’në, karshi politikave e programit të LDK’së. Jo vetëm pse kemi qenë në qeveri këta shtatë muaj, apo në bashkëqeverisje me VV’në për 52 ditë, por ky tension politik po vazhdon karshi ideologjisë së Rugovës. Është Rugovizmi ai, i cili i pengon, është familja politike e Ibrahim Rugovës e cila i është bërë therrë në sy për të gjitha subjetet politike. Ata e kanë synim dobësimin e LDK’së. Fatkeqësisht, në këtë rresht kanë hyrë edhe struktura ish LDK-iste, duke e ndihmuar që përmes njerëzve që besojnë Demaçin dhe politika e njerëzve që Demaqit ka lënë trashëgimi, dëshirojnë të ndodhë rrënimi i LDK’së, por kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë.

* Sikur ju të ishit kryetar i LDK-së a do të ndodhte kjo frymë kundër LDK-së?

Lutfi Haziri: Besoj që kjo nuk varet shumë edhe prej lidershpit. Duhet të punohet në ndërtim të partneriteteve sepse ne ideologjikisht dallojmë, jemi rivalë politikë, por nuk jemi armiqë. Por, armiqësinë duhet ta lëmë sepse armiqësia i ka kushtuar LDK’së me vdekje, janë vrarë njerëz në atentake, janë sakatuar shumë njerëz e funksionarë të LDK’së dhe ne kemi arritur ta përballojmë dhe të kalojmë në rivalitet dhe rivalitetin duhet ta ruajmë si vlerë.

* Partia e juaj e LDK-së , pavarësisht sa do të fitonit në zgjedhjet e 14 shkurtit, do kenë vija të kuqe mes partive? Jeni gatshëm sërish për koalicion me VV?

Lutfi Haziri: Besoj nuk do të ketë nevojë të bëjmë koalicion me PDK’në edhe në një process zgjedhor. Duhet ta shohim rolin e tyre. Uroj që t’i jep rol të fuqishëm shtetit, në të kundërtën, duhet të qëndrojnë në opozitë.

* Çfarë po ndodhë me KQZ-në. Sa po vepron drejt Valdete Daka dhe a duhet te jep doreheqje?

Lutfi Haziri: Valdete Daka është gjyqtare e respektuar dhe kredibile. Është njëra prej autoriteteve që e ka ndërtuar një organ kushtëetues siç është KQZ, duke e bërë funksionale, kredibile dhe të besueshme. Sulmet ndaj saj janë të ulta e denigruese, të panevojshme e të pa arsyeshme. Ajo nuk është gjyqtare që frikësohet, por përkundrazi, bëhet më e fortë. Dorëheqja e saj nuk mund të vije në shprehje në fushatë zgjedhore. Nëse kjo ndodhë, LDK duhet ta shqyrtojë seriozisht mos-pjesëmarrjen në zgjedhje.

* Diaspora shqiptare u vetorganizuan për të aplikuar e votuar, edhe pse i kishin ambasadat dhe konsulatat e tyre. Cfare pritni nga diaspora shqiptare?

Lutfi Haziri: Bashkatdhetarët tanë janë vlera e aseti më i madh që ne e kemi. Familje që jemi të pashkëputura. Famijarët tanë kanë kontribuar në zhvillim, liri e pavarësi të Republikës. Ambasadat, përmes konsullatave, e kanë për obligim të ndihmojnë procesin, por, përderisa partitë politike janë të shtrira dhe vazhdojnë ta mbajnë të politizuar bashkatdhetarin, do të jetë e vështirë dora e shtetit me qenë determinuese sepse ambasadat e konsulatat po shihen si dorë e qeverisë e jo e shtetit. Do të doja që secili bashkatdhetarë i yni t’i shohë ambasadat e konsullatat si shtëpi të shtetit të tyre, të cilat ua zgjedhin problemet.

Derniers articles

Lazim Destani nga EBA: Dubai e bëri kuq qiellin me flamurin tonë kombëtar. Natën e bëri ditë!

Humanisti dhe biznesmeni i njohur boteror z.Lazim Desatni i shoqeruzar nga amabsadori shqiptar  në Emirateve te Bashkuara Arabe, para Burj Khalisa ne Dubai e...

Thaci, Selimi dhe të tjerët..festuan 28-Nëntorin, Ditën e flamurit në burgun e Scheveningenit. Ja cfarë thonë nga Haga..

Hagë, 28 Nëntor -Sikur shqiptaret ne ballkan dhe diaspore edhe ish-krerët e UÇK-së sot w kanë festuar 28-Nentorin, Diten e flamurit në Hagë. Njësia e...

Imami shqiptar në Zvicër Rijad Aliu me tirqi dhe 300 plisa feston Ditën e Flamurit

Gjenvë, 28 Nëtnor -Si ne Shqiperi, Kosovë e mbare shqiparët në ballkan edhe diaspore gjate uikendit te fundit  ka shenuar Ditën e Pamvresisë së...

NËNTORI KOMBËTAR🇦🇱

SHKENDIJE BERISHA-PACOLLI A është nëntori muaji kur ne shqiptaret (që jetojmë në mërgatë) ndjehemi më të afërt me njeri tjetrin, të mbërthyer nga një eufori...

Ekspoze e prof.dr.Musa Limanit ne Berne te Zvicres ne konferencen e diaspores

“Proceset integruese ekonomiko-shoqërore, sfidë kryesore e shqiptarëve në Mileniumin e Ri”, mbajtur në Konferencën shkencore me temë: Sfidat e botës shqiptare në Mileniumin e...