10.3 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë

Gjeneve, 10 dhjetor -Perdite e me shume Iniciativa e Bardhyl Mahmutit për lulëkuqen si simbol të gjenocidit po merr mbeshtetjd gjithëkombëtare. Kërkesë e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” drejtuar institucioneve të Kosovës, njoftin gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” i është drejtuar institucioneve të Kosovës me një kërkesë që, lulekuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Kjo kërkesë i është përcjelle Presidentes së Kosovës, Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës si dhe të gjitha partive politike.

ARSYETIM:

Në disa vende të botës, së paku prej një shekulli, lulëkuqet kanë shërbyer si simbol për të përkujtuar të rënët gjatë luftërave anekënd globit. Kështu, për shembull, në Britaninë e Madhe dhe në disa vende të Komonuelthit, lulëkuqja, me ngjyrën e saj të gjakut, është simbol i përkujtimit të luftëtarëve të rënë në fushëbeteja, veçanërisht të rënëve gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe i solidarizimit me familjet e tyre. Edhe kanadezët e kanë përcaktuar këtë lule si simbol të premtimit, që do t’i përkujtojnë dhe që nuk do t’i harrojnë kurrë, ata të cilët u sakrifikuan për lirinë e vendit. Përkujtimi i të rënëve në Kanada bëhet çdo vit në orën 11:00, në ditën e 11-të të muajit të 11-të.

Që nga viti 1922, edhe Franca, më 11 nëntor të çdo viti përkujton viktimat e Luftës së Parë Botërore. Francezët kanë zgjedhur lulen e kokoçelit të kaltër, për arsye të ngjyrës së kaltër që kishin uniformat e ushtarëve të vrarë, si simbol nderimi ndaj të gjithë atyre që kishin dhënë jetën për lirinë e Francës.

Madje edhe në përkujtim të viktimave të Luftës së Dytë Botërore, që u përcaktua të bëhet çdo vit më datë 8 maj, kokoçeli i kaltër mbeti simboli kombëtar i Francës.

Pas konsultimeve të shumta, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” mbështeti idenë e Adnan Asllanit, që lulëkuqja të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë. Në dallim nga lulëkuqet që përdoren si simbol në shumë vende të tjera, katër petalet e lulëkuqes në logon e dizajnuar prej tij paraqesin katër format e akteve gjenocidare, që Serbia zbatoi në Kosovë:

Përveç domethënies së veçantë që ka çdo petal i simbolit tonë dhe që e dallon nga forma e petaleve që kanë lulëkuqet-simbol të vendeve të tjera, në simbolin e gjenocidit në Kosovë dallon edhe “zemra e lulëkuqes”: në vend të kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, në logon tonë janë paraqitur figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash, për të kujtuar njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive, që ishin viktima të këtij gjenocidi.

Petalet e lulëkuqes në këtë logo janë të vendosura në formën e shkronjës X, për arsye se gjatë luftës, në disa vendbanime ku popullsia ishte e përzier në aspektin e përkatësisë etnike, okupatorët serbë kishin shënjuar shtëpitë e shqiptarëve me një X, me qëllim që forcat e armatosura serbe të udhëzoheshin drejt vendeve ku duhej të kryheshin krimet.

Me një fjalë, forma e petaleve dhe figurat e burrave, grave, djemve dhe vajzave simbolizojnë mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë dhe të gjymtuar, të të gjitha moshave dhe gjinive, mbi njëzet mijë viktima të dhunës seksuale, rreth një milion viktima të spastrimit etnik dhe qindra- mijëra shkatërrimeve që u kryen gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë.

Si e tillë, mendojmë se kjo logo meriton të jetë simbol i përbashkët i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Meqë jemi në prag të 15 janarit, ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, përcaktimi nga institucionet tona shtetërore i një simbol unik, që mishëron këtë tragjedi kombëtare, është mënyra më e mirë për të përçuar mesazhin e unitetit përballë krimit të gjenocidit – plagës së hapur në qenien tonë kombëtare.

Gjenevë, më 16 nëntor 2022

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”

Kryetar
Bardhyl Mahmuti

Zbatimi i gjenocidit në Kosovë gjatë luftës së fundit, pati për pasojë vrasjen e 1392 fëmijë shqiptarë, plagosjen e qindra të tjerëve dhe dëbimin e mbi 500 mijë fëmijëve shqiptarë nga Kosova, sepse Serbia kishte për qëllim shkatërrimin e tërësishëm ose të pjesshëm të shqiptarëve të Kosovës si grup kombëtar, etnik apo fetar i ndryshëm nga serbët.

Në kohën kur është shtruar publikisht domosdoshmëria e një simboli unik që pasqyron këtë gjenocid dhe ruan kujtesën për të gjitha viktimat e këtij krimi monstruoz, nxënësit e shkollës fillore “Daut Bogujevci” në Fushë-Kosovë, gjatë orës së mësimit në lëndën “Gjuhë amtare” analizuan poezinë e Asdrenit të titulluar “Lulëkuqja” dhe punuan lulëkuqen si mbështetje për simbolin e gjenocidit në Kosovë. Një veprim i tillë është plotësisht i logjikshëm, sepse në zemër të këtij simboli, në vend të kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, janë prezantuar edhe fëmijët shqiptarë (vajza dhe djem) që ishin viktima të këtij gjenocidi.

Iniciativa nga Qendra “ Gjenocidi në Kosove- Plagë e Hapur”, që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, është i qëlluar dhe arsyetimi kuptimplotë.

Duke e parë si plotësisht të drejtë dhe të domosdoshëm të kemi një simbol të tillë, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë, bën të njohur për opinionin publik dhe për institucionet shtetërore të Kosovës se përkrahë pas asnjë rezervë që ky simbol të jetë simbol i vetëm që pasqyron gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, shkrimtari e diplomati i njohur Besnik Mustafaj i ka dhënë mbështetje propozimit të Qendrës «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur», që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë.

Ai këtë e ka bërë duke shpërndarë statusin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, e cila gjithashtu ka përkrahur këtë iniciativë.

 

Derniers articles

3 thousand Albanians live in the Arab Emirates / Investigation: Dubai, the place of contradictions, « houses » VIP businessmen, but also over 500 Albanian escorts

Bern, 22 avril -Dubai is the most popular city of the United Arab Emirates, located in the southeast of the Persian Gulf. But how...

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...