0.5 C
Berne
samedi 10/12/2022

Lideri Lutfi Haziri, tregon se LDK kujt do t’i « shpalle » dashuri me 14 shkurt…E kemi nis me Rugoven, e vazhdojmë me Rugovën!

Gjilan 3 shkurt -Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur rreth asaj se me kë do të bëjë koalicion partia e tij pas 14 shkurtit. Në një deklaratë të shkurtër Haziri ka thënë se PDK duhet të mbetet edhe kësaj radhe në opozitë, ka thene njeriu numer nje i GJilanit, njëherit numer dy i LDK-së z.Lutfi Haziri ne nje interviste per gazetën zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » 

“14 shkurti është dita kur në Kosovë do të vendoset kush me kë do të ‘dashurohet’ politikisht. Askush pa askënd nuk mund të funksionojë”, ka thënë Haziri. “Besoj nuk do të ketë nevojë të bëjmë koalicion me PDK’në edhe në një proces zgjedhor”, thene njeriu numer nje i GJilanit, njëherit numer dy i LDK-së z.Lutfi Haziri per gazeten zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » 

I pyetur per Luginen e Preshevës i cili rajon shiptare ende ne Serbi, me te cilin po ben fushate sa parite serbe ne Beograd po aq edhe ato ne Prishtinë z.Haziri ka thene se  « Për herë të parë në këto zgjedhje, partitë politika kanë oferta për qytetarët e Kosovës Lindore. Premtimet deri në përfshirje të kandidaturave në lista zgjedhore. Por, po harrojnë që shumica prej tyre nuk kanë të drejta civile, nuk kanë të drejt vote. Sidoqoftë, unë besoj shumë që tash po pjeken të gjitha partitë politike dhe po e shohin realitetin se zgjidhja e të drejtave civile dhe politike e shqiptarëve të Kosovës Lindore nuk ka alternativë. Natyrisht, s’ka opsion tjetër për mua, pos bashkimi i tyre me Kosovën në bazë të parimit të shtrirjes dhe bashkimit të vitit 1956. » ka thëne ne intervisten per gazetën zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch ». 

Ndërsa per rolin e diaspores shqiptare ne berjen eshtetrit, ndertimin evendit dhe zgjdhjet ne Kosovë kryetari i Gjilanit njehere nenkryetar i LDK-së z.Lutfi Haziri ne fund ka theksuar se « Bashkatdhetarët tanë janë vlera e aseti më i madh që ne e kemi. Familje që jemi të pashkëputura. Famijarët tanë kanë kontribuar në zhvillim, liri e pavarësi të Republikës. Ambasadat, përmes konsullatave, e kanë për obligim të ndihmojnë procesin, por, përderisa partitë politike janë të shtrira dhe vazhdojnë ta mbajnë të politizuar bashkatdhetarin, do të jetë e vështirë dora e shtetit me qenë determinuese sepse ambasadat e konsulatat po shihen si dorë e qeverisë e jo e shtetit. Do të doja që secili bashkatdhetarë i yni t’i shohë ambasadat e konsullatat si shtëpi të shtetit të tyre, të cilat ua zgjedhin problemet… »  

 

Derniers articles

Policia belge arreston për korrupsion nënpresidentja e Parlamentit Europian, grekja Eva Kaili

Bruksel 9 dhjetor  -Eurodeputetja greke Eva Kaili u arrestua sot nga policia belge sr bashku me katër persona të tjerë, si pjesë e një...

‘E kujt është Gazeta Express dhe Televizioni T7?’

Shkruan: Ali Sh. Mehmeti “Muajve të fundit është përfolur se Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë shitur dhe se Berat Buzhala nuk do të jetë...

NATO, Stoltenberg paralajmëron për rrezikun e përhapjes së konfliktit

Bruksel, 9 dhjjtor -Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin se luftimet në Ukrainë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shndërrohen...

Zvicra në Katar, një angazhim brenda dhe jashtë fushës

Që nga viti 1950, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut festohet më 10 dhjetor. Dhe për shkak se Zvicra është e përkushtuar për...

Bernë, Këshilli Federal prezanton draft raportin për gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërmjet Zvicrës dhe BE

Bernë, 9 dhejtor -Në mbledhjen e 9 dhjetorit, Këshilli Federal shqyrtoi draft-raportin “Gjendja aktuale e marrëdhënieve ndërmjet Zvicrës dhe BE-së”. Në këtë raport (Le...