2 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Leter vleresuese e presidentes se AMFE dr. Aurora Dollenberg derguar presidentes se KE dr. Ursula von der Leyen

Bruksel, 20 korrik -Nisma e negociatave per anetaresimin ne BE te Shqiperise, sikur nga institucionet mbare shqiptare ne ballkan, ky fllim i mbare eshte mirepritur edhe nga Federata e Mjekeve Shqiptare ne Evrope (AMFE). 

Lidhur me kete ngjarje historike per perspektiven e vendit tone presidentja e AMFE dr. Aurora Dollenberg dje i ka derguar nje leter falenderuese dhe vleresuese presidentes se Komisionit Evropian dr. Ursula von der Leyen, njofton nga Brukseli gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ne kete leter nga kreu i AMFE drejtuar znj. Von der Leyen, fillimisht kane falenderuar për fillimin e mbarë të negiociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonise Veriore ne BE.

”Është shumë inkurajuese për Federatën e Mjekeve Shqiptare ne Evrope që është dëshmitare e afërt dhe mbështetëse e këtij hapi historik të dy vendeve tona drejt një të ardhme evropiane.

Negociatat konkrete për plotësimin e kritereve fondamentale europiane përbëjnë vlera të vërteta progresive për popujt shqipfolës…” ka shkruar dr.Aurora Dollenberg presidente e AMFE ne ketren drejtuar presudentes se KE znj.Von der Leyen.

Letren e kreut te AMFE derguar presidentes se Komisionit Evropian znj. dr. Ursula von der Leyen po e botojme ne teresi si me poshte:

E dashur Znj.Presidente Dr. von der Leyen

Ne rend të parë duam përmes kësaj letre tju falenderojmë përzemërsisht për fillimin e mbarë të negiociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është shumë inkurajuese për Federatën, që është dëshmitare e afërt dhe mbështetëse e këtij hapi historik të dy vendeve tona drejt një të ardhme evropiane.

Federata do vazhdoi tju mbështesi në përpjekjet Tuaja për t’i bërë shoqëritë tona shqipfolëse të re-definohen përmes solidaritetit të BE-së në tejkalimin e krizës së deritanishme financiare dhe krizave të përsëritura pandemike.

Federata e ka konkretizuar kontributin e saj aktivisht përmes punës sonë të vazhdueshme me Ofrimin e vaksinave për vendet shqiptare, Ndihmë Mjekësore Falas nëpërmjet telemjekësisë dhe Arsimimit të brezave të rinj të profesionistëve shëndetësorë në Pandeminë COVID-19, aplikuar që nga prilli 2020, dhe po e zhvillojmë më tej punën për rritjen në standardet evropiane të shërbimeve mjekësore shqiptare.

Vetëm në 3 kongreset tona të fundit mjekësore evropiane  »Post Pandemic Emergences and Saving Lives » në qershor 2022, arritëm të edukojmë rreth 3000 profesionistë shqiptarë të shëndetësisë nga e gjithë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Ne Ju bashkohemi në vendosmërisë Tuaj për të implementuar vlerat europiane të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit në vendet shqipfolëse, duke i shndërruar ato në nacione me solidaritet dhe empati ndaj të gjitha kombeve të tjera në Ballkanin perëndimor.

Federata do vazhdoj Tju mbështesi në zhvillimin e edukimit mjekësor, në aplikimin e teknologjive të reja në shërbimet mjekësore shqiptare dhe implementimin e sigurimeve shëndetësore europiane.

Sfida jonë e përbashkët mbetet të vazhdojmë të mbështesim vendet shqipfolëse për ti përmbushur Kriteret e Anëtarësimt të kërkuara nga Komunitetit të BE-së, Kapitulli 25: Shkenca dhe kërkimi Kapitulli 28: Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit. Ne jemi përkrah jush në arritjet e përbashkët të 35 Kapitujëve të nevojshëm për anëtarsimin e vendeve shqipfolëse në BE.

Federata jonë mjekësore, filloi gati 16 vjet më parë në Shqipëri me misionin për të këshilluar mbi të gjitha aspektet e politikave shëndetësore dhe të legjislacionit mbi etikën, dhe të drejtat themelore të pacientit të ndërthurrura me zhvillimin e shkencës dhe mjekësisë moderne. Mbetemi të motivuar për të dhënë edhe në vazhdim kontributin tonë vullnetar.

Ndërkohë që Komisioni Evropian po përgatit negociatat e anëtarësimit në BE, të gjithë shqiptarët, përfshirë ne, përfaqësuesit e mjekëve dhe akademikëve që jetojnë në Evropë, jemi optimist se ky procesi i nisur do të konkudohet me anëtarësimin e Shqipërisë, Maqedoninë e Veriut dhe së shpejti edhe të Kosovës në Bashkimit Evropian.

Ju falënderojmë dhe ju përgëzojmë për udhëheqjen tuaj shëmbullore dhe qëndrojmë në anën dhe shërbimin tuaj, gjatë gjithë këtij kapitulli të ri në historinë e tre kombeve tona.

Sinqerisht e Juaja,
Dr. Aurora Dollenberg MD PHD – Presidente e AMFE

Ne emër të: Mjekëve shqiptar në Europë dhe Këshillit ndërkombëtar AMFE – Prof.Kita Sallabanda, Dr.Skender Brataj, Prof.Vedat Eljezi, Dr.Gazmend Berisha, Prof.Fadil Citaku.

Derniers articles

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...