15.2 C
Berne
samedi 30/09/2023

Letër kolegëve zviceranë: Emrin « Kosovo » në mediat e juaja, përdorne në gjuhën shqipe KOSOVË

Bernë, 10 janar -Kolege te nderuar, emrin « Kosovo » që është në gjuhën serbe, sllave) do ishte mirë që në mediat e juaja ta përdorni tash e tutje në gjuhën shqipe si Kosovë ose Kosova për të rrespektuar gjuhën e shumicës së popullates në Kosovë që e flasin shqipen si dhe komunitetin albanofon në Zvicer, numri i të cilëve sillet rreth 400.000, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch 

Ju drejtuam kete leter kolegiale, per mirëkuptim meqë e dime se disa here në faqet e juaja kemi pare tekste ne gjuhen shqipe, për cka jemi mirënjohes dhe jemi te bindur se as perdorimi i emrit jo korrekt i « Kosovo »,  në gjuhën shqipe si Kosovë, nuk do t’ju pengojë juve, aq me teper kur jemi në një shtet shembull ne botë për demokraci dhe tolerancë, qe rrespekton gjuhet e huaja.

Nëse emri i Zvicres nga mediat vendore perdoret ne dy-tri gjuhe (Schveiz, Suisse, Svizzera..) pse t’mos perdoret edhe emri i « Kosovo » në shqip Kosovë? 

Meqë ne pjesen frankofone, Zvicrës i thonë « Suisse » apo në pjesën gjermanofone Zvicres i thone « Schweiz » pse atehere mediat zviceran t’mos e përdorin emrin e Kosovës drejtë, ne shqip Kosovë apo Kosova dhe jo sikur deri me tash « Kosovo ». E bemë kete kerkesë, jo pse jemi kunder nje gjuhe, por thjesht për shkak rrespektimit te popullates shumice ne Kosovë. Nuk mund ta shkruajmë emrin e Kosovës « Kosovo » për hater te 100 mije serbeve ne Kosovë, duke shkelur, duke diskrimunuar ne anët tjeter mbi 2 milionë albanofone tjerë në Kosovë dhe Zvicër ?!

E beme kete kerkese edhe per nje aresye tjeter, jo vetem qe nderoni dhe rrespektoni komunitetin me te madh albanofon ne Zvicer por edhe perfaqesusit e insitucioneve te Kosovës (qe Zvicra e ka njohur si shtet me 27 shkurt 2008) te cilet sa here vizitojne Bernin, Gjeneven apo Davos-in emri e Kosovës  e pedorin ne shqip Kosovë e kurrenjëhere jo « Kosovo », meqe ashtu perdoret ne Beograd, kurse ne Prishtine e Tirane përdoret ne shqip « Kosovë »! Në fakt para ca vitesh emrin Kosovë e kishim përdorur në gjuhen shqipe për here te pare ne nje gazete zvicerane, në një shkrim ne « Tribune de Geneve » (shiko foton) cka ishte mirëpritur dhe pèërshëndetur gazeta ne fjalë nga mijëra shqitarë te kantonit, ne Zvicer dhe nga ballkani.

Nëse Zvicra u ndalon shqiptarët te bejne simbolin e shqiponjes, nese emrin e Kosovës vazhdon ta përdore serbisht « Kosovë » mund te zemrojne rreth 400 mije albanofonë në Zvicër edhe pse ndoshta mund te hidherojne 20 mije serbë ne vendin tuaj. Sikur Zvicra t’mos e kishte njohur Kosovën, sigurisht kete kërkese nuk do t’ju kishim bërë fare. Do ishte ngjajshem sikur Serbise t’i kërkonim qe emrin e Kosovës ta perdorin ne shqip si Kosovë edhe pse logjikisht do te i ishte e drejtë! Pra, kolegë të dashur zviceranë, nëse Serbia nuk na rrespekton, bile ju na rrespektoni qe emrin « Kosovo » në mediat e juaja ta përdorni në gjuhën shqipe KOSOVË !.. Danke – Merci !..

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...