5 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Le Canton27.ch nga Praga: Nga punimet e dites se pare te samitit Europian. Dr.Vjosa Osmani dhe Edi Rama po prezentojne denjesisht dy shtet shqiptare

Pragë, 6 tetor -Sot ne kryeqytetin cek, në Pragë po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian. Prr dy dite rresht do qendrojne kokokevme koke lidert evropian (6 dhe 7 tetor) në Pragë të Çekisë do të diskutojne për luftën në Ukrainë dhe për implikimet e saj në fusha të ndryshme të politikave.

Ketu pos presidentes shqiptare nga Kosova dr.Vjosa Osmani, ne kete samit evropian do marre pjese edhe kryeministirt Edi Rama, njofton drejpersedrejti nga Praga i derguari special i gazetës zvicerane Le Canton27.ch ne samitin e Prages.

BE ka ftuar 17 vende jo anëtare në samitin e Pragës, të pranishme jane edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas gazetes zvicerne Le Canton27.ch motja e ketij samitit evropian ne Prage do te je: Paqja dhe siguria, energjia, ndryshimet klimatike, situata ekonomike, si dhe migracioni dhe mobiliteti”, janë temat që do të diskutohen në takim.

Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në samitin e parë të Komunitetit Politik Europian në Pragë në mesin 44 krerëve të vende të kontinentit europian.

Për nismën që e propozoi presidenti francez, Osmani tha se është e rëndësishme dhe se trajton barabartë të gjithë pjesëmarrësit.

“Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë. Jam këtu për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë platformë të re e të rëndësishme ku të gjithë ne jemi të barabartë dhe do të kemi mundësinë për t’u dëgjuar zërat tonë, si dhe për të sjellë ide dhe për të marrë pjesë në veprime kur vjen puna te sfidat e përbashkëta”.

Osmani para gazetarëve tha se ajo me të cilën janë duke u përballur është e vështirë dhe se sfidat janë të mëdha, por tha se është e bindur që nëse “ne qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të kemi sukses në përballje me secilën sfidë”.

Samiti nisi punimet nga ora 13:00.

Presidentja Osmani dje ka pasur rreth 30 takime me lidere boteror. Siç ka mësuar gazeta zvicerane Le Canton27.ch qe po ndjek perseafermi punimet e samitit evropian ne Prage, presidentja Osmani në Prage po zhvillone nje aktivitet te dendur politik dhe diplomatik me lidere evropian e cila po lobin per njohje te reja por edhe liberalizimin e vizave si dhe anetaresimin e Kosoves ne Keshillin Evropian dhe Interpol!…

Takimin e pare ajo sot e ka nisur me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ky samit u ftua nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Europë.

Në takimin në Pragë, Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Ajo tha se në platformën e re, të gjithë përfaqësohen në mënyrë të barabartë dhe është vend për të sjellë ide për të tejkaluar sfidat e përbashkëta.

“Ajo me të cilën po përballemi është sfidë e madhe, por jam shumë e bindur se nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të tregojmë sukses”, tha presidentja Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë arritjes në samitin e Bashkësisë Politike Evropiane në Pragë të Republikës Çeke.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ideja e Bashkësisë Politike Evropiane është një ide e kamotshme, që po rilind në kohë krizash.

“Shpresoj të mos kemi nevojë për kriza për të pasur takime sërish. Shpresoj të shfrytëzojmë këtë takim e të vazhdojmë të ndërtojmë diçka të rëndësishme për komunitetin e madh evropian”, tha Rama.

Në takimin në Pragë, Serbia është i vetmi shtet që ka perspektivë të qartë për anëtarësim në BE dhe që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Zyrtarët evropianë të përfshirë në organizimin e samitit kanë konfirmuar se presin që ky takim të jetë një mundësi ku Beogradit zyrtar do t’i kërkohet sërish të respektojë politikën evropiane të sanksioneve kundër Rusisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha gazetarëve para fillimit të samitit të Pragës se nuk ka frikë nga « ata që kërcënojnë Serbinë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se përgjigja ndaj liderëve evropianë do të jetë e denjë, e përgjegjshme, serioze dhe e gjerë”.

Në margjinat e samitit janë paralajmëruar takime të ndara, ndër to edhe takimi i përbashkët i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholtz, ndërsa edhe Aleksandar Vuçiq do të takohet veçmas me liderët gjermanë dhe francezë.

Macron kishte dhënë idenë e krijimit të Bashkësisë Politike Evropiane në muajin maj të këtij viti. Ai dhe shtetet e tjera që e mbështesin këtë nismë thonë se nuk duhet të shihet si zëvendësim i procesit të zgjerimit të BE-së.

Presidenti i Francës po ashtu ka thënë më herët se kjo platformë ka për qëllim të lehtësojë shkëmbimet midis shteteve të BE-së dhe atyre që janë jashtë bllokut, përfshirë edhe ato që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Më 7 tetor, kryeqyteti çek do të jetë nikoqir i një samiti joformal të BE-së që gjithashtu do të mbahet në Kështjellën e Pragës. Liderët nga 27 shtetet anëtare do të bisedojnë për sanksionet e Rusisë, për krizën energjetike, teksa kontinenti pritet të përballet me një dimër të vështirë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Pragë të Çekisë.

Në një postim në Facebook, presidentja Osmani ka publikuar disa fotografi ku shihet duke takuar disa nga liderët evropian.

Ajo me këtë rast ka thënë se në këto takime ka shprehur përkushtimin e Kosovës për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!

“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!”

Osmani në Samitin e Pragës: Vetëm të bashkuar mund të përballemi me sfidat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Pragë të Çekisë.

Pas pritjes zyrtare, Osmani u prononcua para gazetarëve, për çka tha se ky samit joformal është jo platformë e re e rëndësishme evropiane, ku të gjitha shtetet janë të barabarta dhe do të kenë mundësi të dëgjohet zëri i të gjithëve.

Osmani: Nëse qëndrojmë të bashkuar do të jemi në gjendje të përballojmë sfidat

“Duke qenë këtu në këtë ditë të rëndësishme për kontinentin evropian, unë jam këtu në emër të Republikës së Kosovës për të përfaqësuar vendin tim në këtë platformë të re, të rëndësishme, ku secili prej nesh në baza të barabarta do të ketë mundësinë që zëri ynë të dëgjohet, si dhe të sjell ide dhe të marrë pjesë në veprim kur bëhet fjalë për sfidat e përbashkëta me të cilat po përballemi, si dhe veprimet që do të ndërmarrim kur bëhet fjalë për përballimin e këtyre sfidave. Me padurim pres pjesëmarrjen në diskutime, si dhe takimet dypalëshe me liderët e Evropës, sigurisht, ajo me të cilën përballemi është e madhe, sfidat janë të mëdha, por jam shumë e bindur se nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të jemi të suksesshëm në përballje me secilën prej këtyre sfidave”, tha ajo.

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...