Javen qe shkoi ne Trtive u vu gur-themelit i Korridorit 8 në Tetovë ne mesin e personaliteteve te larta shteterore mori pjese edhe biznesmeni dhe humanisti i njohur shqiptar Lazim Destani i ftuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Në këtë ngjarje, ku dita e sotme u quajt historike, morën pjesë autoritete qeveritare nga tre vendet e rajonit që i përshkon ky Korridor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.
Realizimi i këtij investimi kapital për modernizimin e infrastrukturës rrugore që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, që lidh portet shqiptare të Durrësit e të Vlorës me portet bullgare të Varnas dhe Burgasit, do të mundësojë rritjen e zhvillimit ekonomik, kushte më të mira për zhvillim biznesi, por edhe jetë më cilësore dhe lidhje me Korridoret kryesore europiane.
Me përfshirjen e Korridorit 8 në rrjetin TEN-T (Rrjeti Trans-Europian i Transportit), për herë të parë infrastruktura e Ballkanit Perëndimor është pjesë integrale e korridoreve europiane.
Krahas të mirave që i sjell gjithë rajonit, për trojet tona Korridori 8 është me rëndësi strategjike. Qarkullimi i lehtë dhe i shpejtë i njërëzve dhe mallrave në masë të madhe do ta bëjë ndryshimin e ritmit të zhvillimit ekonomik, shoqëror e të gjithmbarshëm të vendeve tona.
Për zhvillimin e një vendi, autostradat janë si arteriet për trupin e njeriut.