14 C
Berne
jeudi 13/06/2024

Lazim Destani në Bruksel: Sot në Parlamentin Evropian diskutuam për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e Shqipëri si dhe integrimin e tyre në BE

Bruksel, 6 dhejtor -Filantropi, afaristi  dhe veprimtari i njohur i ceshtjes sonë kombëtare z. Lazim Destani ka qenë i ftuar nga Parlamenti Evropian në takimet e fundit që janë mbajtur në Bruksel me moton “Mbarimet dhe Fillimet”. Gjate vizites se tij ne Bruksel, ai ka zhvilluar nje aktivtet te dendur politik dhe diplomatik me zyrtarë te larte te PE-së. Në Parlamentin Evropian në mesin e shumë politikajve z.Destani është takuar edhe me eurodeputetin austriak, Lukas Mandl, i cili është përkrahës i madh i Kosovës, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Zyrtaret e Parlamentit Evripian siguruan z.Desatni se Brukseli do te bejë më shumë ne avancimin e proceseve demokratike ne Kosovë, Shqiperi dhe Maqedoninë Veriore

Gjate ketyre takimeve që ka pasur me lidershipin evropian, z.Destani aty është diskutuar edhe zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, e veçmas në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e në Shqipëri, si edhe mbi integrimin e tyre në BE.

“Mësimet nga e kaluara por edhe nga e tashmja duhet t’i shërbejnë rritjes së vlerave dhe forcimit të marrëdhënieve tona universale. Takimet me miq nga Parlamenti Evropian si dhe me miq nga lidershipi i vendeve të shumta pjesëmarrëse janë gjithmonë me peshë për vendet tona. Me shumë miq këtu diskutuam mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, e veçmas në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e në Shqipëri, si edhe mbi integrimin e vendeve tona në familjen e madhe evropiane”, ka dekalruar z.Destani për gazeten zvicerane Le Canton27.ch pas ketyre takimeve ne PE ne Bruksel. 

« Pata kënaqësinë e pjesëmarrjes në këto takime te sesionin me moton « Mbarimet dhe Fillimet » në kohë sfidash globale eventet si këto janë të rëndësishme e frytdhënëse pasi në to shkëmbehen përvoja e dalin mendime konstruktive në dobi të ekonomisë e të politikës në përgjithësi. Mësimet nga e kaluara por edhe nga e tashmja duhet t’i shërbejnë rritjes së vlerave dhe forcimit të marrëdhënieve tona universale… » ka shtuar z.Destani

Lazim Destani po ashtu ka zhavuiluar takjime tjera me miqe dhe zyrtare tjerë të BE-dhje nga Parlamenti Evropiam si dhe amabsadore e lidershipi i vendeve të shumta. Sipa sz.Destani me ne Bruksel sot diskutuam mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, e veçmas në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e në Shqipëri, si edhe mbi integrimin e vendeve tona në familjen e madhe europiane.

Derniers articles