10.3 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Tensionohet situata në Veri të Kosovës: Sulmohet me armë Policia e Kosovës në komunën e Zveçanit. Ka të plagosur

Mitrovice, 8 dhjetor -Pas samitit te BE-së ne Tiranë ku mori pjese edhe presidenti serb Aleksander Vucic i cili foli me tone kercnuese, situata ashtu e brishtë edhe me eshte tensionuairt ne Veri te Kosovës. Policia e Kosovës njoftoi se një pjesëtar i saj është lënduar sot ne oret e vona të para mesnatës, nga një sulmi të armatosur në veriun e Kosovës, njofton nga vendi ngjarjes korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ndyrshe, ministri i Puneve te Brendshme te Kosovës  Xhelal Sveçla, ka thënë se pas sulmeve në veri të vendit, Policia ka shtuar prezencën policore për të ofruar siguri për qytetarët. Ai ka bërë thirrje që të “gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”.

Në një njoftim të policisë, nder tjera thuhet se « sulmi ka ndodhur reth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit. Policia njoftoi se njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është dërguar transportuar për ti ofruar ndihmë mjekësore. »

Shefi i Kabineti të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, Blerim Vela ka reaguar ku ka ngritur shqetësimin e tij, ku ka e ka akuzuar Serbinë së është duke bërë veprime të fshehta

Ned Veri te Kosovës gazeatri Le caton27.ch ka pare lëvizje të automjete të forcave nderkombëtare KFOR-it dhe EULEX-it duke qarkulluar ne rajon. Banorët e këtushëm kanë bërë të ditur se tashmë ndihen më të sigurt me prezencën e policisë.

“Regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të tij ilegale në Kosovë. Në kërcënimin e hapur për të përdorur forcat policore për të kryer agresion kundër Kosovës. Sipas librit të lojërave të Rusisë, ky është një kërcënim flagrant për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin në Kosovës dhe rajon dhe më gjerë”,ka shkruar Vela në Twitter, trasbmetion gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Shefi ashtuquajtur i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë komentet e saj mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit. Ajo thotë se “situata në veri është alarmante » derisa elaboron që serbët lokalë nuk kanë mbrojtje të Policisë.

“Në vakumin e sigurisë të shkaktuar nga një vendim i pamatur i Aleksandër Vuçiq, tashmë jemi dëshmitarë të tentativave për grabitje dhe kolaps të përgjithshëm.” – ka thënë ajo.

Trajkoviq ka akuzuar Vuçiqin për largimin masiv të zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit, derisa ka bërë thirrje për rikthimin e policëve serbë “urgjentisht” në shërbim.

Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës shtoi prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës, ku ditëve të fundit janë shpeshtuar incidentet, por pa pasoja në njerëz.

Policia e Kosovës, po qëndron ne Veri të vendit pas situatës së tensionuar sot e disa ditë që po mbizotron atje.

Mësohet se përkundër situatës së tensionuar, trupat policior janë shpërndarë gjithandej veriut, në gjendje gatishmërie për të ruajtur stabilitetin në vend. Ata shihen të armatosur e të paisur me mjete të rënda.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore.Lajmi i fundit: Sulmohet me armë Policia e Kosovës në komunën e Zveçanit

 

Derniers articles

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...