15.1 C
Berne
vendredi 2/06/2023

Një delegacion i Federatës së Gazetarëve Evropian nga Brukseli dhe përfaqësues të organizatave nga Strasbourgu dhe Gjeneva, vizitojnë Kosovën e Shqipërinë

Nefail Maliqi, gazetar nderkombëtare ne Gjenevë. Kryeredaktor i gazetes zvicerane Le Canton27.ch
Bruksel, 11 nentor -Nga 15 dhe 18 nëntor 2022, partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës se bashku me kreret e shoqatave te gazetareve evropiane dhe perfaqesues te organizatave nderkombëtare nga Brukseli, Strasbourgu dhe Gjeneva do të vizitojnë Kosovën dhe Shqipërinë kater dite rresht, për të vlerësuar gjendjen aktuale të lirisë së mediave, mbrojtjen e gazetarëve, varsjet e 14 gazetareve pas luftës në të dy vendet dhe mos ndëshkimi i autorëve, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) do t’i bashkohet misionit së bashku me ARTICLE-19, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, Unionin Evropian të Transmetuesve, Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Institutin Ndërkombëtar të Shtypit dhe Reporterët pa Kufij.
Organizatat partnere do te zhvillojne nje ser takimesh me kryeministrat përkatës, ministra, përfaqësues të komisioneve parlamentare të medias, autoritetet gjyqësore, zyrtarët lokalë, organet rregullatore, transmetuesit publikë dhe organizatat e shoqërisë civile.
« Gjatë këtij lloj misioni, ne kërkojmë sistematikisht takimin me Kryeministrin. Në Kosovë nuk do të jetë e mundur, sepse ai është jashtë vendit, por kemi një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Beslimi, ministrin e Brendshëm Xhelal Svecla dhe ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Nga pala shqiptare, Edi Rama ende nuk i është përgjigjur kërkesës sonë. Por kemi edhe takime të planifikuara dhe të konfirmuara me organizata gazetarësh, gazetarë dhe botues, autoritete gjyqësore, parlamentarë, rregullatorë, ambasadorë europianë, autoritetet policore, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, komisionerët e informacionit… » ka thëne për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch z.Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshem i Federates  se Gazetarëve Evropian (EFJ) me seli ne Bruksel.
Gazeta zvicerane Le Canton27.ch po ashtu ka mesuar se se gajhte qednrimit ne Prishtine dhe Tiranë delegacioni prej me shume se dhjete anetaresh gjate misionit te tyre do të takohen gjithashtu me gazetarë dhe shoqata të gazetarëve me qëllim të vlerësimit të situatës në lidhje me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në Kosovë dhe Shqipëri.
Misioni katerditor ne Kosovë dhe Shqipëri i krereve te shoqatave te gazetareve evropiane me perfaqesues te organizatave nderkombëtare nga Brukseli, Starsbourgu dhe Gjeneva synon të adresojë sulmet kundër gazetarëve, rastet e mosndëshkimit, kërcënimet ligjore dhe aspekte të tjera të lidhura me sigurinë e gazetarëve, pavarësinë e mediave dhe transmetuesve të shërbimit publik.
Pas misionit, partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës do të bëjnë publike rezultatet e misionit të tyre në Kosovë dhe Shqipëri, duke përfshirë rekomandimet për qeveritë dhe politikëbërësit.
Pas tere ketij aktiviteteti, takimrbe dhe bisedime e me personalitet dhe irganizatat ne Kosove e Shqiperi do të mesoni me shume gjate fu konferencave për shtyp të planifikuara për t’u mbajtur më 16 nëntor në h. 14.30 -15:30 në Hotel Sirius në Prishtinë dhe më 18 Nëntor në h. 14.30-15:30 në Hotel Rogner në Tiranë.

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...