13.7 C
Berne
dimanche 4/06/2023

Ky person nga Shqipëria e paditi zviceranin Dick Marty për «shtëpine e verdhe» (trafik organesh) por Tirana zyrtare e stopoi

Bernë, 17 prill -Në dhjetor të vitit 2010 gazeta zvicerane “Le Tiemps” publikoi një intervistë me një ekspert të OKB-së të quajtur Jose Pablo Baraybar, antropolog dhe hetues në misionin e të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë” në Shqipëri, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Raporti i Dick Marty pretendonte se kjo shtëpi ishte një bazë të UÇK-së ku ishin kryer transplante ç’njerëzore me organet jetike të pengjeve serbë. Në shkrimin e gazetës zvicerane, eksperti Baraybar citohej se të kishte thënë se gjatë hetimeve që kishte kryer në “Shtëpinë e Verdhë” shoqërohej nga Lulzim Basha si përkthyes.

Mbi bazën e raportit të Martyt është themeluar edhe Gjykata Speciale në Hagë, e cila tashmë veçse ka nisur t’i ftojë për intervistim ish-krerët e UÇK-së. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk u pyet në Hagë për raportin e hetuesit të të drejtave të njeriut Dick Marty-t për trafikimin e organeve gjatë luftës së UÇK-së dhe ekzistencën e ‘Shtëpisë së verdhë’ në Shqipëri, ku edhe akuzohet se ndodhte trafiku, raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Por, ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, ka thënë se Tribunali i Hagës i ka zhdukur dëshmitë për të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë”.

Përveç “Shtëpisë së Verdhë” në Burrel, edhe Fushë-Kruja përmendej nga Dick Marty si vend ku ushtarët e UÇK-së kishin « kryer trafikim organesh. » Në mesin e këtyre akuzave përfshihej edhe shtëpia e Imer Bramës nga fshati Buraj në Fushë Krujë.

Ai në një rrëfim për mediat shqiptare, ka treguar se shtëpia e tij asnjëherë nuk ishte lëshuar as për refugjatë. Kjo pasi fshati ishte i largët, pa rrugë e pa rrymë.

“Në vitin 1999 shtëpia sa ishte ndërtuar. Kati i parë ka qenë hangar duhani. Unë e kam përdorur nga viti 1994 deri në 1999 mobilieri, sipër jetojshim. Është punuar mobilieri. Në vitin 1999 këtu kanë qëndruar punëtorë qëkanë punuar. Janë dëshmitë që e pata lidhur energjinë elektrike”, deklaroi ai, ction  Le Canton27.ch

Brama e kishte paditur Dick Martyn pasi e kishte përmendur shtëpinë e tij si vend ku ishte kryer trafik organesh. Megjithatë, padia u rrëzua pasi Gjykata e Tiranës nuk kishte kompetencë për trajtimin e saj.

“Raportin e Dick Martyt e kam hudhur në gjyq, këtu nuk figuron gjykata. E kam akuzuar për akuzë të rremë dhe ulje morali. E kam kërkuar dëmshpërblim. U mbajtën dy seanca, dhe e hudhi gjykata tha shko në Strasburg se nuk këna kompetenë më tepër”, tha ai.

Ne mars tevititi 2011 përfaqësues të diplomacisë shqiptare dhe serbe jane perplasur permes replikave në sesionin e Këshillit të OKB-së, që po mbahej në Gjenevë. Atëbote, Edith Harxhi, diplomatja e pare shqiptare që mbrojti UCK në OKB. Ajo ju përgjigj propagandës së Beogradit duke i thënë ministrit serb: Mbylle gojen, mos gënjejë!

Raporti i deputetit zviceran Dik Marti ka sunduar debatet mes Ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremic dhe zëvendës ministres së Jashtme shqiptare, Edit Harxhi në sesionin e Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut. Zv.ministrja e Jashtme shqiptare, Edit Harxhi tha se « pala shqiptare e votoi vetë rezolutën e Parlamentit Europian dhe është e hapur për hetime për t’i dhënë fund kësaj shpifjeje.. » percjell gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Carla Del Ponte ne vitit 2016: Thaci nuk ka lidhje me trafik organesh (VIDEO)

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë për krime luftë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Bëhet fjalë për 100 persona të vrarë, rrahur e torturuar.

Por, kohë më parë, në vitin 2016, ish-prokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, kishte dhënë një intervistë për gazetarin te njohur ne Gjenevë, sor redaktor i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27,ch e cila ishte publikuar në Radio Televizionin e Kosovës.

Gazetari: Ju ishit kryeprokurore e TPI-së për disa vite me radhë, komuniteti ndërkombëtar ka bashkëpunuar vazhdimisht me Hashim Thaçin, emri i ë cilit përmendet në një raport të Dick Marty, raport ky i cili nga liderët dhe shqiptarët është cilësuar si spekulativ dhe i njëanshëm ?

Carla del Ponte: Jo, jo.. unë nuk kam përmendur në librin tim Hashim Thaçin dhe nuk implikoj atë në trafik organesh.

Nëse ka përmendur dikush, emrin e Hashim Thaçit, ai është Dick Marty. Për mua zoti Thaçi s’ka të bëjë asgjë me ketë aferë.

Gazetari: Domethënë ju Thaçin nuk e akuzoni, ai është i pastër?

Del Ponte: Jo, jo kurrsesi nuk e akuzojmë bile me të njihem nga Dejtoni, atje jemi takuar e kemi biseduar.

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...