4.6 C
Berne
mardi 28/11/2023

Kurti në Stuttgart: Mërgata është ura jonë me BE për investime dhe progres

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar së fundi në Stuttgart të Gjermanisë.

Me këtë rast, Kurti tha se ka takuar bashkatdhetarë të shumtë të cilët i ka falënderuar që i janë përgjigjur ftesës së tij për të bashkëbiseduar mbi mundësinë e bashkëpunimit, bashkëveprimit, për zhvillimin e demokratizimit të Kosovës, për integrimin pa asimilim të shqiptarëve jashtë atdheut.

Mërgata jonë janë ura jonë me Bashkimin Evropian për investime dhe progres. Në takimin me ekspertët e fushave të ndryshme e kyçëm virtuelisht edhe Besnik Bislimin, në takimin me mjekët dhe specialistët shëndetësorë e kyçëm Arben Vitinë, kurse në takimin me shoqatat kultutore shqiptare e kyçëm Liza Gashin. Një takim të veçantë pata edhe me biznesmenë shqiptarë e një tjetër me kryesinë e VETËVENDOSJE!-s e aktivistë të tjerë”, tha Kurti.

Tutje ai shtoi se diskutimet ishin të frytshme, idetë e propozimet e shpalosura gjithsesi të vlefshme, sidomos tani që po përpilojmë programin dhe planin e Qeverisjes Alternative.

“Intelektualë, profesionistë dhe ndërmarrës shqiptarë në Gjermani japin një kontribut të përditshëm në shoqërinë gjermane dhe mbledhin përvoja të rëndësishme që mund e do të na shërbejnë për arritje e përparim në vendin tonë. Nga luftimi i pandemisë te sigurimet shëndetësore, nga siguria e investimeve te ligjet mbi financat, nga mësimi i shqipes te diplomacia kulturore, u trajtuan gjerë e gjatë. Ruajtja dhe kultivimi i vlerave tona kombëtare është obligim i yni i përbashkët. Në keto takime u konfirmua pesha dhe roli i mërgatës sonë”, përfundoi Kurti./Njeshi

Derniers articles

Në Vienë po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit – Feston edhe 100-vjetorin e themelimit të saj

Gazetari Nefail Maliqi nga Austria / Nga i derguari yne special ne Asamblene gjenerale te Iterpolit ne Viene Vienē, 27 nentor (Nefail Maliqi) -Organizata më e...

Në Kosovë është hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ne kete evenment, filantropi Lazim Destani bashkon krerët e shtetit e Kosovës me liderët...

Prishtinë, 25 nëntor -Pas aktiviteteve dyditëshe në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë, ne Kosovë eshte hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane...

Cila është historia e vërtetë e BLACK FRIDEY? E premte e zezë”?

Berne, 24 nentor - Black Fridey ka rrënjë më të errëta nga sa mund të imagjinoni. BLACK FRIDEY (E premtja e zezë) jo vetem...

Zvicra dhe Kosova në të njejtin vit (2030) mbajne Lojerat Olimpike

Brrne, 24 nentor -Një “po” e qartë nga Parlamenti Sportin ju dha për Lojërat Olimpike Dimërore 2030 në Zvicër. Ndryshe edhe Kosova pi at...

Tri poezi per Nanën nga poetja e re Ferdane F.Sahiti

Ferdane F. Sahiti A ma ban Hallall oj Nanë Nanë u nisa sot edhe unë nanë u nisa nanë drejt ksaj rruge që kurrë se kam dashtë. Nanë, u nisa...