5.3 C
Berne
jeudi 18/04/2024

BE nuk ka të drejte që Kosovën ashtu të izoluar (pa viza) ta shëndrrojne në një « Guantánamo » te re në Evropë. Para Danimarkës edhe Zvicra ështe dakorduar te dergoj te burgosurit ne Kosovë?!

Bernë, 19 dhjetor -Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ishte mediumi i pare albnanofon qe dha lajmin, duke ju referuar burimeve nga qeveria daneze per degimine e te burgosurve ne Kosovë te titulluar « Kopenhaga do të dërgojë mbi 300 të burgosur të huaj në Kosovë ». Lajmi ne fjale pat jehone ne Kosovë, cka pasuar edhe reragime te shumta ne media ku disa e mirëpriten e disa e kritikuan.

Kujdes, Evropa t’mos i grumbulloj kriminelët në Kosovë, ashtu të mbushur me kriminelë. Para Danimarkës edhe Zvicra ështe dakorduar te dergoj te burgosurit ne Kosovë?! Megjithëse, Zvicra e justifikohet, sespe te brugosurit jane kosovare

E të enjten e kaluar për këtë marrëveshje kane folur edhe autoritetet nga Qeveria e Kosovës. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha javen e kaluar se Danimarkës t’i jepen me qira 300 qeli në qendrën korrektuese të Gjilanit. Sipas minstres kosovare « juemi marrur vesh që të burgosurit të mos jenë të dënuar për vepra të terrorizmit ose që kanë probleme mendore. » Ajo nesër do ta presë ne Prishtinë homolugun e saj danez Nick Haekkerup, të finalizuar gjithçka.

Me konkretisht, sipas Raportit Botëror të Burgjeve të Universitetit të Londrës Kosova kishte 1,642 të burgosur që nga viti 2020, 97% e kapacitetit. Danimarka po reformon sistemin e saj të burgjeve me 4 miliardë krona daneze (607 milionë dollarë, 538 milionë euro) për “iniciativa të reja”, njoftoi qeveria e vendit të mërkurën, transmetoi gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Kosova sikur eshte bere toke e nemun, «qerdhe» e te zezave te Evropes e cila ka izoluar popullaten me liberalizimin e vizave. Tham qerdhe, strehimore e te zezave, sepse pas dergimit te refugjateve afgan, tash edhe Danimarka ka ndermend te dergoj mbi 300 te huj, keta nuk jane paqeruajtes, por te burgosur, hajna dhe kriminele thuajse Kosova spaska te tille, veq edhe ata po i mungoukan ?!, shkruan gazeta zvicerane ne shqip le Canton27. Ch.

Një nga iniciativat do të bëjë që shteti skandinav të paguajë Kosovën për të strehuar 300 të burgosur. Qeveria daneze tha se masa synon “të huajt e dënuar me dëbim”, të cilët do të dëboheshin nga Danimarka pasi të përfundonin dënimet e tyre. Marrëveshja u mbështet nga disa parti në të gjithë spektrin politik përpara se të shpallej nga Ministria daneze e Drejtësisë.

Veq kesaj, nëse keni parasysh marreveshjen e Qeverise zvicerane me ish-ministrin e drejtesise te Qeverise Thaci (14 maj 2012) ku parashifet qe te burgosurit kosovare te ekstradohen ne Kosove per t’i vuajtur denimet ne burgjt kosovare, shtrohet pyetja, Kosova apo a po shnderrohet ne nje “poligon” apo «strehimore» e hajnave dhe krimineleve?

Mos dhenia e liberalizimit te vizave (schengen) për Kosovën me se paku i konvenon BE-se e me shume mafias, sepse me kete rast perfiton nga kontrabanda me refugjate, me trafilun e qenjeve njerezore ku ne Zvicer dhe en vendet tjera te BE-së ne cdo vit trafikohet mbi nje mije kosovarë te cilet sigurisht ne Zvice nuk i pret puna, por shumica e tyre invlovohen ne rrjete te krimit te organizuar dhe banda te ndrymshe kriminale.

Se a ka kapacitet Kosova te mbaj keto te brugosur nga Danmarka apo nga Zvicra mbetet te shifet. Nje gje dihet se aktualisht ne burgjet e Kosovës gjenden mbi 1400 te brugosur, numer ky i cili para 2-3 vitesh ishte rreth 1700 ish.

Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch sot ne vedet e BE-së kemi mbi 20 mije te burgosur shqiptare. Vetëm në Zvicer jane rreth 3 mije shqiptare ne burgje, ku vetëm ne burgun e Gjeneves Champ-Dollon jane mbi 100 shqiptare te burogsur!  Dhe nese te gjithë keto vende evropiane do t’ui dergonin keta te burgosur në vendin e origjines, pamvaresisht nga perftimet, Kosova do te shnderrohej në nje «strehimore» e hajnave dhe krimineleve apo një « Guantánamo » e Evropës! Megjithëse, Zvicra ne kete drejtim justifikohet, sepse te marrveshja ehste me rezonable, sepse ne rajon trasefrohen të brugosurit kosovare qe don te thote se jane te gatshem, te integruar, e njohin gjuhen, traditen dhe kulturen e tyre, por edhe per familjet e tyre per vizita) ndoshta do t eishte me lehte, me mire e me lirë se sa me ardhur në Zvicer me i vizitue!

Kosova sot nuk ka luks, t’i mbikqyr te burgosurit e vete e mos te flasim per te huajt. Fundja kriminelet te gjykohen, te denohen dhe të burgosen ne vendin e ngjarjes, aty ku e kane kreyer krimin, kjo do ishte me e aresyeshme.

« Në burgjet e Kosovës, aktualisht janë 1601 të burgosur që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme.. » kishte bërë të ditur ministri i Hashim Thacit për drejtësi) Abelard Tahiri.
Ndërsa sipas drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës eshte thene se « Kosova aktualisht ka 1 430 të burgosur po vuajnë dënimin në burgjet në vend, që në krahasim me vitet e kaluar numri ka rënë deri dukshem për në 300-400 persona.. »

Derisa qeveria Kurti ne njëren anë ka premtuar se do ta luftoje krimin e organizuar duke zvogleuar numrin e hajnave dhe krimineleve ne Kosovë, duke reduktuar numrin e te burgosurve ne Kosovë, kurse ne anen tjeter Evropa e cila ka izoluar (duke refuzuar liberlizimin e vizave) po mbush Kosovën me krimienle?! duket pak pardoksale?!,  ka shkruar ne fund gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Derniers articles

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

New York/UN,  18 prill -NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e publikuar këtë të enjte ka shprehur...

Kosova pjesë e operacionit Interflex në rekurtimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

Londër, 18 prill -Mbretëria e Bashkuar thotë se ka trajnuar “më shumë se 34,000” ushtarë ukrainas. Në një publikim në rrjetin social. Në mesin...

Prishtina zyrtare: Serbia dje ndaloi 1500 udhëtarë, prej të cilëve qindra sish ishin nga diaspora kosovare, duke shkuar apo duke u kthyer nga Zvicra...

Prishtinë, 18 prill -Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbjtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe minsitri i...

Afaristi njohur shqiptar nga Davosi ne Forumin shqiptaro-zviceran në Gjenevë prezenton eksperiencën e tij në biznes

Klaudjo Fregja, i cili jeton dhe vepron në Gjenevën nderkombëtare eshte doktor shkencash ne fushën e ekonomisë, pjesëmarrës i konferencave dhe forumeve te ndryshme...

Lideri i VLEN dr. Arben Taravani dhe Kryeministri Albin Kurti vizitojnë Zvicrën, të shtunën e ardhshme në Cyrih do mbajnë një tubim i përbashkët...

Bernë, 17 prill -Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Lideri i VLEN dr.Arben Taravani gjate ukinedit te ardhshem do te vizotojnë Zvicrën....