24.5 C
Berne
samedi 10/06/2023

Pas Shqiperise edhe Zvicra nga sot anetare e KS te OKB-se

Berne, 9 qershor (Nefail Maliqi)  -Pas Shqiperise, sot edhe Zvicra është zgjedhur me 187 vota PRO anetaresimit në Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për herë të parë, njofton gazeta zvicrane Le Canton27.ch

Zvicra do të jetë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitet 2023 dhe 2024.

Me 187 vota, Zvicra barazon rekordin e rezultatit më të mirë për një vend të Evropës Perëndimore. Një rezultat i tillë është arritur veçanërisht nga Gjermania.

Ky votim përfaqëson kulmin e përpjekjeve gati pesëmbëdhjetëvjeçare të diplomacisë zvicerane.

Sipas vëzhguesve, lufta për këtë vend do të ketë qenë më e ashpër në frontin e brendshëm sesa midis shteteve të tjera. Për vite me radhë, SVP ka bërë fushatë kundër kësaj pjesëmarrjeje, duke përmendur rreziqet për neutralitetin. Kritika që janë ringjallur nga lufta në Ukrainë.

Është « një dëshmi besimi », sipas Ignazio Cassis. Gjatë një konference për shtyp, kreu i diplomacisë zvicerane vlerësoi se rezultati i mirë i Zvicrës paraqet një “dëshmi besimi në vendin tonë”. “Është një rezultat i përgatitur prej disa vitesh”, nënvizoi ai.

“Është pikërisht në kohë të vështira që vende si Zvicra mund të luajnë një rol konstruktiv dhe të mbrojnë dialogun”, këmbënguli ai, duke mos e fshehur “krenarinë”. Ai tha se ishte i bindur se Zvicra është e gatshme dhe “në lartësinë e detyrës”.

Siq kemi njoftuar, Shqipëria ka marrur presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 1 qershor, njofton gazeta zvicerane Le  Canton27.ch.  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se kjo është hera e parë që Shqipëria mban presidencën e KS-OKB-së gjatë mandatit të saj në Këshill.

Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 anëtarë, duke përfshirë pesë anëtarë të përhershëm: Kina, Franca, Federata Ruse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, dhe 10 anëtarë të zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat dyvjeçar:

Estonia (2021)
Indi (2022)
Irlanda (2022)
Kenia (2022)
Meksikë (2022)
Nigeri (2021)
Norvegjia (2022)
Shën Vincenti dhe Grenadinet (2021)
Tunizi (2021)
Vietnam (2021)

 

Derniers articles

Ismajl Kadare: Tirana dhe Prishtina duhet jo vetëm të shqetësohen, por të veprojne me shumë për shqiptaret e diskriminuar në Luginën e Preshevës

EKSKLUZIVE - Prishtinë, 8 qershor -Shkrimtari yne i njohur me renome botërore, z.Ismajl Kadare po merr pjesë në edicionin e 23-të Panairit të Librit...

Stano nga BE ja ben « dardhe » Edi Ramës rreth nje far drafti të tij për Kosovën. Brukseli i përgjigjet Ramës se « Falemnderit, por ne...

BE vlerëson kontributin e Shqipërisë, por për Asociacionin vetëm në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Lidhur me përgatitjen e draft-statutit për Bashkimin e...

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark në Prishtinë: Ështe e drejtë e Kosovës që të forcojë sovranitetin e saj dhe të kontrollojë veriun si...

Prishtinë, 9 Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, ne bisede me redaktorin per marëdhënie nderkombëtare te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka thënë...

Nefail Maliqi: Me Vokrrin ne seline e UEFA-s, punuam bashk me vite te tera derisa ja arritem qellimit. Ai mbetet ambasador i futbollit kombetar...

Para pese vitesh (3 maj 2016) gazetari yne Nefail Maliqi kumton lajmin i pari nga selia e UEFAs, rrespektvisht nga Asambleja e Pergjtishme e...

Pas terrorit në Serbi kundër fëmijeve, vazhdon në Francë. Terroristi me kryq n’qafe Abdalmasih H. bërtiti « Në emër të Jezu Krishtit », pasi masakroi fëmijet...

Gjeneve, 9  qershor -Katër fëmijë, në veçanti, u plagosën me thikë gjatë një sulmi, të enjten, 8 qershor, në Annecy (Haute-Savoie). Pas terrorin kunder...