15.4 C
Berne
dimanche 4/06/2023

Kryetari Sami Salihi kerkon nga OSBE dhe nderkombetaret ne Beograg te ndalin manipulimet serbe ne numrin e shqiptareve ne Luginen e Presheves

Shkruan Sami Salihi: Ktyetar i Kuvendit Komunal të Preshevës

Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës,

Tani së shpejti u njoftuam për rezultatet përfundimtare Entit të Statistikave lidhur me Regjistrimin e popullsisë 2022, rezultat që krijon dhe lind situata të reja në Luginë të Preshevës.

Para së gjithash dua që t’i rikujtoj institucioneve të Beogradit që në bazë të informacioneve zyrtare nga Regjistruesit dhe Instruktorët tanë të dhjetorit 2022 vetëm në Komunë të Preshevës qytetarë të regjistruar, përfshi këtu rezident dhe jorezident në Komunë të Preshevës ishin 60.568 banorë.

Gjithashtu dua t’ua rikujtoj por edhe t’i bëj thirrje ambasadave të huaja si dhe përfaqësuesve të OSBE-së që edhe banorët joresident përfshihen dhe llogariten në banorë të një vendi, kështu që Enti i Statistikave duhet me patjetër që të llogarisë edhe banorët jo resident si banorë të Komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe të mos i cungojë të dhënat zyrtare të banorëve shqiptar në këto tre komuna shqiptare.

Duke parë rezultatet e publikuar nga Enti i Statistikave, sado që të njejtat duken të zbehura dhe tendencioze, e shof të arsyeshme për një reagim i cili domosdoshmërisht po krijon një situatë të re faktike dhe juridike.
Duke parë që në dokumentin zyrtar të Entit të Statistikave në Rrethin e Pçinjës jetojnë 193.802 banorë dhe nga këta 112.011 janë serb ndërsa 56.834 janë shqiptarë, edhe pse ky numër qëllimisht është minimizuar, parimisht i bie që çdo i 3.ti banor në Rrethin e Pçinjës është shqiptar, e rrjedhimisht përfaqësimi i shqiptarëve në çdo institucion publik duhet detyrimisht e ligjërisht të bëhet në proporcion nga çdo i treti!
Duke marrë shkas nga kjo më lart, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës si dhe Kryetarit të subjektit politik Lëvizja për Reforma, PUBLIKISHT THËRRAS çdo kryetar të secilit subjekt politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, e veçanërisht përfaqësuesit politik në Tre Kuvendet Komunale të tre Komunave shqiptare – Preshevë, Medvegje e Bujanoc së bashku me intelektualë nga Lugina e përfaqësues të Shoqërisë Civile, të mblidhemi në një Kuvend gjithëpërfshirës ku unanimisht dhe urgjentisht, duke njoftuar edhe përfaqësuesit e ambasadave të huaja, e veçanërisht të SHBA-ve dhe BE-së si dhe OSBE-së, KUVEND i cili do të ketë si qëllim adresimin e kërkesave konkrete e që do të jenë: Rikthimin i Gjykatës e Prokurorisë në Preshevë, rikthimi i Administratës Policore në Preshevë, rikthmimi i Administratës Tatimore, rikthimin e Kadastrës në Preshevë, punësimi në pikat kufitare të kuadrove shqiptar dhe atë proporcional me numrin e banorëve si dhe të gjitha kërkesat legjitime e që kërkesa Ligjërisht me ligjet e këtij vendi si dhe Konventa ndërkombëtare i kanë takuar dhe i takojnë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sami Salihu (LR)
Kryetar i Kuvendit Komunal Preshevë

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...