10 C
Berne
mardi 28/03/2023

Kryetari i Parlamentit zviceran Andreas Aebi sot ne Berne ka pritur homologen e tij kosovare Vjosa Osmanin

Berne, 3 mars  (Nefail Maliqi) -Presidenti i Këshillit Kombëtar, Andreas Aebi (UDC, BE) sot ne kryeqytetin helvetik ne Berne ka pritur homologun e tij kosovar, Vjosa Osmani, njeherit presidente e Kosoves. Kjo ishte vizita e parë ndërkombëtare jashta vendit e zonjës Osmani që nga fitorja e VV dhe partisë së saj në zgjedhjet e 14 shkurtit,  njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Presidentja e Republikes se Kosoves Vjosa Osmani sot është pritur nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi.

Sipas Osmanit në këtë takim kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Zvicrës. Znj.Osmani ka faldneruar autoritet zvicerane bashke me popullin zviceran per ndihmesen e Zvicres para, gjate dhe pas luftes ne Kosove, ketu duke vequar strehimin e mbi 60 mije refugjateve si dhe kontributet dhe angazhimin e qeverise helvetike bashke me ushtaret e Swisscoy duke i kontribouar paqes dhe stabiliteti ne vendin tone.

“Prioritetet e institucioneve të ardhshme, menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik, ishin vetëm disa nga temat që i diskutuam gjatë takimit tonë shumë përmbajtjesor”, ka thene znj.Osmani pas takimit me homologun e tij zviceran.

Kjo vizitë zyrtare e presidentes Osman ishte e veçantë, seps e ishte e para pas fiotre se ygjdhjejev te fundit ne Kosove te 14 shkurtit, kur lideri kombetar Albin Kurti dhe Vjosa Osmani fituan bindshem.

Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mesuar se kryetari i parlamentit zviceran Andreas Aebi ka urur fitoren e VV dhe Vjosa Osmanin ne zgjedhjet e Kosovës të 14 shkurtit. Ata gjithashtu kane folur për masat e marra për të luftuar Covid-19 dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjate qendrimit ne Zvicer presdientja Vjosa Osmani ka takuar themeluesin e Universitetit Popullor Shqiptar në Zvicër, Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër. Ajo e ka quajtur ambasador te shqiptareve ne Zvicer. Znj.Osmani ka thene se miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë duke theksuar angazhimin e Leuenbergerut për të ndihmuar shqiptarët. Ajo po ashtu ka takuar mergintaret tane te cilet i ka falenderuar per interesomin e madhe per te marrur pjese me voten e tyre me zgjedhjet e 14 Shkurtit ne Kosove, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Vizitat me mirësjellje te Presidenti i Këshillit të Shteteve, Alex Kuprecht (UDC, SZ) dhe Këshilltari Federal Ignazio Cassis, Shefi i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme, janë gjithashtu në program.

Zvicra njohu pavarësinë e Kosovës saktësisht 13 vjet më parë, më 27 shkurt 2008. Brenda kornizës së bashkëpunimit me Evropën Lindore, shteti i ri është një nga vendet me përparësi të Drejtorisë së Zhvillimit dhe të Bashkëpunimit. Përveç kësaj, ushtria zvicerane ka qenë e angazhuar që nga viti 1999 në një mision për të promovuar paqen në Kosovë.

Në qershor të vitit 2020, Parlamenti Zviceran zgjati angazhimin e Swisscoy, i cili do të ketë gjithashtu 195 ushtarë, deri në vitin 2023. Kështu, Zvicra dhe Kosova tashmë mbajnë lidhje të ngushta, veçanërisht për shkak të diasporës së madhe kosovare në Zvicër. Vizita zyrtare e zonjës Osmani dëshmon për dëshirën e të dy shteteve për të forcuar marrëdhëniet e tyre bilaterale edhe në nivelin parlamentar.

 

Derniers articles

Zgjedhjet parlamentare ne Zvicër. Me 2 prill ne Kantonin e Gjenevës garojne për deputetë edhe 13 kandidatë shqiptarë

Gjenvë, 28 mars (ATV: Nefail Mlaliqi ) -Ne muajin prill te ketij viti ne disa kantone te Zvicrës do mbahen zgjdhjet parlamentet. Sikur ne...

Policia-drejtesia, Poggia dhe Bonfanti: Zero tolerance perballe krimeve në kantonin e Gjenevës!

Këshilltari Shtetëror Mauro Poggia dhe Komandantja e Policisë së Gjenevës Monica Bonfant Gjenevë, 27 mars  (Nefail Maliqi) -Statistikat e policisë tregojnë një rritje prej 15%...

Gjykata federale i merr pasaporten zvicerane nje kosovari, me ket arësye..

Nerne 27 mars -Gjykata Administrative Federale konsideron se një kosovar ka fshehur fakte gjatë natyralizimit të tij të zakonshëm. Mesohet de kosovari u fut në...

Presheva i ankohet ambasadorit amerikan Hill, për politikat antishiptare te Beogradit ne Luginë, si dikur Kosova ne kohen e Miloshevicit!

Preshevë, 27 mars -Deputeti i vetem shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot në Bujanoc me ambasadorin e SBA-ve në Serbi, Christopher...

Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit serbe

Për ta nderuar gjakun e derdhur lum të bijëve dhe bijave tona më të mira që derdhën lumenj gjaku për çlirimin e Kosovës dhe...