18 C
Berne
dimanche 26/05/2024

Kryeministri shqiptar Albin Kurti u prit sot nga Papa Françesku, merr mbështetje nga Vatikani

Vatikan, 22 qershor -Kryeministri shqiptar Albin Kurti, sot është takuar me Papa Françeskun në Vatikan gjatë vizitës së tij zyrtare në këtë vend. Kurti më pas u nis drejt Brukselit për të diskutuar rrugët e tejkalimit të krizës në veri të Kosovës, me ftesë të shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit më herët, përveç se me Papa Françeskun, Kurti kishte në agjendë edhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.

Njoftimi i plotë:

Në këtë takim të përzemërt, në mëngjesin e ditës më të gjatë të vitit, siç veçoi kryeministri në takim, ai u shpreh falënderues dhe shumë i lumtur për mikpritjen kaq dashamirëse.  

Ai tha se Republika e Kosovës është e përcaktuar për paqe, dialog dhe bashkëpunim. Me Papa Françeskun, biseduan për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku asaj i erdhi thirrja për devocion, dhe për bashkëjetesën multi-fetare në Kosovë. Kryeministri më tej e njoftoi Atin e Shenjtë edhe për suksesin demokratik dhe ekonomik të vendit, dhe për arritjet e qeverisjes së deritanishme, duke theksuar faktin që jemi qeveria e parë që po ndanë shtesa për nënat lehona dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeç, si politikë mbështetëse për ta. 

Për besimin e tij, kryeministri Kurti tha se politika është shërbim, teksa e ftoi Shenjtërinë e tij, Papa Françeskun që ta vizitojë Kosovën, pas rikuperimit të shpejt dhe të mirë nga operacioni kirurgjik që kishte së fundmi.

Ata u pajtuan se duhet që përherë të jemi pranë e me popullin i cili ka nevojë për dashuri dhe drejtësi. 

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e kryeministrit Kurti në Vatikan dhe takimi i parë i tij me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun.Image

Derniers articles