2.9 C
Berne
mardi 23/04/2024

Zv.presidenti i Zvicrës, Alain Berset takoi kryeministrin kosovar Albin Kurtin ne Davos. Berna e gatshme te mbeshtes ne integrime evropiane

Nga takimi i zevendes presidentit te Zvicres z.Alain Berset me patroni i Qeverise se Kosovës Albin Kurti ne Forumin Ekonomik Boteror (Foto Le Canton27.ch)

Davos, 24 maj (Nefail Maliqi) -Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset, gjatë Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos. Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta miqësore dhe lidhjet e ngushta njerëzore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Zëvendëspresidenti Berset tha se Republika e Kosovës është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane, njofton Nefail Maliqi nga Davosi redaktori i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch i cili eshte i vemti gazetar shqiptar ne mesin e 300 kolegeve zvceran dhe te tjereve nga mbare bota qe po ndjekin kete forum boteror.

Kryeministri Kurti ne Samitin boteror ne Davos po zhvillon nje aktivitet te dendur me lidere politike dhe nga fusha e biznesit

Nefail Maliqi, Le Canton27.ch
(Nga i derguar special ne Forumin Ekonomik Boteror ne Davos)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në diten e dyte ne Forumin nderkombetar ne Davos te Zvicres i shoqeruar nga ambasadori ne Berne Sami Ukelli, po zhillon nje aktivitet te dendur ekonomik dhe diplomatik nga takimevte shumta me lidere, politik dhe te tjere nga usha e biznesit, njofton drejtpersedrejti nga Davosi gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Takimi i samitit boteror ka ne fokus Ukrainen por njekohesisht po përqendrohet rreth temës Historia në një pikë kthese: Politikat qeveritare dhe strategjitë e biznesit. Përveq Ukraines ne kete samit po behet fjale edhe per zona tjera te krizave si dhe pr ato postkonflktuoze siq eshte ballkani, ku po marrin pjese dhe lidertet nga atje.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mesuar se z.Kurti gjate qendrimit ne Samitin e Forumit Ekonomik Boteror (WEF) po zhvillon nje aktivitet te dendur politik dhe diplomatik me nje ser takimesh me personalitete boterore dhe perfaqesues te organizatave nderkombëtare. Kurti njekohesisht ne ketë samit boteror do te loboj edhe per anëterësimin e Kosoves ne KE sikur edhe ate ne Interpol.

Takimi i Kryeministrit Kurti me zëvendëspresidentin Berset: Zvicra mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset, gjatë Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos.
Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta miqësore dhe lidhjet e ngushta njerëzore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Zëvendëspresidenti Berset tha se Republika e Kosovës është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane.

U theksua zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për interesat dhe çështjet e përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik i Kosovës dhe stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor. U vlerësua angazhimi prej shumë vitesh i Zvicrës në arritjen e këtyre objektivave, që reflektohet edhe në programet e bashkëpunimit zhvillimor dhe mbështetjes së paqes.

Zëvendëspresidenti Berset konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Zvicrës për aplikimin zyrtar të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, në një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha evropiane, që qytetarëve të Kosovës do t’u mundësojë të përdorin mekanizmat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

U bisedua për mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, për të siguruar drejtësi sociale dhe ekonomike, si dhe mundësitë e shkëmbimit bilateral në fusha të ndryshme, e veçanërisht në shëndetësi.

Kryeministri Kurti theksoi stabilitetin institucional, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe indikatorët pozitivë ekonomikë në Republikën e Kosovës. Ai potencoi mërgatën e Kosovës në Zvicër si pjesë integrale për zhvillimin e vendit tonë.
Duke biseduar lidhur me zhvillimet në Ukrainë, z.Berset tha se Zvicra mirëpret pozicionimin e qartë të Kosovës, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë për bashkërendim dhe bashkëpunim të mëtejshëm të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe botës demokratike, për të kundërshtuar agresionin e Rusisë, por edhe për t’u përballur me ndikimin e pasojat e mundshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kurti gjate qëndrimit ne Zvicer sot dhe neser ne mabsaden e Kosove ne Bernë do zhvlloj takime edhe komunitetin kosovar ne Zvicer, kresisht intelektual dhe njerez te biznesit 

 

 

 

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...