12.1 C
Berne
dimanche 23/06/2024

Kreu i KKSH-se sjelle nga Gjirokastra dy lajme te mira per studentet e Lugines se Presheves

Gjirokaster, 27 kotrik -Bashkia e Gjirokastrës do të financojë akomodimin për studentët e Luginës që dëshirojnë të studiojnë në Gjirokastër ndërsa Universiteti « Eqrem Qabej » do t’i lirojë nga pagesa e shkollimit studentët tanë, njofton gazeta Le Canton37.ch

« Një super lajm po ua përcjellim nga Shqipëria, nga qyteti i bukur i Gjirokastrës.. » ka shkruar be fb e tij kryetari i KKSH-se  Nevzad Lutfiu.

Kryetari i KKSH-se z. Lutfiu i ka bere thirrje studentëve nga Lugina që të lajmërohen, është rast unik që të studioni pa kosto financiare. KKSh shpejt do t’i bëjë publike programet që studentët tanë mund t’i zgjedhin.

Një falenderim të veçantë kryetarit të bashkisë z. Flamur Golemi dhe rektorit të Universitetit z. Bektash Mema.

Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura e cila në 6 mujorin e këtij viti ka pritur mbi 100.000 vizitorë.

Shembullin e Gjirokastrës duhet ta ndjekin dhe qytetet e tjera të Shqipërisë.
Do të trokasim në çdo derë ku mund të preken interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Derniers articles