4.2 C
Berne
mardi 23/04/2024

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish uniformen!..

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba e Rusia, forca vendore e nderkombëtare, shërbime sekrete te ndryshme, te gjithe e kane nje qëllim, disa për stabilizuar e disa për ta destabilizuar rajonin, raporton tv shqiptar ATV nga Zvicra dhe gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kosovaret nga Zvicra paralajmeron Beogradin, nese prvon te hyje ushtria serbe ne Kosovë, per 48 ore do t’i keni ne Kosove mbi 2000 vullnetare vetem nga Zvicra per te ruajtur integritetin e vendit

Ne veri ne Kosovës aktualisht po mbretëron nje situata e brishtë, tejet e tensionuar nga provokimet serbe te cilet po refuzojne insitucionet legjitime te dalura nga zgjedhjet e prillit, te cilat u mbeshteten nga BE dhe SHB-ate. Situata ne Veriun e Kosoves sidomos keto 48 otet e fundit ka shqetesuar edhe komunitetin shqiptare ne Zvicer, te cilet me mjaf vemendje po i ndjekin zhvillimet ne vendlinde. Lidhur me situatën e tensionuar në Kosovë ditët e fundit, bashkësia ndërkombëtare (nga Ambasada e SHBA, NATO dhe BE) reagoi dhe u bëri thirrje palëve që të përmbahen dhe të ulen në tryezën e negociatave. Edhe autoritetet zvicerane te shqetesuar per situten e krijuar, po e percjellin gjendjen per se aferni duke apeluar tek palet qe t’i kthehen paqes, dialogut..

«Para se te mednojme per lufte Serbia deh Kosva te degjojne mesazhe ete miqve tane, Zvicës, Amerikës, NATO-s dhe BE-së te urlen ne tvolinen dialogut se lufta nuk zgjedh problemet. por nnese verete Serbia kercnon edhe ne jemi te gatshem te rteagojme si nje kobm,. shtate milion shqipzare ne ballkan!.. » kane thenë mërgimtaret kosovare ne Zvicer për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Një thënie e vjeter latine thote: Si vis pacem para bellum! (Nese don paqe, pergatitu per lufte!..). Kurse redaksia jone do te thoshte pak me ndryshe: Nese don ta evitosh luften, pergatitu per dialog! 

Shume kosovarë, gjenden tashmë ne vendlindje, te cilet uikendin e fundit kishin shkuar ne vendliondje kush me aeroplane e kush me autobus e kush me vetura private për te qene afer familjeve ne rast konflikti, sidomos ne veriun e Kosove ku dominojne serbe, sipas te cileve, ata jane te kërcnuar nga grupe hulingane dhe banda kriminale serbe te dërguara nga Vucic dhe banda tjera te Wagner te derguar nga Kremlini, për te destabilizuar situaten ne Kosovë.

Ketë situate edhe me shqetësuese e kane bërë provokimet nga pala serbe, sidmos në brezin kufitar ku Beogardi me udherin e presideneti serb Vucic ka derguar forca te medha ushtarake që na perkujtonë periudhe e Serbisë nën regjimin e Miloshevicit. Pra, për gjitha keto redaksia e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka zhvilluar biseda me dhjetra kosovarë,  qe jetojnë dhe veprojne në Zvicer. Ja se cfare thonë ata për zhvillimet e fundit në Kosovë…

Serbia ka bashkuar diasporen shqiptare. Kosovaret ne Zvicer: Për atdhe, për liri dhe demokraci me lehte eshte ta veshim uniformen. Srbia e din mire ne vitin 1999 pasi u cliruam, ne u deshëm, lame armet për t’i dhënë përparesi diaolgut

Nushe Tafilaj nga Cyrihu: Une jam në gjendje gjdo gje qe kam mundësi dhe mundem pa kursy fare, madje as femit dhe familjen time të jap për vendin tim dhe popullin tim, nese na thërret vendlindja apo Qeveria jone. Te isha mashkull sot do nisesha për Kosovë. Ne jemi te gatshem t’i pergjigjemi atdheut ne cdo kohe. Keshtu nuk mendoj vetem une, por edhe mbi 70% të diaspores shqiptare pa marrë parasysh se nga jane ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedenia Veriore apo Lugina e Presheves..

Lidhur me situaten ne Kosovë kane raguar  edhe shqiptaret nga viset tjera ish-Jugosllavise  numri i te cileve eshte tjet i madh ne Zvicer (Maqedonia Veriore, Serbia-Lugina e Presheves, Shqiperia, Mali i Zi) te cilet thane për agzeten zvcerane ne shqip Le Canton27.ch se « ne nuk do te rrime duarkryq përballe nje konflikti eventual, do te lejojme te provokojë Serbia vëllezrit tanë. Ne do te reagojme si një trup, nje komb prej 7 milioneve ne ballkan.

Bajrush Azizi nga kantonin e Bernit: Me deshiren me te madhe do shkoja dhe do luftoja deri ne frymen e fundit. Mos harroni se ne si komb jemi per liri dhe demokraci dhe kemki qene gjthnje per dialog,  por Miloshevici na imponoi luftën në vitin 1999, kurse sot Vucic, po na impon te vishemi sërish nese vazhdon me këto provokime!..

Memetali Arifi nga Gjeneva i cili ka shkuar qe tri dite ne Kosovë:  Ne si shqiptar te kantonit të Gjeneves, padyshim jemi te shqetesuar dhe shprehim keqardhje per situaten momentale. Jemi shumë te brengosur pèer ven dlindjens e atje kemi famlijet. Duket Serbia nuk mori mesim nga viti 1999. Sidoqofte nese Serbia vazhdon me provokime sulme fizike siq sulmuan policine tone dhe te KFOR-it.. Kosovaret nga Zvicra parajameron Beogradin, nese prpvon te hyje ushtari serbe ne Kosovë, per 48 ore i keni ne Kosove mbi 2000 vullnetare vetem nga Zvicra per te ruajtur integritetin e vendit. Jemi te gatshem t’i përgjigjemi agresorit ne te gjitha format, fillimisht duke i dhene prioritet e dialogut po nese nuk eshte i gatshem, ne dime edhe ndryshe t’i përgjigjemi.

Kurse Ziza Pepshi po ashtu nga Berna, eshte e shqtesuar për situaten ne Veri te Kosovës ka uruar qe frocat nderkombëatre te sherohen sa me shpejet « Pyetja e juaj nëse esklon sitauat per te keq, a do te shkojme në Kosovë, se pari do t’i lë burrat te pergjigjen ne këte pyetje..Po nese nu shkon askush nga keta burra, une me gjithe qejf do te shkoja në shërbim te atdheut tim!.. »

Besnik Benz (Gjenevë): Nuk jam i shqetësuar fare, provokimet serbe na trimërojne neve ne Zvicer. Duhet te përkrahim qeverine tone dhe Amerikën. Jemi  te gatshëm t’i kontribojme shtetit tonë, ne cfare do qofte do myënyre qofte. Nese vritet një shqiptar apo nese Serbia prvon të hyje vetem nje pëllembë ne territorin e Kosovës, e gjithe diaspora shqiptare do jemi atje. Të gjithë ne në Zvicer jemi te bashkuar te perkrahim qeverine, policine, forcat e  Kosovës dhe padyshim forcat nderkombëtare Swisscoy dhe NATO-n ne rajon.

Syle Muja nga Lugano: Nuk jam i shqetesuar fare por ndihem mirë qe funksionon shteti im i  Kosovës per herë te parë pas 20 vitesh clirmin nga Serbia. Kontribuova qe mbi 50 vite ne çdo kohe pa dyshim edhe sot nese i duhem dikujt aty me ka, po qe nevoja jam i gatshme te jap edhe ejten ashut keshut gjsam jetes me ak shkruar ne bugjet serbe. Ma mire me vdek per lirinë e Kosoves se ne brugjet serbe. Por para se me ardhe deri tek ballafaqimi me arme me Serbine, ne duhet dhene priorit dialogut cka për kete kam besim ne qeverine e Kurti, tek nderkombëtaret sidomos tek SHBA-te. Rrofte Amerika, Zvicra dhe NATO!.. »

Agim Sherifi, Gjenevë:  Me shum vemendje po ndjekim situatën në kosov.e dhe si një pjesë e madhe te bashkatdhetarëve jemi te shqetësuar me at qka po ndodhë ne Kosovë..jemi te gatshëm qe te pergjigjemi ne qfarëdo lloj forme per te ruajtur integritetin e shtetit të Kosovës

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...