5.3 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Kosova pret liberalizimin e vizave me 23 qershor? Nëse ndodhë, muajt e parë pritet largimi i 300 mijë kosovareve nga vendi, rreth 50 mijë në drejtim të Zvicrës

Bernë/Prishtinë, 20 qershor -Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në ballkan. Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim. Jo vetem qeveria kosovare, por edhe Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar, se me me qeverine e re te drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha rekomandimet për të merituar liberalizimin e vizave dhe u bëri thirrje 27 vendeve anëtare, për t’i dhene fund regjimit të vizave pasi qytetarët e Kosovës mbeten të vetmin të izoluar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan gazeta zvcerane ne shqip « Le Canton27.ch »

Sipas burimeve diplomatike, Franca ka kërkuar më shumë garanci se, në rast të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nuk do të ketë keqpërdorime dhe nuk do të ketë ardhje të azilkërkuesve të rrejshëm në vendet e BE-së – siç ka ndodhur me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë.

Kosovarët janë lodhur duke trokitur në dyert e mbyllura të Evropës!

Burimet diplomatike në Bruksel thonë se Kosova është angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me autoritetet e Francës, për t’i adresuar shqetësimet e këtij shteti dhe se kjo mund të ketë pasur, po ashtu, ndikim pozitiv.

Një prej elementeve të rëndësishme, thonë burimet në BE, është edhe mbështetja publike që liberalizimit të vizave për Kosovën i ka dhënë kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë, javën e kaluar.

Kjo çështje mund të përmendet edhe në samitin e BE-së, që zhvillon punimet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, edhe pse vendimi nuk merret në këtë nivel të lartë, por nga Këshilli i BE-së. Rikujtimin se liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar dhe se duhet të ndodhë pa vonesa e ka bërë të martën edhe Parlamenti Evropian përmes raportit për Kosovën, i cili është miratuar në Komisionin e Politikës së Jashtme të BE-së.

Nese kemi parasysh, para 5-6 vitesh kur qeveria e Kosoves udhehieqej nga Hashim Thaci dhe Isa Mustafa edhe pse nuk kishte liberalizim te vizave nga Kosova u lraguna mbi 50 mije kosovare, ne vende te BE-së, perfshire ketu edhe Zvicrën.

« Mbi 105 mijë Kosovarë aplikuan për viza pune në Gjermani veç për dy muaj.. »; « Në Ambasadën e Zvicrës për tre muaj aplikuan për viza 12 mijë e 118 kosovarë »..jane keta disa tituj qe i hasem diteve te fundit ne mediat kosovare qe shifet qarte interesimin e qytetarëve te Kosovës per te dalur jashte. Nese ky intersim eshte aq i madh ne Kosovne e izoluar, pa viza nga BE, atëhere cfare do te ndodhe kur Kosoves do t’i jepej liberalizmim i vizave Sigurisht numri i te interesuarve për te dalur jashta vendit do ishte disa fishë me i madh.

Të rinjtë po ikin nga Kosova, në 4 muajt e fundit rreth 200 mijë qytetarë aplikuan për vizë gjermaneVetëm në katër muajt e fundit, afro 200 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë gjermane. Mbi 12 mijë kërkesa janë bërë edhe në Ambasadën e Zvicrës. Ndërsa, për në Kroaci, kanë aplikuar 1 mijë e 944 persona. Me këtë trend, vetëm për një vit, nga Kosova do të donin të largoheshin një e treta e qytetarëve apo 600 mije kosovare?!

Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch pas liberalizmit te vizave, eshte droja qe te ket largim masovik nga Kosova ne drejtim te Zvicres dhe vendeve te BE-së. Ekspertët e migracionit nga Prishtina, gazetes Le Canton27.ch i kane pohuar se « BE nese jep liberalizimin e vizave gjate kesaj jave, siq po flitet, flukset e para te largmit te qytetareve nga Kosova do te jene te madhe qe do te arrinte shifren deri ne 300.000 mije.. Vetem ne Zvicra per shkak lidhjeve familjare pritet te shkojne mbi 50.000… »

Kjo do te ndodhe sepse keto 20 vitet e fundit qverite shume pak kane punuar në luftën kunder korrupciomnit dhe krimin e organizuar si dhe papunesisë. Dhe kjo e paparspektive, sidomos e te rinjve ka ndikuar qe ata te zhgenjehen dhe mezi presin rastin te ikin jashta vendit per nje jete me te mire dhe te sigurt, sidomos per fëmijet e tyre.

Mosdhënia e vizave Kosovës nga ana e BE-së do te gëzonte me së shumti mafian dhe bandat e trafikut te qenieve njerëzore

Jemi deshmitar se këto vitet e fundit nga kriza ekonomike e politike qe percollën Kosovën si ne kohen e qeverise Hashim Thacit ashtu edhe te Isa Mustafa (PDK-LDK) per shkak papunësise së madhe, paperspektives nga Kosova, ka pasur disa flukse te eksodit, ku mijera emigrante shqiptare mesyen drejt vendeve te BE-së edhe ate pemes Serbisë nese kujtojme vitin 2014 ku Kosove e leshuan mbi 150 mije kosovarë, ku nje nume ri konsiderueshem u gjenden edhe ne Zvicër.

Ne anen tjeter autoritetet zvicerane, perderisa koheve te fundit jane duke u marrur me refugjatatet nga lufta e Ukrainës, nuk presin vale te medha nga Kosova, aq me teper kur dihet se Kosova ben pjese ne listen e « vendeve te sigurta ».

Mos dhenia e vizave Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian do te gëzonte me së shumti mafian dhe bandat e trafikut te qenieve njerezore te cilet viteve te fundit keto banda kriminale kane fituar milion aeuro fale BE-së qe kishte izoluar Kosoven.

Nese ky eksod vazhdon keshtu, Kosoves nuk i neviten me shume edhe dy-tre turre te ngjajshme te flukseve te fundit me emigrante dhe te zbrazet Kosova e te mbetet vetëm me nje 1 milionë banore?! Themi kështu sepse Kosova nuk eshte Kine, por ka vetem 1.8 milion banore, ka shkruar ne fund gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Derniers articles

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...