4.4 C
Berne
mardi 23/04/2024

Kosova i vetmi vend në Evropë pa gazeta?!

Shkruan: Nefail MALIQI

3 Maji-Dita Nderkombëtare e shtypit po e gjen Kosovën pa asnje gazete?! Ose si mund te shpjegohet, fakti se ne Veri te Kosovës sot ka dhjetra gazeta serbe, kurse ne Kosoven e lirë asnjë në gjuhen shqipe?! Shuarja e gazetave ne Kosovë për shume intelektual eshte nje humbje e madhe, nje disfatë kulturore djhe kapitulim i gazetarise se mirëfilte e cila viteve te fundit eshte shndrruar në biznes! Prnadaj, sot ne Kosovë patronet e TV, editoret e mediave jane milionere, kurse gazetaret e varfur! Eshte paradoksale qe ne Zvicrën me 300 mije shqiptare t’mos kete asnje gazete, perderisa per 30 mije serbe ata kane tri gazeta?! Me trego sa gezeta ke, të tregoj se kush je, kjo thënie flet shumë per ata që kane veshë!

Në Kosovë janë zhdukur gazetat e shtypura, duke bërë Kosovën vendin e vetëm në rajon dhe Evropë pa ndonjë gazetë të tillë, revistë javore apo mujore. Gazeta e parë shqipe në Kosovë ishte “Rilindja”, që fillimisht ishte gazetë e përjavshme. Kurse nga viti 1958 kjo gazetë ishte e përditshme, ku tirazhi maksimal ka arritur në mbi 200 mijë ekzemplarë. Në vitin 1990 botimi i saj u ndalua nga pushteti i atëhershëm serb, për të rinisur përsëri në vitin 1999, pas hyrjes se forcave të NATO-s në Kosovë. Gazeta “Rilindja” u mbyll në vitin 2002, pas largimit nga Pallati i Rilindjes.

Para lufte ne Kosovë TV dhe mediat i kontrollonte Miloshevici, kurse pas lufte, për 20 vite rresht ato kontrollohen dhe sponsorizohen nga boset politik!

Kosova një vit pa gazeta - RaportoPas mbylljes së gazetave, u mbyll edhe Radio Televizionit të Prishtinës me 5 korrik të vitit 1990 nga masat te dhunshme sërbe, Kuvendi i Serbisë në Beograd morri vendim ta mbyllte Televizion e Kosovës (RTP)

Këtë fenomen disa analiste e arsyetojne me « vështirësitë financiare » dhe panemdia, që sipas tyre, eshte faktori kryesor që kanë ndikuar në shuarjen e mediave tradicionale. Por njohesit e zhvillimeve ne Kosovë, mendojne ndryshe. Sipas tyre sikur vertete do ishte « kriza financiare » sot Kosova nuk do te kishte mbi 300 tv, portala dhe media tjera onligne!

Pas luftës, pos lirisë lulezoi edhe shtypi ku filluan te dalan gazetat njera pas tjetres gati per cvdo vit nga nje gazete apo revistë, si kepurdhat pas shiut edhe pse gazeta kryesore e Kosovës « Rilindja » ishte mbyllur.

Keshtu, vetëm një vit pas shpalljes se pavarësisë, në Kosovë janë botuar 20 gazeta ditore dhe revista, të gjitha në gjuhën shqipe por edhe pak serbe, megjthse ata sherbehen edne sot ekesaj dite me shtpyin e Beogradit. Në një hulumtim të Institutit të Kosovës për Hulumtime dhe Zhvillim Politikash (KIPRED), realizuar në vitin 2010, thuhet se tetë gazetat ditor (“Koha Ditore”, “Kosova Sot”, “Express”, “Epoka e Re”, “Bota Sot”, « Teelgarfi », “Info Press”, “Zëri” dhe “Lajm”), kanë pasur kanë tirazh mes 25.000 dhe 35.000 kopje. Ky numër në atë kohë ishte vlerësuar tejet i ulët në krahasim me popullsinë e përgjithshme (2.1 milion banorë). Në atë kohë, tre në pesë njerëz lexonin një gazetë ditore.

Veq kesaj kur ishte fitimi i madh ne gazetat ne Zvicer dhe vendet tjera evropiane para 15 vitesh dilnin me shume gazeta jashte Kosova se sa ne Kosovë. (Bota sot dhe Rilindja e me vone Bujku, Koha Ditore, Pasqyra, Eksluizive, Zeri, Kosovarja, Fakti Ditor, Epoka e Re, Zeri i Kosovës me vule e pa vulë..) Një nga gazetat që kishte qëndruar në treg dhe me besnike për lexuesit për 20 vjet ishin e përditshmja “Zëri” dhe « Bota sot. » Psh Zeri kishte filluar të shtypet në vitin 2000, me një tirazh në mbi 7.500 kopje në ditë.

Ndersa Bota sot e cila ishte e vetmja gazete para, gjate dhe pas luftës shenoi historine e gazetave shqiptare ne ballkan, duke thyer rekordin e cila arriti ne mbi 70 mije eksemplarë, kuptohet me daljen e saj ne Kosovë, Zvicer dhe vendet tjera evropiane. Edhe Bota sot e cila, dikur fitonte shume, sot nuk botohet më si gazete e shtypur, sepse siq thone koleget nga kjo redaksi me shume kane humbje se sa fitim. Prandaj, ajo qe tri vite funksionon si motrat tjera kosovare, vetem ne onligne, si portal.

Sot ne Kosovë patronet e TV, editoret e mediave jane milionere, kurse gazetaret e varfur!  Pradaj sot gazetari ne Kosovë ka vdekur sepse ajo përdoret me shume si biznes se sa si profesion për t’i kontribuar proceseve, sidomos luftes kunder krimit te organizuar dhe integrimeve 

Kur eshte fjala per gazetarine ne Kosovë, me rastin e 3 majti -Dites ndekrombëaztreve te gazetareve dhe shprehjes se lirë ne raportin e posapublikuar nga Reporter sans Frontieres ka shprehur shqetesim për situaten e mediave dhe fjales se lire ne Kosovë dhe Serbi. Sipas Reporters sans Frontieres « situata e lirise se fjalës dhe gazetareve në Kosovë (78) dhe Shqiperi (83) e përkeqësuar. Serbia (93) ne vendin e fundit nga vendet ne ballkan.. »

Mungesa apo shuarja e ketyre gazetave ne Kosovë nuk ka te beje edhe aq me krizen financiare, përkundrazi ata nuk jane shuar por jane transferuar ne tv apo portale aty ku eshte fitimi me i madh pas te cileve tv dhe prataleve qendrojne partite politike, boset e biznesit dhe mafia politike. Sot ne Kosovë patronet e TV, editoret e mediave jane milionere, kurse gazetaret e varfur! Aktualisht ne Kosovë ke mbi 10 milioner, editor dhe patrone te TV dhe mediave tjera ne Kosoven më te varfur në Evropë, ku gazetaret pagune nga 200 deri ne 500 euro?!, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kjo len te nenkuptoihjet se gazetari sot ne Kosovë nuk eshte me nje profesion por biznes, prandaj edhe lajmi me nuk eshte lajm por propagande ose e verte e dyshimite. Organizatat boterore te press-it posedojne informacione se shume media e portale sot ne Kosovë mbeshteten nga spossare te dyshimite si nga Serbia, Rusia apo Irani per te përqare shqiptaret. Kete e deshmon edhe nje raport amerikan, ku nder tjera thuhet se ne Kosove nga 2200 informacione sa hyjne në dite, dmth qe publikohen ne mediat e atjeshme, 1600 jane nga burimet sllave, kupto ato serbe dhe ruse?! (sputnik) Dhe krejt e qarte pse kane ngecur proceset ne Kosove dhe Shqiperi keto djhjete vitete e fundit, vende kete te cilat dite e sa vie po izolohen e larg e me larg Evropes!

Veq kesaj nuk eshte edhe aq faji i gazetareve te cilet po shfyrtezojne Kosoven « sallamadi » por edhe nga fakti se ne Kosove sot nuk funksionon shteti juridik!..Dhe kjo eshte ajo se sot ne medit boterore askush nuk i citon lajmet e mediave kosovare sepse gazetaria nuk eshte me profesion i mirëfillte, por eshte konvertuar ne biznes! Eshte e pakuptueshme se si mediat ne Kosovë qe punojne 100 apo 200 gazetare t’mos citohen kurse nje portal me nje grusht gazetaresh psh gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch që citohet gati ne cdo jave ne mediat zvicerane, franceze dhe ato ne ballkan dhe boterore?! Pra, disa « kolege » ne Kosovë ekan ngaterruar profesion e gazetarit me mercenarit. Prandaj pa dezertimin e gazetareve nga mediat qe sponsorizohen nga klanet mafioze serb-ruse ne Kosovë nuk do te ket avancim te proceseve ne rajon!

Koleget dhe pergjegjesit e Reporter sans Fronotieres per Evropë thone për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se “ keto 20 vitete fundit kemi verejtur nje Kosovë te pamavrur, por jo edhe media te pamvarura, por te varuar pas te cilave qendrojne boset politikë, biznismenë te lidhur me grupe mafioze. Kur mediat ne Evropë kane telashe financiare, ta zeme ne France apo Zvicer, atëhere shtrohet pyetja si mbahen, si ekzistojne ato ne Kosovë dhe kush i financon, kush qëndron pas tyre ?!..Mediat në Kosovë sot manipulohen nga bosët e tyre politik dhe biznismenet dhe grupet mafioze”. Per të pasur nje gazetari te mirëfillt, sot ne Kosovë, gazetaret duhet te dezertojne dhe te gjejne pune ne ato media te pamvaruara!.

Sipas perfaqesuesve te organizatave nderkombëtare nga Reporters Sans Fontires” sikur edhe IFJ z.Ernes Sagaga “e dime gazetaret ne Kosovë kane probleme financiare, por kjo nuk do te thote të behen zedhenëse e së keqes, krimit te organizuar e mafias politike ne vend se te jene zëdhenëse te se mire dhe qytetarëve te Kosovës!..”

Zhdukja gazetave të printuara nga tregu disa e arsyetojne me daljen e e internetin dhe Iphonëve apo siq thuhet “gazetat i kemi sot në nje xhep”, duke aluduar në telefonin e mençur. Gazeta n’xhep me shtrenjt se gazetat në kiosk sespe sot nje Iphoni kushton 1000 eruo, kurse nje gazetë 0,5 euro?!

Shuarja e gazetave ne Kosovë për shume intelektual eshte nje humbje e madhe, nje disfatë kulturore

Shuarja e gazetave ne Kosovë për shume intelektual eshte nje humbje e madhe, nje disfatë kulturore. Per kete madje disa akuzojne politikën. Se politizimi i gazetave të printuara dhe mungesa e një vullneti politik për të mbajtur në jetë shtypin ditor, janë faktorët kyc që kanë ndikuar në shuarjen e tyre. Afërsia e pronarëve të gazetave me partitë politike ka dëmtuar reputacionin e mediave të shkruara.

Kjo zhdukje « misterioze » e gazetave nuk ka shkatuar fare shqetesime e as reagime nga insitucionet e Kosovës apo nga ndonjera parti politike?! Zhdukja e gazetave ndodhi vitin e kaluar, mu ne kohen kur lideret kryesore te polikes kosovare shkuan ne Hagë si dhe humbja e zgjedhjeve (6 tetor2020) nga ana e « partive tradicionale  » qe njihen si PAN. Zhdukja e ketyre gazetave dhe zhvillimet e fundit, renia e nje qeveria dhe ardhja e qeverise tjeter, te len te kuptosh se ato media dikush i paska sponzorizuar qofte ne mënyre direkte apo inderkete

Sidoqofte , Kosova tash me insitucionet e reja me qeveri dhe presidente te re duhet të krijojnë kushte dhe politika për të mbrojtur tregun e gazetave të botuara, sespe demokartcia e je vend mabetet permes shtypit te lire dhe rruga pe rne BE trasohet përmes fjales se lirë.  Eshte paradoksale qe ne Zvicrën me 300 mije shqiptare t’mos kete asnje gazete, perderisa per 30 mije serbe ata te kane tri gazeta?! Me trego sa gezeta ke, të tregoj se kush je, kjo thënie me duket me shume flet per at që kane veshë!

Derniers articles

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...

Çipa rreth Investigimi i RAI3: Një detaj është implikimi i sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë. Duhet sqaruar nëse ai ka…

Duke komentuar materialin e transmetuar nga emisioni investigativ më i rëndësishëm italian, “Report”, Aleksandër Çipa, drejtor i News 24 i ftuar në “Open”, tha...