10.2 C
Berne
jeudi 28/03/2024

Strasbourg, Bernë / Kosova drejt anëtaresimit ne KE. Zvicra do votoje PRO anetaresimit ! Serbia proteston dhe lobon kunder e vetmuar, pa Rusinë !

Redaktori per marëdhenie nderkombëatre i gazetes zvicerane Le Canton27.ch para selise se KE ne Strasbourg

Strasbourg, Berne 13 maj -Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka dorëzuar zyrtarisht të enjten aplikimin e vendit të saj për pranim në Këshillin e Evropës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në të njëjtën ditë se vendi i tij ishte kundër anëtarësimit të Kosovës dhe do të bënte gjithçka që është e mundur për të parandaluar që kjo të ndodhë. « Zvicra i kushton rëndësi të madhe punës së Këshillit të Evropës dhe mirëpret pjesëmarrjen e Kosovës në këtë organizatë, jo më pak për të ankoruar më fort universalitetin e të drejtave të njeriut në Evropë.. » thuhet ne njfotimin nga DFAE nga Bernas derguar gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Lajmi i fundit nga Strasbourgu: KE konfirmon aplikimin e Kosoves për anetaresim. Kosova ka gjasa të medha pranimi, pas perjashtimit te Rusisë nga ky organ evropian

Ne mund të konfirmojmë se aplikimi për anëtarësim është pranuar dhe po i transmetohet Komitetit të Ministrave në përputhje me statutin e Këshillit të Evropës (We can confirm the membership application has been received and is being transmitted to the Committee of Ministers in line with the statute of the Council of Europe) ka dekaluar sot per gazeten zvicerane Le Canton27.ch zyrtaret e larte nga KE ne Strasbourg.

Die kosovarische Außenministerin Donika Gërvalla-Schwarz (hier am 10. März mit der deutschen Außenministerin Annalena Baerbock) hat den den Antrag ihres Landes auf eine Aufnahme in den Europarat übergeben.

« Kosova është vendi më demokratik, pro-evropian dhe më optimist në rajon” në Ballkanin Perëndimor, tha ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervalla-Schwarz gjate vizite se saj ne Gjermani, duke njoftuar dorëzimin e kërkesës së Prishtinës për anëtarësim.

Sipas zyrtareve te KE nga Strasburgu se apolikacioni nga Kosova për anetaresi, ju eshte përcjellur Komitetit të Ministrave në përputhje me Statutin e Këshillit të Evropës. Per Kosoven pritet te mblidhen komiteti i minsistrave per te debatuar për kesen nga Prishtina rreth (mos) pranimit te Kosovës ne Keshillin Evropian.

Zvicra është në dijeni të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës të dorëzuar më 12 maj.

Nje lajm i mirë nga Berna: Zvicra do votoje PRO anëtaresimit te Kosovës ne Keshillin Evropian

Se do ta votoje apo jo Zvicra anetaresimin e Kosovës ne Keshllin Evropian, zyrtaret nga DFAE ne Berne per gazeten zvicerane ne shqipp Le Canton27.ch jane pergjigjur se « Zvicra e njeh Kosovën si shtet dhe në thelb mbështet integrimin, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e saj në organizatat ndërkombëtare dhe marrëveshjet shumëpalëshe. Pozicionimi i Zvicrës përcaktohet rast pas rasti. Nga njëra anë, duke marrë parasysh statusin dhe rëndësinë e instrumentit në fjalë dhe pozicionin dhe rolin e Zvicrës në kornizën përkatëse dhe, nga ana tjetër, aftësinë e Kosovës për të përmbushur obligimet e ndërlidhura.

« Zvicra mirëpret bashkëpunimin ekzistues të ngushtë të Kosovës me Këshillin e Evropës, veçanërisht në formën e programeve specifike të bashkëpunimit në fushat e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, dhe vazhdon të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për të harmonizuar ligjin dhe praktikën e saj me Standardet e Këshillit të Evropës. Zvicra i kushton rëndësi të madhe punës së Këshillit të Evropës dhe mirëpret pjesëmarrjen e Kosovës në këtë organizatë, jo më pak për të ankoruar më fort universalitetin e të drejtave të njeriut në Evropë… » (Die Schweiz misst der Arbeit des Europarats grosse Bedeutung bei und begrüsst eine Beteiligung Kosovos an dieser Organisation, nicht zuletzt um die Universalität der Menschenrechte in Europa stärker zu verankern.) ka deklaruar sot znj Elisa Raggi për gazeten zvicerane Le Canton27.ch

« Si hap i parë, Komiteti i Ministrave duhet t’ia paraqesë kërkesën Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nëse kjo voton pro anëtarësimit të Kosovës, Komiteti i Ministrave merr vendimin përfundimtar. Nga këndvështrimi i sotëm, koha e procedimit nuk mund të parashikohet. Në çdo rast, pranimi i një shteti të ri anëtar do të jetë rezultat i një vendimi të gjerë nga të gjitha shtetet aktuale anëtare të Këshillit të Evropës… » thuhet ne fund te njoftimin nga Ministria e Puneve te Jashtme zvicerane (DFAE) ne Berës.

Kosova njihet nga 117 vende të botës. Pos Amerikës edhe nga shumica e vendeve te BE-së dhe vendet tjera perëndimorëve (perfshire ketu edhe vendin tone Zvicren qe e njohu me 17 mars 2018) dhe së fundi nga Izraeli.

Federata Ruse është përjashtuar nga Këshilli i Evropës, kishte raportuar gazeta zvicerane Le Canton27.ch me 16 mars te këtij viti

Serbia, e cila vazhdon të pretendojë provincën e saj të mëparshme si « pjesë të territorit të saj kombëtar » është e indinjuar nga masa e qeverisë kosovare. Presidenti Vuçiq tha se Kosova ka shkelur të ashtuquajturën Marrëveshje të Uashingtonit. Në thelb, këto janë dy deklarata që nuk janë të formuluara në mënyrë identike dhe që të dy shtetet nënshkruan në Uashington në shtator 2020 nën presionin e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump dhe negociatorit të tij ballkanik Richard Grenell.

“Kosova do te pranohet pamvaresisht se 5 vende te BE-së nuk e kane njour Kosoven shtet, por anetaresi i saj eshte i pandalshem, që do ta ndihmoj jo vetem qeverisja e mire kete vit te fundit, por edheperjashtuimi i Rusise te cilen para nje muajinga KE, per cka Serbine se pyet askush, sidoms tash koheve te fundit kur BE i kerkon presidentit serb Vucic vazhdimisht te distancohet nga regjimi diktatorial i Putinit.

Por, sipas burimeve diplomatike te gazetes zvicerane Le Canton27.ch,  Kosova ka gjasa shume te medha te pranohet ne Keshillin Evropian jo vetem per shkak menagjimit te situates nga Qeveria e re e Albin Kurtit, por edhe pse e meriton dhe per shkak se ne KE eshte përjashtuar Rusia qe bente gjithnje pengasa Kosoves ne integrime. Kurse Serbia  qe nijiher aleate e Rusise e cila u tregua publikisht pas invasionit rus ne Ukrainë, nuk do te mund te ndikoje asgje kunder Kosovës pa Rusine.

Këshilli është organi më i vjetër politik i Evropës dhe synon të mbështesë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin.

Një deklaratë nga komiteti i ministrave të këshillit tha se pas një takimi “të jashtëzakonshëm”, anëtarësimi i Rusisë ishte pezulluar.

Procedura për t’i dhënë fund anëtarësimit të Rusisë filloi fillimisht më 25 shkurt – një ditë pasi forcat e presidentit rus, Vladimir Putin pushtuan Ukrainën dhe pothuajse saktësisht 26 vjet që kur Rusia iu bashkua këshillit evropian.

Ndryshe nga Kombet e Bashkuara ose BE-ja, Këshilli i Evropës nuk ka as të drejtën e vetos dhe as parimin e unanimitet kur pranon anëtarë të rinj. Pas përjashtimit të Rusisë, situata politike në Këshillin e Evropës ndryshoi në favor të Kosovës. Matematikisht, do të kishte pasur dy të tretat e shumicës për pranim edhe më parë, sepse më shumë se dy të tretat e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008. Me largimin e Rusisë, qeveria në Prishtinë tani po parashikon perspektiva edhe më të mira për aplikimin e saj.

Derniers articles

Zvicër, një kosovar arratiset nga burgu i Lucernit

Bernë, 28 mars -Një i burgosur u arratis nga burgu Wauwilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje dhe nuk...

Në Zvicër, policia zbulon shtypshkronjën e paligjshme në Urdorf (ZH) Kështu falsifikatorët prodhuan miliona dollarë 

Falsifikuesit nga Urdorfi (ZH) ndoshta i trajtonin fletët e printimit të faturave të dollarit në të njëjtën mënyrë si në këtë shtypshkronjë zyrtare amerikane  Katër...

At the beginning of April, Reporters Without Borders will hold a conference in Tirana on the challenges and future of the Albanian media

Geneva, March 28 - On the eve of European integration and after the recent incident of Edi Rames with an Albanian journalist, international associations...

Reporters sans Frontieres në fillim të prillit në Tiranë do mbaj konfrence mbi sfidat dhe pamvarësin e mediave shqiptare

Berne, 28 mars -Në prag të integrimeve evropiane dhe pas incidentit të fundit të Edi Rames me një gazetare shqiptare, asociacionet nderkombetare janë mobilizuar...

Liberalizimi i vizave / Shkuan tre muaj, mijëra kosovarë nga Zvicra dhe vendet e BE-së po kthehen në vendlindje. Falemnderit mërgimtarë për mikëpritje!

Bernë, 28 mars - Liberalizimi i vizave për Kosovën nga janari i ketij viti kishte gëzuar shumë qytetarët kosovarë, te cilët patën rastin të...