15.1 C
Berne
vendredi 2/06/2023

Historike: Kosova bëhet me një kryeminister shqiptar – Albin Kurti

​Kurti: S’ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë nëse nuk njihet realitetit i Kosovës së pavarur! Mos harroni, se qytetarët janë ata që na zgjedhin dhe ata na heqin, këtë kurrë mos e harroni

Shuume presonalitete kombetare dhe nderekombetare qysh ne oret e para kane përshndetur zgjdhjenbe  Abin Kurtin per kryeminister. Madje sipas disave kjo eshte dicka historike, qe Kosova bëhet me një kryeminister shqiptar, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kryeministri i ri i cili u zgjedh me 67 vota, Albin Krti mbajti fjalën përfundimtare pasi u zgjedh Kryeministër i Kosovës. Ai tha se është këtu për të  falënderuar secilin qytetarë që kanë votuar lëvizjen Vetëvendosje dhe subjektet tjera politike.

Pas fjalës së shefave të grupeve parlamentare e disa deputetëve të opozitës është votuar Qeveria e re. Me 67 vota për, 30 kundër pa asnjë abstenim është zgjedhur Qeveria Kurti.

Të pranishëm ishin 107 deputetë të Kuvendit të Kosovës

“Deri dje kam qenë kandidat i një subjekti, ndërsa  sot jam Kryeministër i të gjithë qytetareve. Këto zgjedhje kanë qenë historike dhe përgjegjësia është historike. Jam i përkulur përpara jush, secilit qytetarë që besuan në secilin prej nesh që të sjellin barazi, ku secili fiton atë që i takon. Pritjet janë të mëdha dhe përgjegjësia është shume e madhe, secili nga ne duhet ta ndjejmë këtë peshë të përgjegjësisë dhe i nënshtrohet rregullave të njëjta”, theksoi Kurti.

Ai tha se kjo është përgjegjësi e madhe dhe nga ata kjo kërkohet përgatitje shumë e madhe

“Për deputetët e pozitës, mos e merrni si të mirëqenë dhe mos jeni arrogant ndaj opozitës, sa vlen kjo për deputetin vlen edhe për mu dhe kabinetin dhe qeveritarët, qytetarë janë ata që na zgjedhin dhe ata na heqin, këtë kurrë mos e harroni”, theksoi ndër të tjera Kurti.

 

 

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...