-0.2 C
Berne
lundi 30/11/2020

Kosova anëtare në OKB-se jo para vitit 2040!

Shkruan: Nefail MALIQI

   

Hashim Thaci po flet pi ner dardhë nga Brezovica paska thënë se “Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”. Mirë boll, kush ska qejf se, po qejfi mbet qejf..shumë e premtimet sikur kjo në OKB apo liberalizimi i vizave..e bene qe 20 vjet liderët, qeveritë e presidenti i Kosoves, por asnjë nuk u realizua mbeten vetëm qejfe?! Unë qe 25 vjet jam në OKB dhe këtu askush nuk flet për Kosovën (përveq raporteve ne UNMIK në cdo tre muaj) e hiq e më hiq për anëtaresim.
Ne fakt sipas burimeve te mia diplomatike Kosova nuk do bëhet anëtare në OKB për derisa në qeveri te jetë kjo bandë, perderisa ne krye te shtetit do jetë mafia politike!
Po, Kosova anëtare e OKB-së do jete nje dite,  fillimisht pas vitit 2030 si vezhguese e pastaj kah viti 2040 anetare e plote! Bile Kosova me fat, nuk do pres si Palestina 50 vite për aneëtaresim, por vetëm 40 vite! Këtë e thonë edhe ekspertët nderkombëtar.
Palestina nga viti 2012 gëzon statusin e shtetit vëzhgues në OKB ndërsa Kosova ende nuk ka aplikuar për anëtarsim, ndonëse zyrtarë të lartë shetërorë kanë pohuar se do ta bëjnë këtë së shpejti, por ende nuk e kanë bërë që sigruisht ata i dinë arësyet e tyre, meqë në Kosove ka edne probleme, edne nuk fuknsion shtetit juridik, sidomos me krimin e organizuar, me vrasjet e pasluftes, me korrupcionin dhe mafian politike qe ka zënë peng integrimet e Kosovës në institucionet nderkombëtare që në emër të “imunitetit” deri tash fshiheshin dhe po vazhdojne të sundojnë Kosovën qe gati 20 vite rresht?!
Bilë pergjigjia e zyrtarëve të OKB-së ditë më parë, rreth anëtarësimit të Kosovës, thane shkurt se Prishtina dhe Beogradi nuk vendosin për anëtaresim në Kombet e Bashkuara por KS i OKB-së!
Dje paska fol Thaci dicka rreth Kosoves dhe OKB-se. Unë jam në OKB qe dy decanie e më shumë. Ka vite që askush nuk flet për Kosovën në OKB. Në fakt flasin por me shume per krimin e organizum, per korrupcionin, prostitucionin dhe homeseksualet, por askush nuk flet për anëtarësim prëveq ata në Prishtinë para zgjedhjeve ose kur punët i kanë pisk!
Do përkujtuar se anëtaresimi i Kosovës në OKB është një proces delikat meqë merret parasysh situata stabile ne Kosovë, por edhe ndërkombetarët në këtë rast superfuqitë, vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Një pyetje për presidentin aktual Hashim Thacin: Si mund të bëhet Kosova anëtare e OKB-së kur ende vendi gjendet ne protekoratin nderkombëatre dhe funkisonon sipas rezolutës numër 1244 miratuar nga Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e vet të 4011-të, më 10 qershor 1999, ka porecizuar gazeta zvicerane ne gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”
Nëse Kosova, rrespektivisht ska arritur te bind BE për liberalizimin e vizave, liderët bashke me qeveritë po vazhdojne te gënjejnë qyetarët e tyre qe 20 vjet jo n’mot, jo sivjet se do të ndodhë liberalizimi i vizave?!
Nëse Kosova nuk arrine te bind evropianet per liberalizimin e vizave, atehere si mund ta bind komunitetin nderkombetare (liderët nga mbarë bota) per t’u bërë Kosova anëtare e OKB-se?! Apo nese Kosova nuk arritit të behet anëtare e Interpol-it apo UNESCO-s ku procedurat  janë shume me te lehta dhe te paderlikuara, atëhere si do të mund të bëhet Kosova anëtare e OKB-së?!
“Marrëveshja eventuale mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk anëtarëson Kosovën në OKB. Për këtë nuk vendos Vuçiq as Thaçi..” kanë thënë zyrtarët e OKB-së për gazetën zvicerane në gjuhen shqipe “Le Canton27.ch”

Në bisedë me zëdhënësen e sekretarit të përgjithshëm se pas marrëveshjes eventuale mes Kosovës dhe Serbisë a do të ndodhë anëtaresimi Kosovës në OKB-së siq ka premtuar presidenti kosovar Hashim Thaci, znj.Eri Kaneko ka pohuar shkurt se “jo, jo nuk shkojnë bash ashtu disa punë. Për anëtaresimin e Kosovës në OKB vendosin vendet anetare te KS te OKB-së dhe aksush tjeter.”

Zyrtaret e OKB-së në vazhdim për gazeten zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” thonë se për anëtarësimin e Kosovës nuk vendos as Prishtina e as Beogradi, por anetaret e KS te OKB-së. Sipas tyre, Thaci-Vucic apo qeveria e Kosovës mund të nënshkruajne cfare të duan, por deri tek anëtarësimi i Kosoves sikur edhe gjitha vendeve të tjera, qe prendojnë të jenë anëtare të Kombeve të Bashkuara, duhet t’i përgjigjen disa kritereve, rregullave. Prandaj, sipas zyrtarëve të kësaj organizate më të madhe nderkombëtare “deri tek anëtarësimi i Kosovës në OKB-së nevoitet kohë..”

Do të deklarohet se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, por në realitet kjo nuk do të thotë anëtarësim automatik i Kosovës në OKB sepse duhet marrë vendimi në Këshillin e Sigurisë së OKB ku deri më sot kanë qenë kundër Rusia dhe Kina, ka thne zyrtari i Kombeve te Bashkuara.

Përt t’u bere Kosova anetare e OKB-së siq e tham nevoiten plotesuar disa kritere te domsodoshme, dhe ne fund KS i OKB-së eshte ai qe vendos. Në procesin e aplikimit parashihet që shteti që aspiron anëtarsimin në OKB dorëzon kërkesën për anëtarsim te sekretari i përgjithshëm, i cili më pas dergon kopjen e kërkesës drejt Këshillit të Sigurimit. Këshilli i Sigurimit më pas voton kërkesën dhe për të kaluar kjo kërkesë duhet të sigurohen 9 vota prej 15 gjithsej sa ka anëtar Këshilli i Sigurimit, me kusht që asnjë anëtar i përhershëm me të drejtën e vetos 16 mos të votojë kundër saj. Nëse kalon kërkesa atëherë Këshilli i Sigurimit rekomandon aplikacionin drejtë Asamblesë së Përgjithshme, e cila me 2/3 e votave të anëtarve prezent në mbledhje dhe që votojnë, e miraton aplikacionin për anëtarsim të shtetit të ri.

Derniers articles

Ekskluzive nga Haga: Ky është burgu i Scheveningenit në 13 foto. Ja se si ju shkon dita n’burg Thacit, Veselit dhe të tjerëve

Hagë, 30 Nentor -Pas arrestimit te ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhje te tjereve me me 5 nëntor u transhferuar në Hagë...

Liri Loshi: E gjeta njeriun e duhur për president të Kosovës..

"Adnan Merovci. Ky njeri i ka sherbyer shumë presidentit Rugova. Dru me qenë, kish marrë diçka prej tij e lere më që është njeri!...

Raporti i OKB-së: Sot në Shqipëri cdo e dyta femer, viktimë e dhunës!

Sipas raportin te OKB-së apo mbi 500 mije femra shqiptare sot jane viktimë e dhunës në familje ne shtetin me te vogel ne Evropë?! Gjenevë, UN...

Sommaruga flet e shqetësuar per valën e dytë te COVID-19 në Zvicër

Koronavirusi zë edhe një herë një vend të rëndësishëm në shtypin e së Dielës me veçanërisht një intervistë me presidenten e vendit Simonetta Sommaruga....

Kriza në Siri, OKB shpreson për përparim në prag të bisedimeve të reja

I dërguari i OKB për Sirinë Geir Pedersen tha se shpresonte të Dielën për "përparim" në prag të raundit të katërt të negociatave në...