20.8 C
Berne
dimanche 26/05/2024

Koncert i madh i muzikës klasike ne Ulqin me Maestron Ramazan Pekun dhe orkestren e tij në Albatros

Ulqin, gusht -Si gjithmonë kudo ku shkel këmba e tij maestro Ramazan Peku me orkestrën e tij bën muzikë relaksuese për sy dhe për shpirt. Koncerti ishte një uvertyrë për vazhdimin e suksesshëm të sezonit turistik, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Për profesor Ramazan Pekun kam shkruar edhe më parë, pasi që ai gjithmonë me orkestrën e tij, e ka hapur dhe e ka mbyllur “Skenën Verore” në Kala.

Kësaj radhe koncerti u organizuar në taracën e hotelit Albatros në ora 22 brenda pishave 100 vjeçare, në një qetsi të rallë dhe në një atmosphere të jashtëzakonshme, pranë një publikut të zgjedhur.

Ishte kjo një mbrëmje romantike, relaksuese dhe e bukur. Ramazani, sharmi i tij dhe muzika klasike e bëri që publiku të përjetojë çaste të bukura të paharruara.

Mbrëmjen e bëni edhe më të bukur këngëtarja e famshme ulqinake sopranoja Egzona SALAJ, e cila më zërin e saj të fuqishëm si edhe me pamjen fizike e qendisi taracen e hotelit Albatros.

Prandaj, po e përsërisë edhe themë se nën tingujt e violinës e këtij virtuozi të muzikës, orkestrës së tij dhe Egzonës Salaj gjithçka ishtë më e bukur dhe më mire në këtë mbrëmje romantike në qytetin tone të bukur.

Tingujt e violinës së tij, gjithmonë bëjnë një atmosfere magjepse, relaksuese e cila qetson shpirtin.

Jam më se i sigurt që këto çaste dhe momente duhet të mbahen në kujtesë dhe mos të harrohen.

Maestro Ramazan PEKU e don shumë Ulqinin dhe ai padyshim ka lënë dhe ende lenë gjurmë të pashlyera në qytetin tonë të bukur.

Jam më se sigurt, se qyteti ynë dhe qytetarët e Ulqinit, pa dallim feje dhe kombi, e njohin dhe e adhurojnë Ramazan Pekun dhe muzikën e tij.

Ai është një Ulqinak i vërtetë dhe ne jemi krenar që e kemi. Jam më se i sigurt që këto çaste dhe momente duhet të mbahen në kujtesë dhe mos të harrohen.

Falenderojmë Kryetarin e Komunës z. Omer B AJRAKTARIN që mundësoj këtë koncert.

Derniers articles