-0.4 C
Berne
mardi 6/12/2022

Kodi i krijimtarisë së gazetarit Bajram Kabashi në librin ”Rilindja, përkushtim e trishtim”, që çdo gazetar duhet ta ketë në tavolinën e punës

Bajram Kabashi eshte nje gazetar me emër, i njohur ne Kosovë i cili ne kohërat me te veshtira ju gjend afer etdheut i cili si gazetar shume vjecar ne Rilindje i kontriboi avancimit te proceseve demokratike deri ne pamvarësine e Kosovës i cili la gjurme ne historine e gazetarise shqiptare ne perspektiven kombëtare. Njëkohesisht z.Kabashi si nje veteran i gazetarise shqiptare eshte nje imilitant i fjales se lire. Ai filloi punën në gazetën “Rilindja” në vitin 1982 dhe e vazhdoi deri më 01 prill 1999, kur e mbylli serboshovinizmi i kriminelit Millosheviç. Pasqyrimi që ai i ka bërë jetës kosovare gjatë 17 vjetëve në atë gazetë, shërben si një enciklopedi e vërtetë për njohjen e saj sa më afër nga ana e lexuesve. Kolegu Bajram Kabashi, aktualisht me banim në Norvegjiposa ka botuar librin me titull “Rilindja, përkushtim dhe trishtim”, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch 

Aucune description disponible.Shkruan: Prof.dr. Eshref YMERI

Gazetari i shquar kosovar, Bajram Kabashi, me banim në Norvegji që prej prillit të vitit 1999, para do kohësh më dërgoi me internet librin me titull: “Rilindja,  përkushtim  dhe trishtim”. Është  një libër befasues për të vërtetat tragjike që ai shpalos në faqet e tij. Për këtë libër ai shkruan:  “… është testamenti im për jetën e hidhur e krenare, të kaluar në profesionin e gazetarisë nga koha e pushtimit serb. A janë ftohur këto plagë pas afro dy  dekadash në liri?  Mjekja,  poetja  e figura  e njohur publike, Flora Brovina, do të  thoshte  “Plagët  dhembin  kur ftohen”. 

Më la një vragë të thellë në shpirt fjala e fundit e titullit të librit – trishtim, e cila, në këndvështrimin tim, do të thotë zhgënjim.   

Zhgënjimi i gazetarit Bajram Kabashi është një ndjenjë pakënaqësie që i ka lindur për shkak të mosrealizimit të shpresave ose ëndrrave, të pritjeve të mbetura larg, përtej një horizonti që nuk është arritur kurrë, të mospërputhjeve të përfytyrimeve të punës që i ishte përkushtuar me mish e me shpirt me kodin e krijimtarisë së tij, duke pasur si busull orientuese ndershmërinë shembullore profesionale për të zbuluar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Prandaj ai shkruan: 

“Intelektuali i vërtetë kurrë nuk pranon mendime të “gatshme” për tjetrin.., mendimin e duhur për këdo e krijon vetë, duke e respektuar tjetrin, jetën dhe dinjitetin e 

tij… Betimi im profesional është i shenjtë dhe i shtrenjtë dhe prej tij as nuk jam shmangur dhe as që jam ligështuar  ndonjëherë duke e zbatuar, pra, për asnjë çast deri në këto momente. Kam qenë pothuaj gjithë kohën “i vetmuar” në rrugën time profesionale, i tradhëtuar madje edhe nga ai që nuk e prisja, ta zëmë, “shoku im më i ngushtë””. 

Ku e ka burimin zhgënjimi i gazetarit në përgjithësi? Në këndvështrimin tim, ekzistojnë disa burime të tilla. 

Së pari,  në praktikën e jetës profesionale qëllon që gazetarët t’i vlerësojnë edhe si gënjeshtarë, si servilë të shitur, si njerëz të pasigurt, të cilëve nuk iu besojnë. Kjo mund të sjellë si pasojë edhe mungesën e dëshirës së të intervistuarve për të dhënë informacion, duke filluar nga bishtnimi me marifet deri te refuzimi kategorik, edhe qëndrimin negativ ndaj gazetarëve dhe ndaj mjeteve të informimit masiv që gazetari përfaqëson, edhe moslejimin e tij për të marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme.  

Së dyti, gazetari, shumë më shpesh se përfaqësuesit e profesioneve të tjera, përplaset me disa  realitete të pista të jetës shoqërore, me egërsinë e tyre, me padrejtësinë, çka ngjall në shpirtin e tij ndjenja pakënaqësie, dhembje dhe dëshpërim, ndërkohë që atij, si përfaqësues i “pushtetit të katërt”, s’i krijohet mundësia t’i vijë në ndihmë një njeriu konkret që ka një shqetësim që e mundon, apo për të zbuluar një të vërtetë ulëritëse. 

Së treti, gjatë ushtrimit të profesionit të vet, gazetarit i krijojnë vështirësi të tilla, të cilat sjellin si pasojë pamundësinë për të siguruar një jetesë dinjitoze. 

Së katërti, përveç talentit dhe meritave për një karrierë të suksesshme, në praktikën  profesionale janë të domosdoshme edhe disa tipare jo fort ideale, por ama tepër jetësore, si aftësia për të qenë “i afërt” me instancat e larta, në mënyrë që, kur është e domosdoshme, të ushtrohet një presion i gjithanshëm ndaj, fjala vjen, një burimi “kryeneç” për marrjen e një informacioni të domosdoshëm. 

Së pesti, siç dihet, konkurrenca jo gjithmonë është e ndershme, si në mjetet e informimit masiv, ashtu edhe në radhët e gazetarëve. 

Në krijimtarinë gazetareske të Bajram Kabashit bie në sy menjëherë pozicioni që ai ka zënë në raport me realitetin dhe me qytetarin e thjeshtë, sistemi i vlerave që ai mbron. Mjetet e informimit masiv, si instrument i ndikimit mbi opinionin publik, mund ta nxisin këtë të fundit të pranojë versionin që gazetari jep për realitetin e përditshëm. Por ai, si gazetar tashmë veteran i gazetës “Rilindja”, ka pasë vënë re se gazeta në fjalë jo thjesht informonte opinionin  publik për ngjarjet e ditës, por edhe e formësonte “realitetin” përmes përzgjedhjes, theksimit dhe interpretimit të atyre ngjarjeve, çka rezultonte se auditorit i imponohej një realitet i caktuar. Kjo sillte si pasojë që ngjarjet reale, shpesh herë, të mbeteshin në prapaskenë ose të përshkruheshin midis rreshtave. Pra, hidhej dritë mbi ngjarjet, por lihej mënjanë nënteksti, thelbi i tyre. 

Dihet që informacioni në gazetari është si puna e mallit në treg, i cili mund ta interesojë publikun, kurse gazetari shërben si subjekt i atij tregu të mjeteve të punës, për të cilat ka kërkesë. Në këtë mes lind konkurrenca që luan rolin e stimulit.

Por problemi është se për çfarë konkurrence bëhet fjalë? Është fjala për konkurrencë të ndershme, kur gazetarit i rritet paga, duke punuar më mirë se të tjerët, apo për konkurrencë të pandershmë, kur ai arrin poste të larta dhe merr një pagë të mirë, pa bërë kurrfarë pëpjekjesh në ushtrimin e profesionit të vet?  

Gazetari Bajram Kabashi pati vënë re se gjatë punës, ai, megjithëse gazetar mjaft i talentuar, nuk gëzonte gjithmonë respektin e duhur nga ana e drejtuesve të gazetës dhe të disa kolegëve që nuk ishin të paktë në numër. Nga ana tjetër, ai ka pasur parasysh se pasqyrimi krejtësisht i plotë i ngjarjeve, sidomos i atyre me ngjyresë emocionale negative, në radhët e opinionit publik ngjall një reagim të caktuar ndaj pozicionimit të gazetës. Por ai ka qenë i bindur thellësisht se ndjenja e përgjegjësisë, pozicioni shoqëror i gazetarit, në përputhje të plotë me kodin e profesional, shtronte gjithmonë para tij alternativën: të mbronte me vendosmëri vetëm të vërtetën dhe t’ia përcillte me hollësi, tërësisht, opinionit publik. Sepse për të ishte i papranueshëm parashtrimi i fakteve me mosinteresim, me moskokëçarje. Por, fatkeqësisht, siç dëshmon ai, “përveç gazetarëve të zgjuar e fisnikë që flijuan edhe jetën në luftën e tyre për lirinë dhe bashkimin e Shqipërisë, siç ishte dëshmori i kombit Jusuf Gërvalla, në Rilindje u injektuan edhe gjithfarë dobiçësh, spiunësh dhe karrieristësh nga lloji më i lig. Këta të fundit, qoftë nëpërmjet shërbimit të verbër ndaj pushtetit jugosllav, qoftë nëpërmjet rrugëve të dyta nepotiste e karrieriste, arritën të zënë poste me rëndësi në hierarkinë e gazetës”.

Bajram Kabashi e filloi punën në gazetën “Rilindja” në vitin 1982 dhe e vazhdoi deri më 01 prill 1999, kur e mbylli serboshovinizmi i kriminelit Millosheviç

Këto pohime me domethënie kuptimplote aforistike, janë thellësisht dëshpëruese. Pasqyrimi që ai i ka bërë jetës kosovare gjatë 17 vjetëve në atë gazetë, shërben si një enciklopedi e vërtetë për njohjen e saj sa më afër nga ana e lexuesve. Aucune description disponible.Nga sa shtjellon autori, del në pah më së miri se udbashizmi kishte hyrë thellë në poret e jetës kosovare dhe rrjeti i mercenarëve në shërbim të tij nuk ishte i vogël. Prandaj jetën e ka pasur të rrezikuar me kurthe të organizuara për rrëmbin e tij. Familja e tij ka qenë objekt përndjekjesh të egra nga udbashët e instaluar gjithandej në Kosovë. Babain e tij, atdhetarin trim Hysen Kabashi, sepse mbrojti me ngulm një familje që rrezikohej ta internonin në Srem të Vojvodinës, udbashët e torturuan rëndë, çka solli si pasojë vdekjen e tij në moshën 50-vjeçare, pasi edhe më herët si ushtar i Mulla Zek Berdynajt nga Radaci i Pejës, ishte plagosur rëndë në Kaquber të Malit të Zi, ku sëbashku me shumë dukagjinas të tjerë kishte shkuar tu dilte në mbrojtje shqiptarëve të Sanxhakut (tashmë shumica të asimiluar gjuhësisht), që viriteshin e preheshin nga armët e thikat e shovenistëve serb e malazias. Vëllain e tij, Sali Kabashi, gazetar i talentuar dhe trim, i cili me gjeneralin Naim Maloku, gjeneralin Fadil Demiri e të tjerë që nga fundi i viteve të ’80-ta, e kishin udhëhequr Shoqatën Kulturore “Migjeni” në Libjanë të Sllovenisë,- duke pri me shtypin e lirë në shqiptari, Alternativen dhe Republika, që kishin pasur ndikim të madh në formësimin e opinionit publik në atë kohë, pas luftës (në janar 2001) shërbimi i ashtuquajtur sekret i PDK-së, sikurse të ishte një degëzim i vërtetë i UDB-ës (BIA-s), e kishte rrahur mizorisht në orët e vona të natës, duke e sjellë pothuaj buzë vdekjes.

Mjaft të dhimbshme janë faqet e librit, në të cilat autori përshkruan largimin biblik nga ana e kriminelëve serbë të banorëve të Prishtinës, të rrasur me dhunë nëpër trena me drejtim Bllacën e Maqedonisë, ku njerëzit, nën qiellin e hapur, kaluan ditë të tëra në gjendje mjerimi,por mbijetuan në saje të ndihmës së vëllezërve shqiptarë në atë shtet. Me këtë rast, ai përmend hakërrimin e një polic-banditi serb, i cili e pati kërcënuar: 

“Kuptoje mirë ti…, kur të bëhen dy javë, nuk do të ketë më shqiptarë në këtë vend”.  

Pra, serbosllavizmi shovinist po vinte në jetë platformat e shpopullimit të Kosovës, të hartuara nga kriminelët shovinistë Ivo Andriç dhe   Vasa Çubrilloviç në fundvitet ’30 të shekullit që lamë pas. 

Bajram Kabashi, në rolin e gazetarit, pati shkuar në Shqipëri në shtator të vitit 1996. Aty ai pa me sytë e vetë se ku ishte katandisur Shqipëria, pa  “mjerimin dhe poshtërimin e një populli nga udhëheqja e po atij populli!”. Prandaj ai deklaron: “Zoti ua kishte dhënë të gjitha – dhe njeriu ua kishte marrë”. Dhe vazhdon:  

“Kur u hap perdja e hekurt dhe e zbuloi pamjen e tmerrit, ne mbetëm të shtangur nga zhgënjimi i madh, meqenëse shumica prej nesh, megjithatë, Shqipërinë e kishte menduar ndryshe, më të fortë dhe më të përparuar. Do të thotë se mjerimi, poshtërimi, përgjakja dhe vrasja e njerëzve të atij populli, nuk kishin ndodhur si pasojë e një pushtimi të jashtëm, siç i kishte ndodhur Kosovës, por, fatkeqësisht, si pasojë e pushtimit të brendshëm, apo vetëpushtimit!.. Varfëria e madhe në vend e kishte ulur aq poshtë dinjitetin kombëtar e shtetëror…” (Të njëjtën gjë thotë Profesori i nderuar Vedat Kokona, i cili, në librin me kujtime “Në tisin e kohës”, shkruan: “Pushtimi i shqiptarëve nga shqiptarët ka qenë më i rëndë se pushtimi i huaj”). 

Këto fjalë të dhimbshme të këtij gazetari të rrallë në zbulimin e së vërtetës për Shqipërinë, më sollën në kujtesë diçka. Ishte 23 qershori i vitit 1999, kur, për herë të parë, shkova në Kosovë për të shoqëruar në rolin e përkthyesit një grup gazëtarësh ukrainas, të cilët, me sponsorizimin e Zyrës së Shtypit të NATO-s, kishin ardhur në Prishtinë për përgatitjen e disa reportazheve në mbarim të luftës. Pas përfundimit të shërbimit, në orën 08:00 të mbrëmjes  së 30 qershorit, hipa në autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë. Autobusi qe mbushur me emigrantë kosovarë, të cilët udhëtonin për herë të parë në atë linjë, për të shkuar në Durrës dhe për t’u nisur me traget drejt vendeve evropiane. Kishte kaluar ora 01:00 e natës kur arritëm në Fushë Arrëz. Atje qëndruam për të ngrënë diçka në një lokal nate. Kur dolën nga autobusi, kosovarët mbetën të befasuar me pamjet e mjedisit përreth, çka dëshmonte se Shqipëria qenkej katandisur në një mjerim të papërfytyrueshëm. Dikush nga kosovarët m’u drejtua me habi: 

“Ore zotëri, po ne kemi menduar se Shqipëria është krejt ndryshe, është vend i përparuar, por ky mjedis po na kall lemerinë”.  

Mbresa të thella të lënë faqet e librit, ku autori bën fjalë për Kishën tonë ortodokse, veprën e shquar  të Fan Nolit dhe të mbretit Ahmet Zogu për pavarësimin e saj, por, për shkak të tradhtisë së klasës politike të Tiranës, ajo ra në duart e Janullatosit, emisarit të shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë. Për herë të parë u njoha me qëndrimin e një gazetari me dinjitet të lartë kombëtar në mbrojtje të Kishës sonë fanoliane, për pushtimin e së cilës nga Janullatosi dhe pasojat e rënda të atij pushtimi, qenë botuar dikur me dhjetra e dhjetra analiza vetëm në gazetën “Rimëkëmbja” që drejtonte diplomati i njohur Abdi Baleta. Për fat të keq dhe për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, presidenti Ilir  Meta, në rolin e mercenarit në shërbim të Athinës, Janullatosit i dha shtetësinë shqiptare, duke ia shitur përfundimisht Kishën tonë ortodokse shovinizmit grekokaragjoz me një dekret të posaçëm të datës 24 dhjetor 2017 dhe duke i bërë realitet fjalët e historianit shovinist grek 

“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek.XX” (Citohet sipas deklaratës së zotit Petrit Bidoshi, Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, në emisionin “Shqip” të zonjës Rudina Xhunga në kanalin TV “Top Channel” të datës 04 dhjetor 2004. Citatin e mësipërm  zoti Bidoshi e kishte nxjerrë nga libri me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj” të historianit të lartpërmendur). 

Megjithëse gazetari kishte ardhur në atdheun amë, prapëseprapë nuk i shpëtoi dot provokimit të një agjenti të Beogradit, i cili, me sa duket, e përgjonte ngado që shkonte dhe në një lokal të Tiranës u shpreh me shpoti, pa iu drejtuar drejtpërdrejt: 

 “Ja si është bërë si me qenë komandant i NATO-s. Me çantë të zezë e kokën lart! Kujtojnë se kanë çfarë t’i bëjnë Serbisë… Amerika dhe askush tjetër s’ka çka t’i bëjë Serbisë, se Serbia është e fortë…”. 

Jo vetëm kaq, një tjetër provokator i fëlliqur dhe agjent i UDB-së e pati goditur deri në gjakosje dhe ashtu, i përgjakur, pati shkuar në shtëpinë e Abdi Baletës. 

Nga sa pati parë dhe pati vëzhguar edhe gjatë dy vizitave të tjera në Shqipëri në mars dhe në qershor të vitit 1999, Bajram Kabashi, si një gazetar mendjehollë, vjen në këtë përfundim shumë të drejtë: 

“Shqipëria mund dhe duhet kritikuar, por nuk duhet harruar se ajo nuk ka mundësi të dalë nga lëkura e vet për shkak të problemeve të trashëguara nga lufta civile e shkaktuar qyshkur. Enver Hoxha e kishte pushtuar me dhunë pushtetin në fund të viteve të ’40 të shekullit njëzet”. 

Artikujt e tij me të dhëna nga Shqipëria lexoheshin me shumë ëndje në Kosovë. Por, çuditërisht, në intervistat me Abdi Baletën, Bajramit nuk ia shënonin emrin ata të gazetës Rilindja. Atij i kishin lënë ca mbresa të thella, deri në befasi, disa fjalë që Abdi Baleta ia kishte thënë gjatë një interviste: 

“Megjithëse ju kosovarët e keni serbin mbi krye, nganjëherë duhet ta ktheni shikimin nga Jugu i Shqipërisë që na e kërcënon greku!”. 

Si kosovar, i cili e ka pasë konsideruar Shqipërinë si një mbështetje të fuqishme për Kosovën, e kishte të vështirë ta përfytyronte që ajo të ishte katandisur deri në atë gjendje, saqë jugu i saj të kërcënohej nga grekoshovinizmi. 

Si një gazetar me vetëdije të lartë kombëtare, Bajram Kabashit i ka pasë bërë shumë përshtypje servilmercenarizmi i disa kolegëve të Tiranës, të shndërruar në argatë të pështirë të politikës neokomuniste të partisë soicialiste. Pas kundërrevolucionit të vitit 1997, ata servilmercenarë, si Ben Blushi, Frrok Çupi e Vladimir Prela, u shpërblyen me poste të larta në hierarkinë qeverisëse të asaj partie.  

Me shumë dëshpërim në shpirt lexova faqet e librit, ku autori bën fjalë për vrasjet në Kosova gjatë dhe pas luftës.Ato vrasje janë një njollë e zezë jo vetëm në historinë e Kosovës, por edhe në historinë e mbarë kombit shqiptar.

Me trishtim të thellë në zemër ai flet për vrasjet e kolegëve të vet gazetarë, si Ali Ukaj, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku. Në gazetën “Bota  Sot”, në njërin nga numrat e saj të dhjetorit të vitit 1999, gazetari Bajram  Kabashi kishte lexuar një artikull të Mero Bazes, në të cilin theksonte se zëdhënësin e parë publik të UÇK-së, Ali Ukajn, e kishte vrarë Hashim Thaçi. Një muaj më parë, Mero Bazes, këtij njeriu të njohur mirë në varganin e gazetarëve kryeservilë të pështirë të politikës së Tiranës, të cilët lëpijnë herë sahanët e PS-së, herë sahanët e PD-së, gazetari me dinjitet të lartë profesional Bajram Kabashi, ia ka nxjerrë bojën paq në analizën me titull “Mero Baze, “gjenerali i SHIKut të Partisë Demokratike”, vazhdon t’i dalë në mbrojtje Hashim Thaçit e ta sulmojë Albin Kurtin!”, të botuar në portalin “Drini”. 08 nëntor 2021. Në atë analizë ai bën fjalë për vizitën e Mero Bazes në qelinë e  Hashim Thaçit në Hagë më 05 nëntor 2021, vizitë që u pasua me botimin e artikullit me titull Gjyqi i pafilluar ndaj Hashimit dhe gjyqi i mbaruar ndaj Albinit”, ribotuar po në të njëjtën datë në portalin e përmendur më lart. Bajram Kabashi, në atë analizë, shkruan: 

“… për Mero Bazen, nëse gjykojmë bazuar në shkrimet e tij, personazhi më negativ ishte Hashim Thaçi, si dhe të tjerë “të luftës” që synonin t’ua merrnin “pushtetin” atyre të “paqes”. Pra, mu ai Hashim Thaçi që Meroja njëzet e sa vite më vonë e viziton në Burgun e Hagës, në Holandë. Mero Baze atëherë, sikurse sot, ka mbetur një gazetar i shpifur… Si të kuptohet ndryshe afria e tij aq e madhe me Sali Berishën dje dhe urrejtja e paimagjinueshme ndaj tij sot?”. 

 Sipas të dhënave që janë bërë publike në mjetet e informimit masiv, gjatë dhe pas luftës, në Kosovë janë kryer 1820 vrasje, të cilat kanë mbetur të pazbuluara deri në ditët tona. 

Sipas rreshtimit që gazetari u bën ngjarjeve rreth atyre vrasjeve, rezulton se Beogradi, që para fillimit të luftës, në Kosovë ka ndjekur të njëjtin skenar, si edhe në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Shqipëri pati rekrutuar fillimisht njeriun  pa shtyllë kurrizore Enver Hoxha, për ta vënë në krye të partisë komuniste, me qëllim shndërrimin e saj në agjenturë të serbosllavizmit, siç edhe e shndërroi konkretisht, futjen e vendit në luftë vëllavrasëse dhe vazhdimin e saj me luftën e klasave pas nëntorit të vitit 1944, për shfarosjen me rrënjë të përfaqësuesve të nacionalizmit shqiptar. Edhe në Kosovë, Beogradi pati rekrutuar me kohë krytradhtarin Hashim Thaçi, kopjen e kryetradhtarit Enver Hoxha, për ta vënë në krye të PDK-së, po me të njëjtin pikësynim – shndërrimin e PDK-së në agjenturë të Beogradit. Franca, si mbështetëse e fuqishme e serbosllavizmit dhe e rusopolitikës, armikes tradicionale të kombit shqiptar, e pati rekrutuar Hashim Thaçin përmes shëbimit të saj sekret. Në një informacion, të botuar në internet  një vit më parë, thuhet: 

“Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish-shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë oficer hulumtues për Çështje të Ballkanit” (Citohet sipas: “Ish-shefi i shërbimit sekret francez: Thaçi është agjent i yni, e rekrutuam në Rambuje”. Faqja e internetit “Lajm”. 09 dhjetor 2020). 

Në kulmin e trishtimit, gazetari Bajram Kabashi  i drejtohet popullit të përgjumur, të cilin kryeargati i Beogradit Hashim Thaçi po  e shpërbënte kulturalisht dhe shpirtërisht, duke e  mbajtur nën trysninë e frikës nga vrasjet e shumta që ndodhën pas luftës. 

Në këndvështrimin e tij, vrasjet ishin rezultat i ndeshjes mes dy shërbimeve sekrete të PDK-së dhe të LDK-së. Prandaj ai shkruan: 

“… vrasjet e aktivistëve të ndryshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë ndodhur, dhe ato nuk i ka ekzekutuar asnjë lloj UDB-je drejtpërdrejt, siç dëshirojnë sot ta mjegullojnë çështjen “qerthuj” të ndryshëm analistësh, pseudointelektualësh dhe policësh të rrejshëm. Ata, është e qartë se i ka vrarë “UDB”-ja, por ajo është “UDB”-ja e “kokës sonë”, që përbëhej nga njerëz-hijena e patriotë të shpifur…”. 

Diku më lart citova autorin e këtij libri, i cili theksonte se Shqipëria e ka të vështirë të dalë nga lëkura e vet  për arsye të ndotjes që i shkaktoi psikologjisë së popullit kryekrimineli Enver Hoxha me përçarjen tragjike përmes luftës së klasave. Pra, Shqipëria vazhdon të mbetet e robëruar ende në kthetrat e enverizmit, sepse neokomunistët që morën pushtetin pas demoshëmtisë dhjetoriste, nuk e dënuan me ligj të posaçëm enverizmin, nuk bënë dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare Prandaj edhe kryekrimineli vazhdon të mbajë ende titulline heroit të popullit. Sigurisht, s’mund të ndodhte ndryshe. Sepse e ashtuquajtura demokraci dhjetoriste, të cilën unë e kam etiketuar si demoshëmti dhjetoriste, nuk buroi nga poshtë, nga radhët e popullit, ajo u injektua nga lart, nga Ramiz Alia,  sipas platformës që parashtroi në mbledhjen e Byrosë politike në nëntor të vitit 1989 dhe në dhjetor të vitit 1990, sipas së cilës neokomunistët do ta gëzonin  pushtetin përjetësisht. Po ashtu, Kosova e ka  të vështirë të dalë nga lëkura e udbashizmit, të cilin serboshovinizmi gjakatar e ka pasë kultivuar gjatë një periudhe më shumë se njëshekullore në psikologjinë e jo pak njerëzve, për t’i pasur këta si argatë të bindur për përçarjen e popullit. Pikërisht vrasjet gjatë dhe pas luftës kanë shërbyer si mënyrë djallëzore për mbajtjen gjallë të përçarjes ndërshqiptare në radhët e popullit kosovar. Prandaj një letër që i ka pasë dërguar në Norvegji Bajram Kabashit, gazetarja Emine Berisha shprehet me nota të theksuara pesimizmi: 

“Ke dëgjuar për ekzekutimet që po bëhen gjithandej? Mos u befaso, por nëse s’u ndalet turri disave, shoqëria jonë do të jetë më e sëmurë dhe më e egër sesa ajo në Shqipëri. Beso, nganjëherë kam përshtypjen se kemi lindur me nga një pllakë të padukshme hekuri, që do ta bartim mbi supe derisa të vdesim”

Libri i gazetarit Bajram Kabashi, siç e përmenda më lart, është një enciklopedi informacioni për ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë 40 vjetëve të fundit. Çdo gazetar me vetëdije të lartë kombëtare dhe me  dinjtet të lart profesional, këtë libër duhet ta ketë përherë në tavolinën e punës, sepse ai shërben si një burim i madh informacioni për të vërtetat që autori aty trajton, si një shkollë model që të mëson se si të bëhesh gazetar i aftë, i sakrificës, i guximshëm dhe trim. Sigurisht, guximi, sakrifica dhe trimëria në gazetari janë zeje shumë të vështira dhe ato nuk mund t’i ushtrojë dokushdo.  

Do të kishte qenë një mrekulli sikur Presidentja dhe Kryeministri i i Republikës së Kosovës të ishin kujtuar për gazetarin Bajram Kabashi, ta ftonin të kthehej në atdhe dhe t’i ofronin një post të rëndësishëm në administratën shtetërore. Sepse është për të ardhur keq që talentet tona i gëzon bota. Më ka pasë lënë mbresa të thella një bisedë telefonike që zonja Elena Kadare ka pasur me një gazetar amerikan. Ajo shkruan: 

“Para ca ditëve mori në telefon një gazetar amerikan qe kërkonte një intervistë me Is. Dhe bëmë pak muhabet mbasi ai dinte ca frëngjisht. E dini ç’më tha? Në Amerikë shqiptarët e arsimuar që kanë ardhur këtu, bëjnë një përshtypje të jashtëzakonshme. Janë të dijshëm, shumë të zotë, dinë rrjedhshëm nga tri gjuhë të huaja, që i përdorin pa problem, gjë që nuk është aq  e lehtë për një amerikan. Shqiptarët e tillë janë shumë të mirëpritur në Amerikë. Unë vetë kam qenë në Shqipëri dhe jam mahnitur nga bukuria e këtij vendi. Dhe kam pyetur veten, përse ky vend me këto kapacitete njerëzore, me këtë natyrë e klimë të mrekullueshme, nuk arrin ta ngrejë kokën, ka përherë probleme, nuk ecën përpara, ashtu siç do të ishte dashur të ecte…” (Citohet sipas: “Helena Kadare: Edhe në Paris jetoj me Tiranën.

Intervistoi Mira Kazhani. Faqja e internetit “Lapsi Lajme”. 08 mars 2017). 

Gjergj – Bajram Kabashi

  • Një falenderim nga zemra dhe një përgjigje për propozimin e Prof. Eshref Ymerit, se : “Do të kishte qenë një mrekulli sikur Presidentja dhe Kryeministri i i Republikës së Kosovës të ishin kujtuar për gazetarin Bajram Kabashi, ta ftonin të kthehej në atdhe dhe t’i ofronin një post të rëndësishëm në administratën shtetërore.

Profesor i nderuar,

Të falemnderoj dhe shprehi mirënjohjen dhe konsideratën time që paske shkruar recension tejet vlerësues për librin tim: Rilindja, përkushtim e trishtim . Shkrimi Juaj ishte një kredhje e thellë psikologjike në vetminë time si gazetar hulumtues (investigues) , e sidomos në zbërthimin kuptimor të përmbajtjes dhe hyrje në porosinë e librit tim, që e përfshin një jetë të kaluar në profesion si dhe pikëpamjet e mija për Kosovën e Shqiptarinë, ashtu sikurse që i kam vërejtur përgjat asaj kohe.

Meqenëse të kam dhënë përgjigje edhe privatisht, e shoh të arsyeshme që ta shprehi mendimin tim publik për propozimin dhe dëshirat tuaja ndaj Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës për mua.
I dashur Profesor Eshref Ymeri,
Me gjithë mirënjohjen e madhe ndaj teje që kujtohesh për mua, ashtu sikurse që nuk janë kujtuar të tjerët në këto 22 vite, po të them ty sikurse edhe opinionit publik se, edhe sikur instancat e caktuara shtetërore të Republikës së Kosovës të më “propozonin edhe për mbret” (megjithëse Kosova s’është Mbretëri!), kurrë nuk do ta pranoja asnjë post e mirënjohje që do të më ofrohej nga Kosova.
Une e kërkoj vetëm një gjë nga shteti i Kosovës: Që Shteti ta ndjek dhe dënoj krimin dhe antishqiptarizmin që njifar “shtet ynë paralel” e ka ushtruar ndaj shumë qytetarëve të Kosovës, qoftë përpara apo pas luftës në vend.
Vetëm kaq.
Pra, une nuk kërkoj asgjë tjetër përpos të drejtave që më janë mohuar, sidomos e kërkoj zhbërjen dhe mohimin me shkrim (pra mohimin e dokumentuar) të antishqiptarëve të bashkuar nga data 17 nëntor e deri më 23 nëntor 2000, kur pasi “më vranë mua” këtu ku isha, e vranë me plumba të vërtetë Xhemajl Mustafën.
Këtë obligim ligjor pra e ka shteti i Republikës së Kosovës ndaj meje dhe jo vetëm ndaj meje.
Une dua ballafaqim me provokatorët e atij krimi të madh (të bashkuar), për të cilin kam folë sa e sa herë deri tash, e nuk më duhet dhe se pranoj kurrë ndonjë post e as mirënjohje pa mi kthyer të gjitha drejtat e mohuara në emër të “atij shteti!”.
Shpresoj që kam me jetuar gjatë, pasi kam shëndet të mirë tashpërtash, por po të vdisja papritur, qysh tash do të lija porosi në familje, që të mos e pranojnë asnjë ngushëllim nga shteti i Kosovës, nga ndonjë parti politike apo ish-gazeta Rilindja!
Une i kam shokët e miqët e mij të shumtë gjithandej, me të cilët i kam ndarë të mirat e të këqijat në jetë …
Nuk është kjo fare punë kokëfortësie, por çështje e dinjitetit tim njerëzor dhe e faktit domethënës se Kosova e re nuk guxon ta dënoj atdhetarinë dhe përkushtimin profesional të askujt, e në anën tjetër ta përmbajë e mos të do ta zbuloj krimin dhe kriminelët e bashkuar, për rastin e të cilëve kam folë e shkruar qe një kohë tashmë tepër të gjatë.
Sidoqoftë: Të falemnderit për vëmendjen e mirësinë tënde, Prof. Eshref Ymeri … !
Këtë s’kam me ta harrue!
Gjithë të mirat prej meje: Gjergj – Bajram Kabashi, Norvegji

Derniers articles

Një shqiptar gjendet i vdekur në burgun e Beogradit. I ndjeri në trup mbante tatu figurën e Adem Jasharit, UÇK-në dhe Skenderbeun

Oslo, 5 dhjetor -Trupi i nje shetasi norvejgez me origjine shqiptare eshte gjetur i vdekur ne burun e kryqyteti serb ne Beograd, njfton gazeta...

Lajmi fundit: FIFA hap procedurat kundër Serbisë, jo kundër Xhakës

Cyrih, 5 dhjetor -Pas letres se gazetes zvicerane ne shqip derguar Gianni Infantino (Gazette zvicerane në shqip “Le Canton27” i shkruan letër shefit të...

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch shpall Granit Xhakën “Personalitet të vitit 2022”

Bernë, 5 dhjetor -Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch sivjet ka zgjedhur për ta shpallur “Personalitet të vitit-2022” yllin e futbolllit te Zvicres, kapitenin...

Me mysafirin e « Vjeshtes Letrare te Gjilanit », shkrimtarin Halil Matoshi

Gjilan, 3 dhjetor, Edicioni i 13-të e Manifestimit tradicional "Vjeshta letrare e Gjilanit", që njëkohësisht për nga kohëzgjatja i ngjan një maratone letrare, në...

Kështu Xhaka dhe Shaqiri “shqiponjat” serbe i shndërruan ne « sorra »! “Shqiponjat” serbe nga Katari kthehen në Beograd pikë e pesë, kokën ulur, pa asnjë...

Beograd, 4 dhjetor -Futbollistët serbë nuk kanë thënë asnjë fjalë pas mbërritjes në Serbi (Fudbaleri Srbije nisu rekli ni reč po dolasku u Srbiju.."...