15.3 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Kjo është diferenca e pagës së udhëheqësve të sotëm me pagën e atyre që ishin dikur

Analisti Xhevdet Pozhari ka bërë një karasim të pagave që dikur kishin udhëheqësit e Kosovsë, dhe tani këta aktual.

Ai thotë se Ramush Haradinaj prin me pagën më të lartë sa ishte kryeministër me pagë prej 2,950 euro në muaj, Hashim Thaçi, presindet në atë kohë kishte pagën 2,663 euro në muaj.

Sipas Pozharit, udhëheqësit e sotshëm shtetëror paguhen 35 mijë euro më pak sesa ata që ishin dikur. Dhe, këto mjete shpërndahen tek kategoritë e tjera.

Postimi në Facebook:

● Ramush Haradinaj si kryeministër paguhej 2,950 euro në muaj (35,400 euro në vit)

Albin Kurti do të ketë pagë 1,785 euro (21,420 euro në vit).

Rreth 14 mijë euro më pak që shkojnë për rritje të pagës së mësuesit, zjarrfikësit, infermierit…

● Hashim Thaçi si president paguhej 2,663 euro në muaj (31,956 në vit).

Vjosa Osmani do të ketë pagë 1,890 euro në muaj (22,680 euro në vit).

Diferenca: 9,276 euro që kalojnë në kategori të tjera.

● Kadri Veseli si kryeparlamentar paguhej 2,753 euro në muaj (33 mijë euro në vit).

Glauk Konjufca do të ketë pagë 1,785 euro (21,420 euro në vit).

11 mijë e 616 euro diferenca që shpërndahet për kategori të tjera.

Në total, udhëheqësit e sotshëm shtetëror paguhen 35 mijë euro më pak sesa ata që ishin dikur. Dhe, këto mjete shpërndahen tek kategoritë e tjera.

Në këtë listë nuk i përfshiva zyrtarët shtetëror që kanë pasur të ardhura mujore nga 40 mijë deri në 50 mijë euro në vit. Sot këto paga janë zvogëluar dhe në mënyrë proporcionale janë shpërndarë tek të tjerët që kanë pasur nevojë më shumë.

Dhe, në fund: A mjafton kjo rritje pagash? Po, nëse ato në vazhdimësi, vit pas viti do të rriten… ashtu siç edhe është paralajmëruar.

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...