7.5 C
Berne
vendredi 31/03/2023

Kisha dhe misioni katolik shqiptar në Zvicër në ballë me Nënë Terezen që po bashkon mërgimtarët drejt integrimeve

Luzern, 1 Nëntor -Tashmë në Zvicër jetojnë rreth 20.000 shqiptarë të besimit katolik. Prej tyre rreth 7000 në Misionin e Luzernit. Misioni mbulon pjesën Qendrore të Zvicrës dhe dy bashkësi të vogla besimtarësh në Tessinë dhe Wallis, njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch »

Shqiptarët emigruan në Zvicëe por kryesisht rreth viteve 70’ si punëtorë sezonalë. Ata ishin kryefamiljarë të cilët ishin përgjegjës për mirëqenien e familjeve që kishin lënë në vendlindje. Shumica e tyre erdhi me synimin për t’u kthyer në shtëpi pas disa vitesh.

Historik i shkurtër i Misionit

Me përkeqësimin e situatës ekonomike, shoqërore e politike të viteve të 90’, ata filluan t’i marrin me vete familjet e tyre. Me këtë rast, bëhet fjalë vecanërisht për besimtarët katolikë nga Kosova, megjithëse ka edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Përveç gjendjes ekonomike për të cilën emigruan, kishte edhe arsye të tjera siç ishte gjendja e para luftës në Kosovë, e cila u përshkallëzua deri në terror dhe përsekutim të popullsisë në Kosovë, ka raportuar misioni katolik shqiptar në Zvicer me seli në Luzern.

Disa vite para themelimit zyrtar të Misionit, P. Hil Kabashi i cili ishte i misionar në Misionin e Stuttgartit, herë pas here kremtonte meshë me shqiptarët në Zvicër.

Misioni Katolik Shqiptar (në formën kishtare) e filloi veprimtarinë me 24 qershor të vitit 1991 në kishën e madhe të shën Gjergjit në Sursee LU. I ndihmuar prej aktivistëve menjëherë bëhet marrëveshja dhe përpilohet programi i meshëve javore një herë në kishat ku pjesmarrja e besimtarëve ishte më e madhe e më vonë u stabilizua edhe programi vjetor.

Dy ishin qendrat e para të njohura edhe gjatë shërbimit ‘volante” të fra Hil Kabashi-t, misionar në Stuttgart: Sursee LU dhe Bazenheid, SG.

Pas më tepër së tetë muaj të veprimtarisë tashmë të njohur, me 1 prill të vitit 1992 nënshkruhet Kontrata e Punës ndërmjet misionarit të parë, don Aleksandër Kola dhe SKAF i kryesuar nga Dr Urs Koppel drejtor kombetar për të huajtë dhe kështu hapet zyrtarisht Misioni Katolik Shqiptar në Zvicër, me seli në Luzern.

Në fillim, Misioni pati strehimin në ambientet e Misionit Italian në Kriens, ndërsa pas tri viteve zyra e Misionit do të kalojë në Littau. Në vitin 1999 bëhet zavendësimi i misionarit. Në vend të Don Aleksandrit vjen Don Marjan Marku. Pak kohë më vonë me shërbim në Zvicër vjen edhe Don Marjan Demaj, dhe kështu krijohen kushte për themelimin e një Misioni të ri. Ndërkohë në vitin 2003 themelohet Misioni në Sirnach (TG). Pas ardhjes së meshtarit të tretë shqiptar në Zvicër, Don Mikel Sopit, është themeluar Misioni i tretë në vitin 2005 me seli në Aarau.

Përveç meshtarëve, që nga tetori 2001 në Luzern vijnë për shërbim edhe motrat e nderit “Bijat e dashurisë Hyjnore”, pastaj në Sirnach në vitin 2003, dhe që nga viti 2014 motrat françeskane edhe në Aarau.

Derniers articles

Berna dhe Tirana nënshkruajnë marrëveshje deri në 2026! Financim e digjitalizimit te KQZ me 1.2 milione CHF

Titane, 24 mars -Në kuadër të bashkëpunimit për dixhitalizimit, Tirana ka nënshkruar sot marrëveshje nje marreveshje me autoritet e Bernes deri në 2026 me...

Historike, emri i Kosovës, për herë të parë pas 20 vitesh, nuk permendet ne raportin e OKB-së anti drogë. Ja cfare thuhet për Shqiperine...

Gjenevë/ UN, 31 mars -Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar këtë të enjte  raportin për prodhimin e kokainës në nivel global. Në raportin...

Sipas raportit të OKB-së, Shqipëria dhe Serbia bëjnë kontrabande të hapur të drogës, Kosova nuk përmendet pas 20 vitesh

Gjenevë/ UN, 31 mars -Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar këtë të enjte  raportin për prodhimin e kokainës në nivel global. Në raportin...

Ramazani ne burgun e Scheveningenit / Nga Haga tregojnë se Thaci, Veseli dhe te tjerët a po agjërojnë…

Hagë, 30 mars -Njerezit, ata te komuniteti muslimanë ne lufte e ne burgje kane mbajtur ramazanin. Edhe në luften e fundit perballe Serbise lufëtarete...

Rekord: Diaspora shqiptare nga Zvicra vitin e kaluar ka dërguar në Kosovë rreth 100 milionë CHF

Prishtinë, 30 mars -Diaspora vazhdon të luaj një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Përgjatë një viti nga mërgimtarët dërgohen para të...