3.4 C
Berne
jeudi 18/04/2024

Kiev e konfirmon: Ne mesin e 20 mijë vullnetarëve në Ukraine qindra amerikanë, shqiptare, gjermanë, zviceranë, turq etj… 

Bernë, 7 mars -Pas dekretit të Presidentit Volodymyr Zelensky më 1 mars 2022 prezantoi një regjim pa viza për hyrjen në Ukrainë për shtetasit e huaj që dëshirojnë të bashkohen me Legjionin te Vullnetareve Ndërkombëtar » të mbrojtjes të Ukrainës nga okupimi rus, me përjashtim të qytetarëve të shtetit agresor. Mue per kete Ukraina ka hapur edhe faqen e internetit special për për vullnetarët e interesuar që duan të ndihmojnë vendin të mbrojë lirinë dhe integritetin, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Rreth 20,000 vullnetarë te gatshgme për të luftuar në Ukrainë. Ata jane kryesisht nga vendet evropiane dhe Amerika

“Kur njerëzit panë se ukrainasit nuk po dorëzoheshin, kjo i shtyu ata të bashkoheshin në luftën” kundër Rusisë, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas.

Gati 20,000 luftëtarë të huaj kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar Ukrainën të luftojë kundër Rusisë, tha të dielën ministri i jashtëm i Ukrainës. Nje burim nga Ukraina ka thënë per gazeten zvicerane ne shqip Le canton27.ch se ne mesin e ketyre vullnetareve luftëtarë,  qe ne mesin e tyre ka edhe mjeke, jane qindra amerikanë, shqiptare, gjermanë, zvicernë, turq..etj. Të dhenat e tyre personale nuk jepen, jane konfindeciale, thane autoritetet ukrainase.

Kështu deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Më herët, ministri i Jashtëm Kuleba tha se këta vulnnetare janë nga 16 vende, duke përfshirë ketu Britaninë, Lituaninë, Letoninë, Estoninë, Poloninë, Izraelin e të tjera. Së fundmi na janë bashkuar vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Filipinet, Meksika dhe Brazili. Ne mesin e 20 mijë vullnetareve ne Ukraine perballe okupatorit rus po luftojne edhe qindra amerikanë, shqiptare, gjermanë, turq etj..

Sikur Zvicra, po ashtu edhe Kosova dhe Shqipëri, ka lgijet, masa strikte per ata qe luftojne jashta vendit, te cilet mund te denohen madje edhe me tri vjet burg. Por disa shqiptare ne nga ballkani dhe diaspora thone se “Me mire tri vjet burg se sa 300 vjet nder sundimin sllavë te regjimit diktatorial te Putinit..”

Ne shqiptare jemi lodhur me okupimet e njepasnjëshme. Dikur nga turqit për 500 vjet, me pas nga fashistet, deri dje nga serbet, neser nga ruset?.. Stop, ne shqiptaret nuk e duam robërinë, te gjtha luftrat na i kane imponuar, ne e duam lirine jo vetem për vete, por edhe për të tjerër, prandaj nuk ka kush te na ndal neve!..”

Pushtimi rus i Ukrainës, shqiptarët: Më mirë 3 vjet burg se 300 vjet nën sundimin sllav të Putinit

Pervec vullentareve per te luftuar ne Ukrainë, sipas burimeve zyrtare nga Kiev,  më shumë se 500 punonjës të huaj shëndetësorë, kryesisht mjekë,  janë regjistruar tashmë përmes formularit të regjistrimit të publikuar në faqen e internetit #MOH. Këta janë mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, Zvicra, Turqia, Azerbajxhani, Izraeli, SHBA, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut, India, Jordania, Brazili…

Siq kemi raportuar të dielën e fundit presidenti ukrainas Vladymyr Zelensky njoftoi rekrutimin e ushtarëve të huaj për të luftuar në Ukrainë për balle pushtimit rus. Veteranët e UÇK-së i përgjigjen thirrjes së Zelenskyt për të luftuar ndaj rusëve. Sipas tyre, arusha duhet pritur në komshi, se nesër e ke n’shtëpi!

« Vullnetarët janë njerëz me përvojë të gjerë luftarake që kishin shërbyer në misione në Irak, Afganistan dhe Iran. Këta njerëz kanë kaluar tashmë nëpër disa luftëtarë, ata kanë përvojë të mirë.. » ka thëne Komandanti i vullnetarëve të Legjionit Mamuk Mamulashvili për mediat ukrainase, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sipas Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës” për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ka thëne se “Aktualisht ne Ukraine jetojne dhe veprojne mbi 5000 shqiptare. Ata jetojnë në disa zona rurale te Ukrainës. Shumica e shqiptarëve jetojnë në disa fshatra në rajonet e Odessa, Karkruti, Zaporizhia, Priazovskoe rrethit Georgievka, Devnenskoe dhe Gamovka…”

Sa i perket numri te shqiptareve qe sot gjenden ne frontet e Ukraines perballe ruseve askush nuk e din sakte. Por, sipas nje aktivisti shqiptare nga Karakruti Aleksandër Dermentli, njehrit kryetar i shoqatës Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës « Numri i ushtarëve shqiptare ne luftime kunder rusëve nuk eshte aq i madh siq pretendon Moska zyrtare. Numri i tyre sillet rreth 100 sish, te cilet jane kryesisht qytetare te Ukrainës, që i sherbejnë shteti tone ku jetojme. Për keta vullnetare shqiptarë kane raportuar edhe televizinet nga Tirana si dhe nga Prishtina, madje shpesh duke i hedhur ne ekran ushtare dhe komandant qe luftojne nen flamurin kaltereverdh.

Gazeta franceze: Mib 5000 mercenare rus kishte ne krah te serbeve ne vitin 1999 per te luftuar kunder shqiptareve ne Kosovë

Pjesëmarrerjen e vullentareve shqiptare ne Ukraine, disa nga ta e justifikojne se ne jemi njerez te paqes dhe jemi ne anen e viktimave. “Përderisa ne anen e serbeve gjate luftes ne Kosovë gjendeshin mbi 5000 burra rusë (kryesisht mercenare) pse edhe ne t’mos ndihmojme pupullin liridashes dhe vendin demokratike te Ukrainës…” thote nje analist shqiptar për gazten zvcerane Le Canton27.ch

“Mercenarë dhe grabitës. Vullnetarët e ushtrisë ruse erdhën për të luftuar përkrah vëllezërve serbë. Në emër të solidaritetit sllav. Ky përforcim i ushtarëve të rregullt u mbush me një faunë mercenarësh, paramilitarësh, spiunësh dhe grabitëssh duke arritur gjithsej 5000 burra…” ka shkruar gazeta e njohur franceze “Liberation” ne vitin 1999. (Liberation, 28.06. 1999: Mercenaires et pillards. Des volontaires de l’armée russe sont venus guerroyer aux côtés des frères serbes. Au nom de la solidarité slave. Ce renfort de soldats réguliers s’était grossi d’une faune de mercenaires, de paramilitaires, d’espions et de pillards atteignant en tout 5000 hommes.) citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nese diplamacia ndekrombërtarpo flet dhe ka shprehur shqetesime per eskalimin e situates ne Ukraine, por disa shqiptare nga diaspora duke komentuar luften mes Russie dhe Ukrainës, gazetës zvicerane Le Canton27.ch i kane thene se “me mire ta presim arushen (ariun) ne komshi, se nesër e ke edhe ne shtëpi..”

Pas deklaratave te presidentit aktual rus Vladimir Putin se “shqiptaret po luftojne ne krah te Ukrainës” ka reaguar Tirana dhe Prishtina rrespektivisht nga Ministrine e Puneve të Jashtme te cilat e kane demantuar poshte këto akuza, duke i cilësuar si propagande dhe me parapavije te destabilizimit te rajonit.

Por burimt tona nga Prishtina dhe Tirana zyrtare mësojne, se autoritet e Kosoves dhe te Shqiperise, megjithate, thone, se nuk mund t’i kontrollojnë levizjet e qytetareve, ata vullnetare pa dijen e shtetit ndoshta mund te shkojne ne menyre private ne Ukrainë, qe eshte në pergjegjësine e tyre, te cilet padyshim do te perballen me ligjin.

Derniers articles

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

New York/UN,  18 prill -NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e publikuar këtë të enjte ka shprehur...

Kosova pjesë e operacionit Interflex në rekurtimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

Londër, 18 prill -Mbretëria e Bashkuar thotë se ka trajnuar “më shumë se 34,000” ushtarë ukrainas. Në një publikim në rrjetin social. Në mesin...

Prishtina zyrtare: Serbia dje ndaloi 1500 udhëtarë, prej të cilëve qindra sish ishin nga diaspora kosovare, duke shkuar apo duke u kthyer nga Zvicra...

Prishtinë, 18 prill -Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbjtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe minsitri i...

Afaristi njohur shqiptar nga Davosi ne Forumin shqiptaro-zviceran në Gjenevë prezenton eksperiencën e tij në biznes

Klaudjo Fregja, i cili jeton dhe vepron në Gjenevën nderkombëtare eshte doktor shkencash ne fushën e ekonomisë, pjesëmarrës i konferencave dhe forumeve te ndryshme...

Lideri i VLEN dr. Arben Taravani dhe Kryeministri Albin Kurti vizitojnë Zvicrën, të shtunën e ardhshme në Cyrih do mbajnë një tubim i përbashkët...

Bernë, 17 prill -Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Lideri i VLEN dr.Arben Taravani gjate ukinedit te ardhshem do te vizotojnë Zvicrën....