22.3 C
Berne
dimanche 1/10/2023

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vizitoi Luginën e Preshevës

Tiranë 23 Mars -Një delegacion prej dhjete anetarësh i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptare (KASH), i kryesuar nga Presidenti i (KASH) z. Besnik Mustafaj – ish Minister i Puneve te Jashtme i Republikës së Shqipërise, zhvilloi nje vizite pune ne Luginen e Preshevës – ne Medvegje, Presheve dhe Bujanovc. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (Tirana, Prishtina, Shkupi, Janina, Ulqini dhe diaspora) nga nje ser takimesh me perfaqesues shqiptare dhe qytetare ne rajon mesuan me përseafermi per situaten politike dhe ekonomike ne Luginën e Preshevës, njofton gazeta zvicerane ne shqio Le Canton27.ch

Delegacioni u takua dhe zhvilloi bisedime me z. Shaip Kamberi – deputet në Parlamentin e Serbisë, si dhe përfaqesuesit politikë dhe drejtuesit e institucioneve vendore të Luginës, znj. Ardita Sinani, z. Shqipërim Arifi, z. Ragmi Mustafa, Kryetarin e Keshillit Kombetar Shqiptar te Lugines se Presheves z.Ragmi Mustafi z. Arben Ferhati, etj.

KASH u informua nga mikëpritesit per sfidat dhe problematikat shumë tē veshtira, nëpër të cilat po kalojne shqiptaret e Luginës, duke filluar me zbatimin absurd dhe diskriminues te ligjit për pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave te Kosovës dhe burokracirat e panumërta për njohjen e atyre te Shqiperise, diskriminimin ne punesimet ne institucionet shtetërore në favor te serbeve, mungesën e vemendjes dhe investimeve shteterore, zhvendosjen e gjykates nga Presheva, etj.

Te gjitha keto kane sjelle nje diskriminim dhe dhune raciale apo etnike, vecanerisht ndaj pakices shqiptare qe jeton ne trojet e veta, te pashembullt edhe per vete Serbine, dhe nje spastrim etnik modern, sikunder evidentohet edhe nga raporti i fundit i Departamantit Amerikan te Shtetit (DASH) dhe ne raportet e studimet e Komitetit te Helsinkit te Serbise.

Perfaqesuesit e Lugines parashtruan edhe nje sere kerkesash dhe verejtjesh ndaj qeverive te Republikes se Shqiperise dhe te Kosoves. Ata kerkuan me shume vemendje, sensibilizim te situates se tyre, trajtim reciprok te te drejtave te tyre me ato te te serbeve ne Kosove, perfshirjen e problematikes se shqiptareve te Lugines ne bisedimet Kosove – Serbi, krijimin e nje fondi kombetar solidariteti te qeverive te Shqiperise dhe Kosoves per investime ne Lugine, hapjen e nje konsullate te Shqiperise ne Bujanovc, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u shpreh se i aprovonte dhe e mirekuptonte pershkrimin e gjendjes dhe kerkesat e perfaqesuesve te Lugines, se gjendja e veshtire verehej qartazi ne terren, dhe premtoi se KASH do te angazhohet me te gjitha kapacitetet e veta per te sensibilizuar kancelarite perendimore dhe qendrat me te rendesishme te vendimmarrjeve, por edhe qeverite e Republikes se Shqiperise dhe asaj te Kosoves per me shume vemendje ne drejtim te respektimit te te drejtave te njeriut, te te drejtave te shqiptareve te Lugines se Presheves, per shtimin e investimeve qe do te nderpriste sado pak hemorragjine e largimit te planifikuar te shqiptareve nga Lugina, apo sic e ka vleresuar DASH ’’spastrimin modern etnik’’ te Lugines prej shqiptareve.

KASH shfrytëzon rastin të falënderojë Dr. Dergut Aliun, z. Marco Salihu dhe z. Fadil Selmani, anëtarë të Bordit tonë Këshillimor, nga Lugina e Preshevës, për ndihmën e tyre të çmuar në realizimin e kësaj vizite.Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë viziton Luginën e

Derniers articles

Nese nuk na besoni neve…Atëherë lexoni dhe besoni mediave boterore. Ja se çfarë shkruan gazeta gjermane per Edi Ramen..

Berne, 1 tetor /Frankfurter Allgemeiner Zeitung: Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasë Serbia që prej kohës së Nikolla Pashiq! FAZ:...

Mediat zvicerane: Vazhdon terrori nga manastiret serbe, dje ne Kosovë, sot ne Serbi…Një krijesë misterioze me hiram të zi në një manastir, që...

Berne, 1 tetor -Nje video  me rrjete sociale ka tmerrusr qytetaret ne Serbi, ku verejet nje krijese misterioze po shkaktob frikë dhe terror në Serbi,...

Kisha te Manastiri serbe ne Banjska dikur ishte xhami. Ja cili hoxhë shërbente aty!

Banjska në Zveçan, aty ku krimi serb vrau një polic kosovar e tentoi të destabilizonte veriun, paska qenë dikur një fshat tipik shqiptar, e...

Mergimtaret ne Zvicer bënë homazhe për nder të heroit te sovranitetit, policit Afrim Bunjakut

Berne 30 shtator -Dje dhe sot edhe ne Zvicer gati ne gjitha kantonet dhe qendrat  ku veprojne institucionet e Republikes se Kosoves mergimtaret tane...

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...