20.9 C
Berne
mardi 26/09/2023

Këngëtarja boterore Dua Lipa bëhet me nënshtetësinë shqiptare

Tirane, 28 Nentor -Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga Presidenca në Shqipëri dhe në njoftimin për mediat theksohet se Dua Lipa u prit nga kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj, i cili i dorëzoi shtetësinë shqiptare.

Dua Lipa e përfiton shtetësinë shqiptare si person me “interes të veçantë”, dhe kjo lidhet jo vetëm me karrierën e saj si këngëtare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare, por edhe për përfshirjen në kauza sociale, siç është angazhimi i saj pranë Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve.

Pas tërmetit të 26 nëntorit të tre viteve më parë në Shqipëri, Dua Lipa bashkë me disa stilistë shqiptarë organizoi një fushatë për mbledhje fondesh për të ndihmuar familje të viktimave të tërmetit.

Pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare në Presidencë, ceremonia e betimit u mbajt në bashkinë e Tiranës. Kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj tha se i ka propozuar presidentit të vendit, Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama që të liberalizohet dhënia e pasaportave për qytetarët kosovarë.

Dua Lipa ndodhet në Tiranë pasi do të mbajë një koncert në sheshin “Skënderbej” për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ajo mungoi në “Sunny Hill Festival” që u mbajt në fund të gushtit në Tiranë.

Këngëtarë, artistë, por edhe politikanë të shumtë nga Kosova vitet e fundit kanë marrë pasaportë shqiptare.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Më 22 nëntor përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së ranë dakord me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024 por ky propozim u para pak ditësh u hoq nga agjenda për shkak të tensioneve në komunat veriore të Kosovës.

Derniers articles

La Suisse est solidaire avec le Kosovo. Berne condamne l’assassinat du policier albanais par des gangs serbes. Elle exige la punition des auteurs de...

Berne, 25 septembre -Les criminels et les terroriste serb, des hommes armés retranchés dans un eglise (monastère) un policier tué: Un policier a été...

Zvicra solidarizohet me Kosoven. Berna denon vrasjen e policit shqiptar nga bandat serbe. Kerkon ndeshkimin e autoreve te ketij krimi

Bernë, 25 shtator -Vrasja e policit shqiptar, Afrim Bunjaku, nga Kosova në veri, nga bandat kriminale dhe terroristët serb po flitet nga mbarë komuniteti...

“Gjyshja lutej para një stalle”- Imzot Arjan Dodaj fjalim përpara Papa Françeskut

Rome, 25 shtator -Share Button Gazeta Blic Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv të Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit ka mbajtur një fjalim në Marsejë përpara Papa Françeskut.Papa...

FIFA dhe OKB (UNODC) rinovojnë Memorandumin e Mirëkuptimit për të larguar krimin nga futbolli

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe drejtori ekzekutiv i UNODC-së, Ghada Waly vazhdojnë marrëveshjen. Të dy organet përsërisin vendosmërinë për të luftuar korrupsionin dhe...

Deputeti nga Gjeneva, Leonard Ferati per policin e vrare: Sot dite zie per «leutrimin» shqiptar Afrim Bunjakun, per dite te bardha per Kosoven!

Deputeti i kantonit te Gjeneves Leonard Ferati ne protesten e fundit para OKB-se ne Gjeneve Gjeneve, 25 shtator -Se shqiptaret jane shembull suksesi dhe integrimi...