0.2 C
Berne
mardi 28/11/2023

Ka vdekur Papa Benedikti XVI (95)

Papa ka mbyllur sytë në rezidencën e tij në Vatikan. Ai drejtoi Kishën Katolike për më pak se tetë vjet derisa, në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që nga Gregori XII në 1415. Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Ecclesiae brenda mureve të Vatikanit.

Më 28 dhjetor, Papa Françesku deklaroi se ish-pontifi 95-vjeçar ishte shumë i sëmurë, duke u kërkuar të gjithëve të luteshin për të. “Dua t’ju kërkoj të gjithëve një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benediktin, i cili mbështet Kishën në heshtjen e tij. Ai është shumë i sëmurë. I lutemi Zotit që ta ngushëllojë dhe mbështesë në këtë dëshmi dashurie për Kishën deri në fund”, tha Papa Françesku.

Benedikti ishte 78 vjeç kur në vitin 2005 u bë një nga papët më të vjetër të zgjedhur ndonjëherë. Për pjesën më të madhe të papatit të tij, Kisha Katolike u përball me akuza, pretendime ligjore dhe raporte zyrtare gjatë dekadave të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë. Në fillim të këtij viti, PapaBenedikti XVI pranoi se ishin bërë gabime në trajtimin e rasteve të abuzimit kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut midis viteve 1977 dhe 1982.

Derniers articles

Në Vienë po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit – Feston edhe 100-vjetorin e themelimit të saj

Gazetari Nefail Maliqi nga Austria / Nga i derguari yne special ne Asamblene gjenerale te Iterpolit ne Viene Vienē, 27 nentor (Nefail Maliqi) -Organizata më e...

Në Kosovë është hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ne kete evenment, filantropi Lazim Destani bashkon krerët e shtetit e Kosovës me liderët...

Prishtinë, 25 nëntor -Pas aktiviteteve dyditëshe në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë, ne Kosovë eshte hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane...

Cila është historia e vërtetë e BLACK FRIDEY? E premte e zezë”?

Berne, 24 nentor - Black Fridey ka rrënjë më të errëta nga sa mund të imagjinoni. BLACK FRIDEY (E premtja e zezë) jo vetem...

Zvicra dhe Kosova në të njejtin vit (2030) mbajne Lojerat Olimpike

Brrne, 24 nentor -Një “po” e qartë nga Parlamenti Sportin ju dha për Lojërat Olimpike Dimërore 2030 në Zvicër. Ndryshe edhe Kosova pi at...

Tri poezi per Nanën nga poetja e re Ferdane F.Sahiti

Ferdane F. Sahiti A ma ban Hallall oj Nanë Nanë u nisa sot edhe unë nanë u nisa nanë drejt ksaj rruge që kurrë se kam dashtë. Nanë, u nisa...